Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria po ringjall lidhjet e saj me Iranin

БНР Новини
Kryeministri Bojko Borisov u prit nga Presidenti Hassan Rouhani.
Foto: BGNES

Tashmë disa vjet qeveritë bullgare përpiqen të ringjallin lidhjet tregtare dhe ekonomike me tregjet lindore. Vitin e kaluar më të rëndësishme në këtë kontekst ishin vizitat qeveritare në Kinë dhe në Indi. Interes më të madh sivjet provokoi vizita e kryeministrit Bojko Borisov në Iran e cila sapo përfundoi. Bisedimet në Teheran u zhvilluan pak pas heqjes së embargos së Perëndimit mbi këtë shtet për shkak të programit të saj bërthamor. Sipas Sofjes dhe Teheranit momenti është i përshtatshëm për ringjalljen e marrëdhënieve dypalëshe.

Duke pasur parasysh këtë dy shtetet shpallën plane ambicioze për bashkëpunim në tregti, energjetikë dhe turizëm. U diskutua dhe propozimi për përfshirjen e Bullgarisë në një korridor të ri të transportimit midis Gjirit Persik dhe Detit të Zi, i cili do të lidhë Iranin, Armeninë dhe Gjeorgjinë. Pala iraniane tregoi një interes të madh ndaj projektit për ndërtimin e lidhjes së gazit midis Greqisë dhe Bullgarisë, kështu edhe për terminalin për gaz të lëngëzuar pranë qytetit të Aleksandropulis, duke pasur parasysh perspektivën për furnizime të gazit iranian në Bullgari përmes fqinjës sonë jugore. Kjo është në përputhje të plotë me ambicien e Sofjes për diversifikimin e burimeve dhe rrugëve të furnizimit të gazit natyror.

Në vitet e embargos ndërkombëtare aksesi i Iranit në tregjet ndërkombëtare ishte kufizuar dhe bankat e tij ishin në “listën e zezë” të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Si pasojë edhe sot Irani ka shqetësime me pagimet në tregtinë ndërkombëtare. Në këtë lidhje delegacioni bullgar bëri propozim për bashkëpunim në fushën e financave dhe çështjeve bankare, i cili do të inkurajojë jo vetëm lidhjet ekonomike mes Bullgarisë dhe Iranit, por edhe pagimet e biznesit iranian në shtetet e tjera të BE-së. Dhe për arsye se çështja nuk është lidhur vetëm me marrëdhëniet tona dypalëshe kryeministri Bojko Borisov u angazhua me prezantimin e problemit në nivele të ndryshme evropiane dhe në Këshillin Evropian.

Pritjet më të madhe ishin lidhur me dëshira e Bullgarisë që t’i ofrojë Iranit pajisjen ruse të prodhuar nga “Atomstrojeksport” për projektin për centralin bërthamor “Belene”. Për Sofje çështja është me rëndësi të jashtëzakonshme sepse po të blejë Irani këtë pajisje, humbjet për Bullgarinë nga projekti i bllokuar do të minimizohen. Ndërkohë për Iranin kjo pajisje ruse mund të jetë me dobi, sepse do të mund të përshpejtojë realizimin e projekteve të tij me Rusi për kapacitete të reja bërthamore në territorin e tij. Presidenti Ruhani tha se oferta e Bullgarisë do të shqyrtohet me vëmendje të madhe, mirëpo çështja është shumë e ndërlikuar nga pikëpamja teknike, financiare dhe politike. Pavarësisht se Irani e bindi Perëndimin se nuk ka plane për armë bërthamore, Izraeli vazhdon të shqetësohet për këtë se Teherani vazhdon të mbledhë teknologji bërthamore me qëllime luftarake. Sipas ministrit të jashtëm bullgar Daniell Mitov në Izrael kuptojnë se në rastin konkret bëhet fjalë për marrëdhënie tregtare me interes të ndërsjellë dhe një kontratë eventuale mes Bullgarisë dhe Iranit nuk do të kërcënojë sigurinë e Izraelit. Delegacioni bullgar bëri akoma një propozim për shkëmbimin e përvojës së specialistëve bullgarë me kolegët e tyre iranianë në lidhje me lëndët djegëse të përpunuara nga Centrali Bërthamor “Kozlloduj”.

Gjatë vizitës së kryeministrit Borisov u nënshkruan tri dokumente që do të jenë në bazë të marrëdhënieve dypalëshe në fushën e investimeve, transportit, komunikacioneve dhe bashkëpunimit mes ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Mirëpo zhvillimet e konsiderueshme të këtyre marrëdhënieve priten në të ardhmen. Për këtë do të punojë një grup prej shkencëtarëve dhe përfaqësuesve të kompanive të teknologjive të larta për shkëmbim përvoje dhe zhvillim të marrëdhënieve ekonomike. Janë planifikuar vizita të ekspertëve lidhur me një bashkëpunim potencial në energjetikën bërthamore. Priten edhe bisedime të tjera dhe një vizitë reciproke të palës iraniane. Gjallërimi i lidhjeve tashmë është fakt, mirëpo ndodhet në fillimin e vet.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zgjedhje të parakohshme në asnjë kohë

Që nga sot, 27 shtator, Bullgaria është sërish në një fushatë zgjedhore 30 ditore. 28 parti dhe 11 koalicione paraqitën dokumentet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare dhe në..

botuar më 24-09-27 6.55.PD
Bojko Borisov

Në Sofje e konsiderojnë reagimin e BE-së ndaj Maqedonisë së Veriut si të arsyeshëm

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar një Marrëveshje të Fqinjësisë së Mirë, e cila është pjesë e planit të zgjerimit të BE-së dhe askush nuk mund të tërhiqet prej saj, tha kreu i GERB-it, Bojko Borisov, i cili është edhe kryetar i..

botuar më 24-09-26 11.34.PD
Takimi i ministrave Ivan Kondov dhe Igli Hasani gjatë sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork

Për Sofjen dhe Tiranën, Korridori Nr. 8 mbetet një objektiv i përbashkët strategjik

Në Nju Jork, në kuadër të sesionit të vjeshtës të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ministri i jashtëm në detyrë Ivan Kondov u takua me ministrin për Evropën dhe punët e jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani. Ata kanë shprehur gatishmërinë për të..

botuar më 24-09-24 8.52.PD