Black Sea View është një projekt i veçantë, autor i të cilit dhe fotograf është Marin Karavellov. Për herë të parë tregohet i gjithë bregdeti i një shteti që nga pika më veriore deri te pika më jugore në një fotografi të madhe e cila është e përbërë prej 25 000 fotografive të veçanta me një rezolutë të përgjithshme 900 gigapiksel.
Ky projekt i shkëlqyer mbledh disa njerëz të rinj, të cilët të tregojnë emocionet e veta në realizimin e tij. Mbase nuk mund të përfytyrojmë sesa punë dhe përpjekje janë të futura, sa natë pa gjym... Stojan Stojanov është i ftuar të bashkohet, si një menaxher marketingu. Ai përfundon studimet në Shkollën Kombëtare për Arte të Bukura, mëson gjuhë dhe diplomohet në degën “Marrëdhënie Ndërkombëtare Ekonomike dhe Biznes Administratë”, që të mund të jenë të qetë në familje, siç shprehet ai vet. Stojani është një palombar me certifikatë dhe një fotograf i pasionuar. Për moshën e tij 31 vjeçe fare nuk e ka humbur kohën. Vet ai tregon:
“Projekti është i shkëlqyer dhe i veçantë për nga lloji i vet dhe nuk ka analog në këtë përpjesëtim. Fotografia ka një rezolutë të përgjithshme të një panorame prej 360 gradë. Kjo u lejon që të shikoni se çfarë ka përreth, ku pikërisht gjendet hoteli juaj, ku të hapni çadrën tuaj. Kur njeriu do që me ngut të shikojë diçka, ai përdor internetin. Ofrojmë mundësi që dhe më të rinjtë dhe më të moshuarit të mund të bëjnë një shëtitje virtuale nëpër bregdetin tonë të Detit të Zi.”
Në këtë projekt Marin Karavellov investon mjete personale, që të mund të realizojë idenë e vet. Në fillim shumica kanë menduar se shumë vështirë do të mund ta realizojë, me qenë se nuk ka softuer, i cili të formojë një foto të tillë. Në këtë nismë me mjeshtëritë e tij i ndihmojnë dizajnët grafikë, të cilët punojnë mbi 500 orë në vazhdim të më shumë se një viti.
Çdo një foto është e fotografuar në GPS koordinate dhe mund të mbi ndërtohet më tej përmes një fotografimi të ri, në qoftë se diku ka ndryshime. Interesantja është se fotot janë të bëra prej një varke nga uji drejt bregut në një largësi deri më 250 metra. Në direkun 30 metrash alpinisti posaçërisht e vendos kamerën në sitëm të gjerë skopik, e cila neutralizon ndikimin e valëve të detit mbi varkë. Në procesin e fotografimit ekipi has vështirësi të mëdha. 30% nga fotot janë të bëra nga varka, kurse të tjerat janë të bëra nga delta planer me motor. Por, dhe aty nuk mungojnë incidente... Një moment emocionues për ekipin i cili fotografon ka qenë ngritja e dronit të vogël, kur syri i mprehtë i fotografit duhet të gjejë pikën perfektë, nga e cila të tregojë pjesën më të bukur nga një lokacion të dhënë.
Në sajtin e Blach Sea View mund të shikoni monumentet arkitekturore, kureshtjet, bukuritë natyrore, të cilat na dallojnë dhe tregojnë sesa i bukur është bregdeti bullgar. Sipas Stojanit duhet të injorojmë informacionin me të cilin na bombardojnë mediat, për ndërtim të tepërt në bregdetin bullgar të Detit të Zi, për ujin e pistë e kështu me radhë. Kohët e fundit ai po ve re ndryshime pozitive si për shembull një organizim të mirë nga ana e koncesionereve gjatë mirëmbajtjes së plazheve dhe pushues bullgarë gjithnjë e më të kënaqur nga shërbimi. Mbase punonjësit në sektorin turistik kanë marrë mësim nga zbatica e klientëve nga Bullgaria gjatë viteve të fundit për shkak të mungesës të një vëmendjeje më të posaçme ndaj tyre.
“Ky projekt duhet të prezantohet në qytetin Burgas në një foto panoramë e gjatë 1 kilometër mbi një instalim atraktiv të gjatë 6 metra dhe të lartë 2.40 metra të ndërtuar mbi parimin e magnetofonit. Qëndroni përpara kësaj fotografie të madhe, e cila lëviz me ngadalë dhe ju shijoni të gjithë bregdetin. Deri në këtë moment kemi mbi 70% kuadro të përfunduara. Qëllimi ynë është që deri më 31 tetor, kur festohet Dita e Detit të Zi, kjo të jetë përshëndetja ndaj të gjithëve, të cilët e duan dhe e vlerësojnë. Për mua fotografia është një instrument, i cili u tregon dhe u ndihmon njerëzve të zbulojnë të bukurën, ta ruajnë dhe të jenë të bindur në vetvete, të vlerësojnë se dhe ne kemi gjëra të bukura, me të cilat të krenohemi. Kjo që rastis gjatë viteve të fundit, është pikërisht mungesa e vlerave morale, të kulturës dhe besimit. Do të doja që dëgjuesit tuaj të besojnë se bregdeti bullgar i Detit të Zi është i bukur, ta sodisin dhe ta shikojnë nga një këndvështrim tjetër.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..
Vendi ynë është organizatore e Takimit Vjetor të Komitetit Evropian të Shoqatave të Operatorëve Turistik dhe Agjentëve të Udhëtimit - aktiviteti më i madh i institucionit që bashkon operatorët turistikë të Evropës. “Mikpritja e këtij takimi është një..
Në kërkim të besueshmërisë shkencore, studiuesit e qytetërimeve dhe kulturave të lashta hasin edhe lajme të rreme të krijuara nga të lashtët. Gjëja më kurioze është se edhe atëherë e kanë bërë... në emër të turizmit kulturor. Një nga këto lajme të..
Ata kënaqin syrin, plotësojnë dëshirat dhe shërojnë. Mijëra kolona rëre, të vogla e të mëdha, që ngjasojnë me njerëz, bimë apo kafshë mitike, ngrihen në..