Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Këngëtarja popullore Ollga Borisova: “Krijimtaria popullore është gjeniale dhe e përjetshme”

Foto: Bozhidar Llubenov

Me zërin e saj të mrekullueshëm, repertorin origjinal, inteligjencën dhe shijen e lartë artistike këngëtarja popullore Ollga Borisova është ndër emrat e shquar të folklorit tonë. Për traditën muzikore të rajonit të Kjustendilit ajo është shembulli i stilit të drejtë, i frymëzuar nga talenti i saj i madh. Ollga është nga ata njerëz që kanë lindur për skenën. Posedon jo vetëm talent për këndimin koral dhe të dhomës, por dhe një prani skenike dhe bukuri fizike, shpesh herë e krahasojnë me madonat bullgare prej tablove të piktorit tonë të madh Vlladimir Dimitrov-Mjeshtri.

Ja se çfarë tregoi Ollga Borisova për karrierën e vet si soliste e korit me famë botërore “Misteri i zërave bullgarë”, mbajtës i çmimit prestigjioz amerikan “Grami” në vitin 1990.

“Me një fjali mund të them, se kënga popullore me dha gjithçka dhe më mësoi për të gjitha. Sepse gjithçka që populli ynë ka krijuar si këngë, si krijimtari – është gjeniale dhe e përjetshme. Në karrierën time të gjatë krijuese, duke udhëtuar nëpër botë dhe duke popullarizuar këngën popullore bullgare, kam përjetuar çaste kur isha shume krenare, se jam bullgare. Jam shumë e lumtur, se kam gjetur rrugën e drejtë për mua në jetë.”

Ollga Borisova ka kaluar një rruge interesante nga fshati i saj i lindjes Zhilinci, në afërsi të qytetit  Kjustendil, deri në skenat botërore të Evropës, Amerikës, Azisë dhe Afrikës.

“Kur isha në klasën e 11 në gjimnazin në Kjustendil merresha me teatër, ëndërroja të bëhem aktore dramatike. Por pas mbarimit të gjimnazit mora një letër nga Georgi Bojaxhievi – kryeredaktor i muzikës popullore, me të cilën më ftonte të paraqitem në konkurs. Viti ishte 1960, mbërrita në Sofje dhe shkoja në Radion Kombëtare Bullgare, në këtë konkurs u paraqitën 250 veta. Më pranuan në Ansamblin e Këngëve Popullore të Radios Kombëtare dhe kështu ajo u bë shtëpia ime e dytë. Kisha shumë për të mësuar. Dirigjenti im i parë ishte Boris Petrov. Nuk do të harrojë fjalët e këngëtarit tonë të madh popullor Jovço Karaivanov: “Kënga popullore bullgare nuk është e thjeshtë dhe nuk është për të gjithë”. Për mua personalisht jeta e vërtetoi këtë.

Ollga Borisova ka kujtime të paharruara lidhur me turnet e shumta nëpër botë me korin “Misteri i zërave bullgarë”.

“Kurrë nuk do të harroj – ishim në Kanada, në Toronto. Në aeroport prisnim avionin që të kthehemi në Bullgari pas një turneu të suksesshëm dhe pas një pritje të jashtëzakonshme nga publiku. Nga një herë para nesh u duk në burrë i pashëm, u përul dhe tha: “Ju mund të jenë nder për çdo një institucion”. U prezantua pas kësaj – ishte profesor kanadez, kishte parë në televizion koncertin tonë qe i kishte bërë përshtypje të madhe. Ne të gjithë u gëzuam pa masë.”

Në ditët tona folklori nuk është më ajo që ishte: “Vitet e fundit shumë gjëra u ndryshuan. Unë nuk kam asgjë të kundërte ndaj çdo lloj muzike tjetër, por sikur janë ndryshuar vlerat – mendon Ollga Borisova. – Dikur në çdo fshat kishte kolektiva korale dhe instrumentale pranë vatrave të kulturës. Për një periudhë të gjatë kjo u humb, por vitet e fundit me ftojnë si anëtare e jurisë në festivale të ndryshme në vend dhe këto pjesëmarrje filluan të më mbushin me shpresa të reja. Në Bullgari ka talente të mrekullueshme, fëmijë të mrekullueshëm. Në fillim të korrikut isha në Festivalin Ndërkombëtar “Pautalia” në Kjustendil. Nuk mund të përfytyroni sa fëmije dhe të rinj të talentuar dëgjova. E gjithë kjo me bind, se folklori ynë nuk do të të zhduket. Muzika është gjuha e Universit, për të nuk është i nevojshëm përkthim. Krenohem se jam pjesë e brezit të tërë të këngëtareve të njohura. Ne gjithmonë do t’i mbetemi besnike muzikës popullore, gjithmonë do të jetojmë me të, sepse ajo na dha të gjitha.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festojmë Ditën e Shën Llazarit

Në ditën e tetë para Pashkëve, ne festojmë Ditën e Shën Llazarit. Është e para nga tre festat kryesore të krishtera që lidhen me mrekullinë e Ringjalljes, e ndjekur nga e Diela e Palmave dhe Pashkët. Festa festohet çdo vit në data të ndryshme, por..

botuar më 24-04-27 8.05.PD

Tradita e daullexhinjve ose ndryshe kush i zgjon myslimanët gjatë Ramazanit

Dita e Arafatit është dita e fundit nga ditët e shenjta për myslimanët në muajin e Ramazanit. Në Islam, kjo është dita më fisnike e vitit, dhe lidhet me privimet e rënda 30-ditore - "agjërimin". Ngrënja e bukës dhe pirja e lëngjeve dhe e ujit bëhet vetëm..

botuar më 24-04-09 9.05.MD

Në Rodopet tingulli i gajdes është një magji, për të cilën tregon një muze lokal

Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..

botuar më 24-03-31 10.45.PD