Në fund të muajit korrik, deri në mesin e muajit gusht Ansambli “Pirin” do të jetë për vizitë në 3 skena folklorike. I krijuar përpara më shumë se 60 vjetëve në biografinë e vet krijuese dhe në repertor ai ka mbi 400 tituj të këngëve, të pjesëve orkestrale, muzikë për kor, solist dhe shfaqje vallëzimi. Ansambli “Pirin” ka zhvilluar mbi 7 000 koncerte përpara milionë spektatorëve dhe dëgjuesve në Bullgari dhe në 60 vende nëpër të gjitha kontinentet nëpër botë. Ky është një nga grupet më të njohura folklorike bullgare dhe ambasador i artit popullor bullgar. Për ftesën për të vizituar Francën, mësojmë hollësira nga zoti Denisllav Kehajov, drejtues i përgjithshëm artistik.
“Jam i lumtur se, Ansambli “Pirin” do të vizitojë Francën me ftesë të CIOFF-Francë dhe UNESCO – organizata e cila punon për studimin, ruajtjen dhe shpërndarjen e vlerave tradicionale kombëtare dhe kulturore. Do të shkojmë për vizitë në tri festivale, fillojmë më 28 korrik deri më 31 korrik në qytetin Mentenon (Maintenon), vazhdojmë nga data 1 gusht deri më 8 gusht në qytetin Feleten (Felletin) dhe nga data 9 gusht deri më 15 gusht do të përfundojmë turneun tonë në qytetin Montoar (Montoire). Në programin tonë, krahas me pamjet emblematike nga regjioni i Pirinit (në Bullgarinë Jugperëndimore), do të ketë muzikë dhe valle nga krahinat e ndryshme dialektike muzikore – Shoplluka, Trakia, Srednogorie. Për të gjithë adhuruesit e Ansamblit “Pirin”, si dhe për ata të cilët duan të afrohen deri tek arti i tyre, ky do të jetë një program i bukur muzikor – një bukuri vallëzuese të cilën do ti ja ofrojmë publikut.”
Këngëtari popullor Denisllav Kehajov është një nga përfaqësuesit bashkëkohorë dhe i shquar i krahinës së Trakisë. Ai e drejton ansamblin “Pirin” prej dy vjetëve, kurse momentet e reja në punën e ansamblit paraqiten çdo ditë, sipas tij:
“Një nga këto momente të reja është se, ansambli “Pirin” përsëri i pushton skenat e mëdha botërore – vazhdon ai. – Zhvilluam turne në Francë. Në Paris, në sheshin përpara Luvrit, u paraqitëm përpara 10 000 parisienëve dhe turistëve nga e gjithë bota. Na duartrokitën në Sicili, Dubai, Rumani, Greqi. U tërhoqëm dhe vazhdojmë të plotësojmë radhët me interpretues nga brezi i ri. Ne jemi një kolektiv i madh krijues, i cili vazhdon të zhvillohet. Akoma është një sekret, por mund t’ju them vetëm se, po punojmë mbi dy projekte të reja për spektakle. Të shpresojmë se, në fillim të vitit të ardhshëm, do t’i gëzojmë adhuruesit tanë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet specifike. Një nga mënyrat për t'i njohur janë rrugët gastronomike, të cilat po fitojnë popullaritet të..
Në shtator të vitit të kaluar, në korin e grave të ansamblit folklorik bullgar "Shevica" në Sofje u përfshi një djalë i ri, me tatuazhe dhe të gjitha karakteristikat e një vokalisti të një grupi kanadez heavy metal – ai hyri dhe u ul me..
Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit (Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë , të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e..
Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet..