Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Grupet D2 dhe Odd Crew do të japin koncert në majën Musalla

Foto: arkiv personal
Ekipi i Radios “Tangra mega rok” po përgatit një koncert i grupeve D2 dhe Odd Crew. Parashikohet që ai të mbahet më 30 korrik në një vend jo të zakonshëm. Ky është maja Musalla. Kauza e cila bashkon muzikantë dhe shkencëtarë në organizimin e tij, është transportimi i mbeturinave ndërtimore të grumbulluara në majën më të lartë të Ballkanit. Lartësia e majës Musalla është 2925.403 metra. Kjo është sipas të dhënave nga viti 1932. Sipas disa burimeve emri do të thotë “afër Zotit”, “rrugë drejt Zotit”, “maja e lutjeve”... Vasill Vërbanovi, krijuesi i Radios “Tangra mega rok” dhe drejtor i saj programor, sjell më shumë hollësi për koncertin:

“Ky aksion, për realizimin e të cilit punojmë pothuajse gjashtë muaj, ka dy ana. Njëra është koncerti i grupeve D2 dhe Odd Crew, i cili do të jetë në majën Musalla. Më duket, se ky do të jetë një koncert rok realizuar në pikën më të lartë në mbarë Evropën. Do të përmend, se para se të emërtojnë këtë majë Musalla, ai mbante emrin e Hyjnisë supreme të protobullgarëve Tangra. Ky është emri i radios sonë. Idenë na sugjeruan miqtë tanë nga Instituti i Studimeve dhe Energjetikës Bërthamore pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, të cilët kanë një bazë në majën Musalla. Pikërisht aty janë të grumbulluara mbeturina ndërtimore brenda viteve. Në shikim të parë ato nuk përbëjnë një kërcënim të madh ekologjik, por vendi i tyre nuk është aty. Ideja është, që ato të transportohen deri te plehërishta në pushimoren Borovec. Pas kësaj maja do të duket krejt ndryshe. Vitet e fundit një numër i madh njerëzish i ngjiten majës Musalla. Nëpërmjet aksionit tonë kemi për qëllim që më shumë njerëz të përfshihen në pastrimin e këtij vendi, aq të frekuentuar. Për pastrimin e rajonit iu shpresojmë vullnetarëve. Transportimi i mbeturinave mbetet detyrë e organizatorëve.”

Parashikohet, që koncerti të vazhdojë afro një orë. Sipas organizatorëve në pjesën jugperëndimore të majës formohet një hapësirë pothuajse si një amfiteatër. Pikërisht aty do të jetë publiku. Fizikanët, që kanë bazë në këtë majë do të ndihmojnë për pastërtinë e tingëllimit dhe orientimin e tij te dëgjuesit. Kjo me qëllim që të mos shqetësohet jeta e kafshëve të egra, që popullojnë malin.

Teleferiku, i cili e lidh pushimoren Borovec me rajonin Jastrebec në rrezet e majës, ditën e koncertit do të punojë deri në orën 20. Organizatorët parashikojnë, që koncerti të përfundojë deri në orën 16, kështu që entuziastët të kthehen pa probleme në pushimoren.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grupi Vokal “Radiodeca” sjell magjinë e Krishtlindjes

Magjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina Todorova, formacioni i fëmijëve do të interpretojë këngë të dashura të Krishtlindjeve. Lexoni më..

botuar më 24-12-12 6.15.PD

“Zëri i qetë” dhe mesazhi që të mos kesh frikë të jesh i dobët

Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X Factor” dhe ka punuar jashtë vendit. Pasi kthimit të saj nga Norvegjia, ajo ka punuar me fëmijë si..

botuar më 24-12-11 6.20.PD

"Në izolator"- një këngë e lindur nga përvoja e jetikës

Duke fituar popullaritet të konsiderueshëm si pjesë e dyshes Pavell & Venci Venc' , Pavell Nikollov mori rrugën e tij të pavarur në muzikë. Ditë para ditëlindjes së tij më 10 dhjetor, ai publikoi këngën solo "Në izolator". Në të, përveç se..

botuar më 24-12-10 10.43.PD