Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Akademia krijuese “Valeri Petrov” – shtëpia e njerëzve fluturues

Foto: Klubi letrar “Peroto”

Pallati Kombëtar i Kulturës po vazhdon aktivisht të rikthejë rëndësinë e vet si një mjedis kulturor. Pas krijimit të Qendrës kombëtare të librit dhe Klubit letrar “Peroto” (Penda), drejtoria realizoi edhe një ide tjetër mjaft të suksesshme – krijimin e Akademisë krijuese “Valeri Petrov”. Përpara se të “fluturojë” nga kjo botë, poeti e kreu misionin e vet duke na treguar se cilët janë njerëzit fluturues dhe na la si trashëgimi të paktën të mund të provojmë të jemi si ta. “Shpresoj që shoqëria e ardhshme të jetë më e hapur dhe më njerëzore, të vazhdojë të luftojë me pangopësinë, agresionin dhe zemëratën, të cilët janë në themel të të gjitha problemeve midis nesh”, thotë në një nga intervistat e veta të fundit shkrimtari, poeti dhe përkthyesi i madh bullgar Valeri Petrov.

Në këtë kontekst, zhvillimi i Akademisë krijuese mund të quhet një sfidë e vërtetë, si për lektorët dhe mentorët, kështu dhe për talentet e rinj. Organizatorët janë munduar të ruajnë kujtimin për poetin të gjallë, por dhe të mos e turpërojnë emrin e tij me diçka të padenjë dhe të shëmtuar. Më shumë për akademinë dhe për realizimin e saj do të mësojmë nga poeti Ilijan Ljubomirov:

“Ky është një projekt, të cilin e krijuam bashkë me Irena Ivanovën, Dimitër Stojanoviçin dhe Llëçezar Avramovin. Që të gjithë donim që të krijojmë një vend, në të cilin njerëzit të mund të arsimohen, të takohen me emrat e mëdhenj në shkrimin e skenarëve, të poezisë dhe të prozës. Kohët e fundit ka një interes shumë të madh ndaj leximit, shkrimit dhe botimit. Thjesht kishte një domosdoshmëri në treg të krijohet një vend, ku njerëzit të fitojnë njohuri baze në drejtime të ndryshme. Aktualisht ato janë katër: poezi, prozë, kinema dhe skenar televiziv. Që nga semestri tjetër do të krijojmë akoma 4 ose 5. Ato do të jenë dramaturgji teatrale, redaktim, shkrim reklamash, publicistikë dhe përkthim, sepse çdo një shkrim është një zanat më vete dhe ka veçoritë e veta. Prandaj për ne qe me rëndësi të zgjerojnë maksimalisht llojshmërinë e kurseve.”

Për Ilijanin, njerëzit të cilët fluturojnë janë që të gjithë ata, të cilët janë të prekur nga fjala dhe nuk kanë frikë t’i përkushtohen letërsisë si tërësi. Sepse ajo kërkon që ta përjetosh, ta ndiesh atë plotësisht.

Ata të cilët kanë përfunduar akademinë kanë mundësi të vazhdojnë arsimin e vet në klasat e mjeshtërisë të pedagogëve të vet, të cilët do të fillojnë gjatë muajit tetor. Që të gjithë kursantët, të cilët i përfundojnë dorëshkrimet e veta sipas drejtimeve të pedagogëve të tyre, do të kenë takim me botues dhe mundësi që puna e tyre të mund të botohet. Shkrimi është një udhëtim, në të cilin secili mund të zbulojë veten e vet dhe të zhvillojë talentin e tij, por prandaj është e nevojshme që të kesh një mësues të mirë. Në akademi lektorët janë profesionistë në letërsi, skenaristë dhe regjisorë si Ljuben Dillov-biri, Stefan Komandarev, Angjell Igov, Vlladimir Zarev, Toma Markov e të tjerë. Nuk është e rastit që pedagogët janë prej disa brezave, me qenë se në këtë mënyrë mund të plotësohet gremina midis krijuesve të rinj dhe krijuesve më të moshuar dhe secili do të mund të mësojë diçka nga tjetri. Kështu mendon dhe një nga autorët e talentuar në akademinë krijuese Karina Popova. Sipas saj në çdo një moment krijues duhet t’i japësh liri dhe qetësi imagjinatës tënde dhe të përfshihesh më tepër në detaje. Pikërisht në gjërat e vogla zbulohet individualiteti yt pavarësisht nga arti, me të cilin merresh.

СнимкаDrejtori i Pallatit Kombëtar të Kulturës Mirosllav Borshosh deklaroi në hapjen e Akademisë, se përveç se të kesh talent, është me rëndësi të mund ta zbulosh tek të tjerët dhe t’u ndihmosh atyre që ta zhvillojnë.

Mund të themi se ajo e ka kryer misionin e vet. Në qoftë se mendoni se keni talent ose thjesht ju pëlqen që të shkruani, do të ketë një edicion të dytë të Akademisë “Valeri Petrov”, që fillon gjatë periudhës së vjeshtës. Nuk do të humbisni asgjë, përveç një farë kohe nga koha juaj e lirë, por me siguri do të mësoni diçka në mënyrën më të lehtë – përmes praktikës. Dhe mbase do të kuptoni dhe do të ndieni, se çfarë do të thotë të jeni një pjesë e “njerëzve fluturues”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Daniell Spasov

Daniell Spasov për kuptimin e harruar të traditës "Koleduvane"

Çdo festë ka aromën, teshat dhe meloditë e saj. Kështu është edhe me Krishtlindjet. Dihet pak për këngët e Koledarëve (Grupet e djemve të Krishtlindjeve) dhe qëllimin e tyre, dhe flitet pak për to, madje në shumë raste ato që thuhen janë të gabuara. Por..

botuar më 24-12-26 6.05.PD

Skulptori Jusein Jusuf shndërroi një shatërvan në një galeri në mes të pyllit

Si një galeri arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçe, rajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë Jugore. Fillimi i ndërtimit u dha në vitin 1985 nga babai i Jusein Jusufit dhe një vit më vonë, kur..

botuar më 24-12-22 7.05.PD
Drejtori i Përgjithshëm i BTA Kirill Vëllçev ia dorëzon çmimin e madh

U dorëzuan çmimet në festivalin "Ritoni I Artë" në Plovdiv

Fitues të mëdhenj në edicionin e 28-të të Festivalit të Kinemasë Dokumentare dhe të Animuar Bullgare "Ritoni i Artë" janë filmi i animuar “Një sup i bardhë për një burrë të zi" i regjisorit Henri Kulev dhe filmi dokumentar "Dëshira e Gerit" nga Tonisllav..

botuar më 24-12-20 10.49.PD