Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vendimet e NATO-s në Varshavë dhe Bullgaria

БНР Новини
Foto: president.bg

Takimi i nivelit të lartë i  NATO-s në Varshavë përfundoi pa befasira. Pikat kryesore në rendin e ditës të Aleancës vazhdojnë të jenë migracioni, terrorizimi, kërcënimet dhe rreziqet nga Lindja, përfshi militarizimin e Gadishullit të Krimes, si dhe bilanci i prishur i forcave në regjionin e Detit të Zi. NATO-ja do të vazhdojë të ndjekë politikë për frenimin e Rusisë, por do ta kombinojë me dialog. Përshtypje të madhe bëri, se në komunikatën përfundimtare të takimit, toni i aleatëve mbi këtë çështje ishte tepër i fortë dhe Moska paralajmërohet, se rivendosje të marrëdhënieve të zakonshme me të nuk do të ketë, deri sa ajo nuk tregon qartë, se e ka ndryshuar qëndrimin e vet.

Në Varshavë dialogu me Moskën ishte lënë për takimin e ardhshëm midis NATO-s dhe Rusisë, por u mor vendimi që në Poloni, Lituani, Letoni dhe Estoni të dislokohen në mënyrë të përhershme 4 batalione shumëkombëshe si përgjigje për aneksimin e Krimes. Ministri Ushtarak Nikollaj Nençev saktësoi, se Bullgaria nuk do të marrë pjesë me ushtarakë në këto formacione.

Angazhimet e Bullgarisë ndaj politikës së aleatëve në Detin e Zi mbeten të pandryshuara. Ajo vazhdon të jetë gati të marrë pjesë në brigadën shumëkombëshe në Rumani me një kontingjent deri në 400 veta mbi parimin e rotacionit midis partnerëve të Aleancës. Si pjesëmarrësit e tjerë, edhe Sofja është e shqetësuar për mungesën e bilancit të forcave në Detin e Zi dhe Presidenti Rosen Plevnelien përsëri këmbënguli për rritjen e pranisë së NATO-s aty. Vendim për këtë çështje nuk u mor, por pritet zhvillim gjatë tetorit në takimin e ministrave ushtarak të NATO-s.

Një risi, që u përshëndet nga pala bullgare, ishte nënshkrimi i Deklaratës së përbashkët për partneritet midis NATO-s dhe BE. Me dokument marrëdhëniet midis dy organizatave vihen në nivel të ri, kështu qeveritarët nuk do të jenë të detyruar të kërkojnë bilanc të vështirë midis angazhimeve kombëtare ndaj njërës ose ndaj tjetrës.

Në ditët e takimit në Varshavë dolën në pah disa kontradikta të brendshme të palës bullgare mbi çështjet e sigurisë në Detin e Zi. Në Varshavë Presidenti Plevneliev këmbënguli, qe prania e NATO-s të rritet aty, pak më vonë Kryeministri Borisov deklaroi në Sofje, se është më mirë paqe e keqe, sesa luftë dhe ngriti idenë që Deti i Zi të shpallet zonë e demilitarizuar. Para pak kohe Borisovi kishte deklaruar, se dëshiron të shohë në Detin e Zi vetëm “anije dhe varka me vela, turistë, paqe dhe dashuri”. Përsëritja e kësaj teze pas takimit në Varshavë tregon, se qëndrimi i Kryeministrit dallon nga pozita e “skifterëve” të NATO-s dhe përkrahësve të tyre në Bullgari.

Ende është herë të thuhet a do të ketë qëndrimi i Borisovit ndikim në pozitën bullgare për takimin NATO-Rusi dhe për takimin e ministrave ushtarakë të NATO gjatë tetorit. Ka shenjë për kontradikta serioze të brendshme në nivel më të lartë. Është paradoksale se qëndrimet e kryeministrit e afrojnë atë me qëndrimin e opozitës së majtë, sepse forca më e madhe opozitare në vend – PSB, pas takimit në Varshavë deklaroi kategorikisht, se nuk do të marrë pjesë në veprime armiqësore kundër Rusisë dhe se si i vetmi shtet ortodoks sllav anëtar i BE, Bullgaria punon për normalizimin e marrëdhënieve me Moskën.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Diplomacia bullgare shënon 145 vjetorin e themelimit të saj

Në rezidencën "Bojana", ushtruesi i detyrës së kryeministrit dhe të ministrit të jashtëm, Dimitër Gllavçev i mirëpriti stafit diplomatik në pritje për Ditën e Dikaterit Diplomatik Bullgar - 19 korrik dhe 145 vjetorin e themelimit të shërbimit...

botuar më 24-07-23 10.19.PD
Олаф Шолц, Марош Шевчович

Ngjarjet me adresë ballkanike

Importet e litiumit nga Serbia do të ndihmojnë BE-në të zvogëlojë varësinë e saj nga Kina Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe nënkryetari i Komisionit Evropian i ngarkuar për energjinë Maros Ševçović do të vizitojnë..

botuar më 24-07-19 1.46.MD
Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova shprehu shpresën për të pasur një qeveri me mandatin e tretë

Në Sozopoll, ku sot mori pjesë në ceremoninë solemne para Monumentit të Apostullit të Lirisë Vasill Levski, me rastin e 187-vjetorit të lindjes së tij ,  nënpresidentja Ilijana Jotova shprehu shpresën për formimin e një qeverie me të tretin..

botuar më 24-07-18 5.02.MD