Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Bullgaria e paharrueshme”, ose pse është me rëndësi ta njohim historinë tonë?

БНР Новини
Kuadër nga filmi “Botev: Nga Golgota te Liria”
Foto: BGNES

A i njohim mirë heronjtë e historisë sonë, ata, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre për Rilindjen Bullgare dhe kanë luftuar për Çlirimin tonë? Çfarë e dimë për Sofronij Vraçanski, Ivan Vazov, Hristo Botev, Vasill Levski? Fakte kryesore, disa prej të cilave janë vetëm supozime. Do të përpiqemi t’i rrëzojmë mitet nëpërmjet takimit me regjisorin Iskren Krasimirov, themeluesin e projektit “Bullgaria e paharrueshme”. Me filmat e tij ai do që t’i prekë të rinjtë dhe t’i bëjë për t’u dashuruar me historinë bullgare, që të mund të mësojnë të vërtetën. Është interesante të përmendim se Iskren është stërnipi i një prej pjesëmarrësve në çetën e Hristo Botevit. Gjyshi i tij ka qenë një nga dyqind trimat, të cilët kanë luftuar krahas Botevit në malin Stara Pllanina. Ai ka arritur të shkojë në Serbi. Pas kësaj e kanë dënuar në Vidin dhe Ruse. Iu shmang vdekjes në saje të avokatit të parë të caktuar nga gjykata Ilia Canov. Me ndihmën e tij të gjithë të dënuarit me vdekje, gjithsej 17 veta, u dërguan me internim në Diyarbakır. Kjo e shpjegon interesin e Iskrenit ndaj jetës dhe veprës së Hristo Botevit. Dy janë filmat e xhiruar nga Iskren Krasimirov, kushtuar revolucionarit dhe poetit të madh. Ja përse pyetja për atë të cilën nuk e dimë për Botevin është e pashmangshme:

“Ka një mendim të akademikut Petër Dinekov, i cili thotë se të gjithë e dimë se kush është Botevi, por në fakt nuk e dimë asgjë për të. Ne u bindëm se është kështu, pasi vizituam mbi 200 shkolla, dhjetëra universitete, vatra kulturore, kinema në tërë Bullgarinë dhe jashtë shtetit. Njerëzit dinë shumë pak për Botevin – gjërat kryesore, por nuk e dinë se ku është vrarë ai. Ende flitet për majën Okollçica, por e vërteta është tjetër. Vojvoda është vrarë nën majën Kamarata në luginën Jollkovica. Nuk dihet se kush e ka vrarë Botevin. Pikërisht kësaj teme i ishte kushtuar filmi ynë i fundit “Vrite Botevin”. Këto fjalë i ka thënë diku ndonjëri. Nuk dihet nëse ai ka qenë pjesëmarrës në çetë, ose turk. Ne jemi të mendimit se për fat të keq Botev ka qenë viktimë e një komploti, por kjo nuk duhet ta rrëzojë mitin për të. Ai është dy herë hero, sepse është ngritur me heroizëm të madh si kundër armës së armiqve, ashtu dhe kundër armës së tradhtarëve.”

Projekti tjetër i mbaruar me sukses nga Iskren është një film kushtuar Sofronij Vraçanskit. Ky është filmi i parë dhe i vetëm tani për tani kushtuar këtij shenjtori, pa ndihmën e të cilit Historia e Pajisit, e ashtuquajtura “Historia sllavo-bullgare”, ndoshta do të mbetej vetëm në qelinë e errët të murgut. Regjisori i ri ka akoma ide interesante. Ai ka në plan që vitin tjetër të xhirojë një film, kushtuar Apostullit të Lirisë Vasill Levski, me rastin e përvjetorit të 180-të të lindjes së tij. Ai shpreson se deri më 1 nëntor të këtij viti do të mbarojë filmin “Të më quajnë bullgar” kushtuar Patrikut të Letërsisë Bullgare Ivan Vazov. Ja idetë e Iskrenit për këtë film:

Traileri i filmit “Botev: Nga Golgota te Liria”
“Do ta ndalim vëmendjen te dy vepra të tij të mëdha “Gjyshi Joco shikon” dhe “Një bullgare”. Do të xhirojmë në vendet autentike – në fshatin Çellopeç, ku është kompleksi “Gjysha Ilijca” dhe në fshatin “Oçin Doll”, ku është kompleksi “Gjyshi Joco shikon”. Do të xhirohet edhe nga ajri, do të mbështetemi te mendimet e historianëve Andrej Pantev dhe Pllamen Mitev, me të cilët jemi duke punuar. Kështu do ta bashkojmë këtë mozaik të pasur dhe do të gërshetojmë në të Gjyshi Vazov, në të cilin do të mishërohet një aktor i ri. T’i prekim të rinjtë, ky është qëllim ynë kryesor i të gjithë filmave.”

Patriotizmi nuk është veti, me të cilën lindim, ajo edukohet. Pikërisht për këtë shkak ka nevojë për projekte të tilla, si “Bullgaria e Paharrueshme”. Me ndihmën e tyre trashëgimtarët tanë do të dinë se cilët janë, çfarë është historia e tyre dhe do të krenohen për origjinën e tyre.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një statujë e dytë romake e varrosur u zbulua në Heraklea Sintika

Arkeologët bullgarë zbuluan një statujë të dytë në kanalin e madh të ujërave të zeza të qytetit antik Heraklea Sintika. Arkeologët nga ekipi i Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski hasën në një tjetër skulpturë mermeri pranë vendit në kanal ku në..

botuar më 24-09-20 12.23.MD

Hetimet e para arkeologjike në shkallë të gjerë në kompleksin trak të Begliktashit po vazhdojnë

Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..

botuar më 24-09-11 2.20.MD

"Lindja e Virgjëreshës" - Manastiri Paligodèn mbron atë që është lënë trashëgim nga Shën Apostulli Pal

Pas festës së madhe të Fjetjes së Hyjlindëses, Lindja e Nënës së Zotit kremtohet me nder të veçantë në Bullgari. Kisha jonë e feston atë më 8 shtator, së bashku me kishën ortodokse greke, ndërsa kishat e tjera ortodokse lokale e kremtojnë festën më 21..

botuar më 24-09-08 5.45.PD