Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hristo Rekovi fitoi medaljen e parë të argjendtë në Kampionatin Evropian të Kanoe-kajakut

БНР Новини
Foto: arkiv

Sekonda është vetëm një çast i shkurtër, një grimcë kohe. Mirëpo, vazhdimësia e kohës, sa e gjatë të jetë, mund të mbushet me mendime, emocione, edhe fate. Kujtoni sportistët, të cilët i përjetojnë momentet në një kadancë të vonuar kinematografik dhe sikur e copëtojnë në çaste miniature. Mirëpo, fitorja është vetëm një.

Hristo Rekovi është njeri prej sportistëve, të cilët kanë një ndjenje tepër të ashpër ndaj kohës. Kohët e fundit ai përjetoi me dhembje 0.9 çastet e sekondës, të cilët nuk i mjaftuan në rrugën drejt medaljes së artë. Megjithëkëtë sportisti 20-vjeçar përfundoi i dyti në distancën 500 metra – bashkë me sportistin tjetër bullgar Vilijan Bëçvarov. Kjo i solli gëzim publikut, që erdhi në Kanalin e Kanotazhit në qytetin Pllovdiv, ku u zhvillua Kampionati Evropian për të Rinj deri në 23 vjeç.

“Sekonda është një kohë shumë e gjatë për një garë. Në të njëjtën kohë ajo është me shumë rëndësi” – rrëfen sportisti.

Hristo Rekovi është sportist i Klubit “Trakija” të qytetit Pllovdiv. Pikërisht në qytetin e lindjes ai fitoi medaljen e vet të parë evropiane. E krahason dallimin me një fjalë të vetëm – “nderë”, jo vetëm sepse e ka fituar para syve të bashkëqytetarëve.

“Prapa kësaj medaljeje qëndrojnë shumë punë, përpjekje, këmbëngulje, vullnet, karakter”, është lakonik sportisti.

“Kjo medalje është vetëm fillimi”, është i bindur Hristo Rekovi. Këtë qëndrim ai mund të vërtetojë edhe gjatë kësaj jave, kur para tij do të qëndrojë sfida e radhës – Kampionati Botëror për të Rinj në Minsk. Sportisti bullgar nis me ambicien të ngjitet në shkallën nderi duke fituar një medalje në distancën 1000 metra.

Hristo Rekovi dhe Vilijan BëçvaroviBullgarët janë individualist, por për sportistin Hristo Rekov kjo nuk mund të thuhet. Përpjekjet dhe stërvitjet e përditshme në Kanalin e Kanotazhit ai e ndan me kolegun e tij Viljan Bëçvarov. Hristo Rekovi dhe Viljan Bëçvarovi ëndërrojnë për medalje në kajak nga Olimpiada në Tokio në vitin 2020. Dhe megjithëqë Viljan Bëçvarovi jeton në qytetin Ruse, ndërsa Hristo Rekovi në qytetin Pllovdiv, ata shumë shpesh trajnojnë bashkë dhe i shkojnë mysafirë njeri tjetrit. Për çiftin e tyre të kajakut Hristo Rekovi mendon:

“I përshtatemi njeri tjetrit në vozitjen dyshe. Krahas kësaj karakteret tona janë të përafërta. Iu ndihmojmë njeri tjetrit me çfarë kemi mundësi. Që të punojë njeriu në ekip ai duhet të posedojë dhurim, por më e rëndësishmja është mirëkuptimi.”

Bullgaria ka suksese të mëdha olimpike në kanoe-kajakut. Hristo Rekovi sillet me nderim ndaj sportistit Petër Merkov, i cili në Lojërat Olimpike të vitit 2000 në Sidni fitoi medaljen e argjendtë të kanoe-kajakut në 500 dhe 1000 metra.Për fat të keq Hristo Rekovi nuk do të rivalizojë në Lojërat Olimpike në Rio gjatë këtij viti. Bashkëbiseduesi është i bindur në shanset për sukses të sportistit bullgar të kanoes Mirosllav Kirçev, i cili do të rivalizojë në Rio.

Kështu deri në Lojërat Olimpike të vitit 2020, Hristo Rekovi do të ndajë kohën midis Kanalit të Kanotazhit në qytetin Pllovdiv dhe Universitetit të Pllovdivit, ku mëson pedagogjikë. Është i bindur, se pas dhjetë vitesh do të jetë një sportist me suksese të mëdha në sport. “I pari mund të bëhet vetëm ai, i cili është i aftë të përballojë vet veten”, mendon njeri prej sportistëve më të mëdhenj bullgar të kanoes Nikollaj Buhallov. Kështu që vetëm koha është ajo, e cila do të tregojë a do të gjejë forcë dhe vullnet Hristo Rekovi, që të realizojë ëndrrën.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hristo Stoiçkov (majtas) dhe Gianno Infantini

Legjenda e futbollit bullgar Hristo Stoiçkov do të punojë për FIFA-n

Hristo Stoiçkov pranoi ftesën e presidentit të Federatës Botërore (FIFA), Gianni Infantino, për të qenë pjesë e ekipit të tij. "Është një nder i madh për mua të pranoj ftesën e Gianni Infantino për të punuar për FIFA. Unë do të përfaqësoj..

botuar më 24-08-12 9.49.PD
Magomet Ramazanov

Magomet Ramazanov me medaljen e tretë të artë olimpike për Bullgarinë - në mundje të lirë

Magomed Ramazanov triumfoi me titullin e tretë olimpik për Bullgarinë nga Lojërat në Paris 2024, pasi mundi bindshëm legjendën në mundjen e lirë deri në 86 kg, iranianin Hasan Jazdani Çarati - medalist olimpik i artë dhe argjendi dhe tre herë..

botuar më 24-08-09 10.26.MD
Borjana Kalejn (majtas) me kampionen olimpike Darja Varfolomeev (Gjermani) dhe medalisten e bronztë Sofia Raffaeli nga Italia.

Borjana Kalejn me argjendin historik olimpik për Bullgarinë në gjimnastikë ritmike

Me katër kombinime të mrekullueshme me rreth, top, birila dhe fjongo, Borjana Kalejn fitoi një medalje argjendi në Lojërat Olimpike në Paris. Medalja e mëparshme për vendin tonë në gjimnastikë ritmike individuale daton në vitin 1988, kur Adriana..

botuar më 24-08-09 7.44.MD