A keni dëshirë të shikoni shtetin tonë nga lartë? Ngritni shikimin, lëni mbrapa problemet e përditshme dhe shihni fytyrën e ndryshme të Bullgarisë. Dhe kjo është e mundshme, bile duke qëndruar në zyrë apo në shtëpi, në sajë të teknologjive moderne, të përdorura me mjeshtëri nga një fotograf bullgar dhe ekipi i tij. Sajti http://bulgariaotvisoko.com ju jep mundësi të ndieni magjinë e vendeve më të bukura të shtetit tonë dhe këtë mund ta bëni krejtësisht falas. Se si filloi kjo aventurë ajrore, na tregoi organizatori i saj Atanas Paskalev:
“Ideja lindi në mënyrë spontane. Vitin e kaluar, kur punova mbi një projekt bashkë me një organizatë joqeveritare gjermane kishim nevojë për kuadro të xhiruara nga lartë. Bleva një dron dhe nisa të ndaja fotografitë që bëra me të. Kuadrot e para kishin nga 40-50 mijë shikime. Për këtë arsye gjatë shkurtit më erdhi në mendje ideja për krijimin e një sajti me materiale video falas. Për këtë arsye materialet janë të shkurtra – me gjatësi nga 2 deri më 5 minuta.”
“Në kuadrot e para paraqesim historinë tonë, sepse janë xhiruar kryesisht kështjella. Në Bullgari ka shumë objekte historike interesante dhe ato kanë nevojë për promovim. Mendoj se kështu ndihmojmë për popullarizimin e tyre. Me këto spote përpiqemi të tregojmë edhe pikëpamjen tonë artistike. Vendet duken shumë mirë nga lartë.”
Krijuesit e projektit shpresojnë se ky është vetëm fillimi dhe do të tërheqin interesin e donatorëve. Ia vlen që kjo nismë të marrë përkrahjen e shtetit, sepse ka potencial për tërheqjen e turistëve, pa nevojë për harxhime të tepërta nga buxheti shtetëror.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Sezoni i dimrit në Bansko fillon më herët këtë vit . Zona e skive hapet akoma më 6 dhjetor 2024. Të gjitha pistat do të funksionojnë përveç Çalin Vallog dhe rrugës së skive për në Bansko. Pistat jane te rregulluara dhe ne gjendje shume te mire. Deri më 19..
Shpatet malore në tre resortet kryesore dimërore të Bullgarisë - Borovec, Bansko dhe Pamporovo, janë të mbuluara mirë me borë para fillimit zyrtar të sezonit, njofton BGNES. Sezoni 2024/2025 do të hapet në Borovec më 15 dhjetor. Në..
Liqenet Çairski janë një zonë e mbrojtur në Rodopet Perëndimore, e njohur për liqenet e formuar në mënyrë natyrale nga rrëshqitja e dheut. Ata janë të mbuluar me një qilim të trashë torfe. Përreth syri kënaqet në livadhe me bimë të llojllojshme..