Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Teatri dokumentar – udhëkryq i fateve njerëzore

БНР Новини

Vallë, a kemi nevojë për teatrin? Vallë, a arrin teatri që t’u përgjigjet nevojave të kohës? Këtyre pyetjeve shpesh herë ia bëjmë, duke lexuar afishet teatrore. Mirëpo, shumë shpejtë vjen edhe përgjigja, sepse disa prej temave, që trajtohen janë aktuale që prej shekujsh. Ndryshe nga jeta reale, vetëm në Tempullin e Melpomenës fjalët, shprehjet, shikimet, lëvizjet, janë në një simbiozë ideale. Pikërisht në të fshihet magjia e artit më të vjetër skenik.

Artistja dhe regjisore e re Neda Sokollovska, kohët e fundit bënë përpjekje, që edhe tek ne të zhvillojë një gjini të re teatrore – teatrin dokumentar. Për arsyet të nisë një udhëtim në një botë të panjohur vet ajo rrëfen:

“Mezi mund të kujtoj momentin kthesë, kur vendosa të merrem me teatrin dokumentar. Më duket se kjo ishte në vitin 2009, kur shkova të mësoj në Finlandë. Në fakt kjo ndikoi në shkallë të madhe mbi këtë vendim. Në këtë shtet format alternative janë të zhvilluara tepër mirë dhe vet procesi i studimit na stimulonte të kërkojmë rrugën dhe gjuhën e vet në artin, të cilin e bëjmë. Atëherë e kisha të qartë, se atë që ndodh përreth gjithnjë më kishte preokupuar dhe se ajo përbën interes për mua. Situatat, në të cilat hyjmë edhe të transferuara tekstualisht në skenë, më duken më të rëndësishme, më paradoksale, se sa situatat e rikrijuara në skenë me tekstet e ndonjë pjese.”

Qëllimi i regjisores së re Neda Sokollovska është që fjalët e shprehura nga artistët të mos jenë shkruar nga ndonjë autori. Loja në skenë duhet të jetë e natyrshme dhe t’i vjen artistit nga brenda. Temat, që trajtohen në shfaqjet rrjedhin nga problemet e grupeve të ndryshme sociale, të cilët sipas saj janë të padukshëm. Ata janë njerëzit me aftësi të kufizuara, njerëzit pa strehë, njerëzit e dobët nga pikëpamja sociale. Të gjithë ata sikur janë të harruar nga të gjithë. Shteti edhe nuk përpiqet të zgjidhë problemet e tyre, sikur ata nuk ekzistojnë. Qëndrimi ndaj tyre është si ndaj një barre të panevojshme, nga e cila duhet të shpëtohemi ose duhet të harrojmë. Poeti rus Vlladimir Majakovski thotë se teatri nuk është një pasqyrë, por një thjerrë zmadhuese. Pikërisht këtë e ka arritur regjisorja e re me shfaqjet e saj. Në sajë të intervistave të bëra me njerëz nga shtresa të ndryshme, artistët arrijnë të rikrijojnë fjalë për fjalë jetën e njeriut të zakonshëm.

СнимкаQë prej gjysmë viti Neda Sokollovska dhe ekipi i saj realizojnë idenë me emrin VHOD. Për të vet ajo shpjegon:

“Qëllimi i kësaj platforme është jo vetëm që të përhapë artin dokumentar, por të zgjerojë horizontet e tij. Aktualisht janë tepër pak artistët dhe grupet, të cilët merren me një punë të tillë. Ideja me emrin VHOD është që në skenën tonë të prezantojmë veprat e artistëve dhe teatrove që kanë orientim social, ose trajtojnë problemet e së përditshmes sonë. Deri tashti realizuam disa projekte shumë interesante. Njëri prej tyre është HOD 16. Në kuadrin e tij organizojmë takime mujore, të cilat i përngjajnë një akademie teatrore. Regjisorë, artistë, skenografë, dramaturgë mblidhen dhe diskutojnë tema të ndryshme aktuale. Ideja është që të sigurohet vend për takim të krijuesve, të cilët në se nuk punojnë bashkë, mezi do të takohen.”

СнимкаProgrami tjetër, i cili realizohet në kuadrin e idesë VHOD është kujdestaria e studentëve të porsa mbaruar. Kjo për arsye, se shumë prej studentëve, të cilët mbarojnë nuk kanë ku të realizohen. Si rezultat inercia e grumbulluar gjatë studimeve, dituritë dhe aftësitë e zhvilluara fillojnë të zhduken. Për më tepër, se ka absolventë të cilët disponojnë përvojë skenike, ose kanë ide për realizimin e shfaqjeve. Në sajë të këtij programi ata kanë mundësi të prezantojnë konceptet dhe punën e tyre para publikut.

Neda Sokollovska ka ndërmend të realizojë edhe një ide tjetër, kësaj here me emrin “Mbetje dytësore”. Ky është një apel ndaj njerëzve, në se dëshirojnë të japin ditarët ose letrat e tyre të vjetra, nga të cilat nuk kanë nevojë dhe do të hedhin. Kështu ata jo vetëm që do të ndihmojnë për ruajtjen e natyrës, por përmbajtja e ditarëve dhe letrave mund të shfrytëzohet si ide për shfaqje të reja. Regjisorja e re është e bindur, se do të arrijë sukses edhe në realizimin e kësaj ideje.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografitë janë ofruar nga Studioja për teatër dokumentar VOX POPULI



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një kuadr nga filmi

Filmi "Tufa" hap edicionin e 38-të të "Kinomania"

Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..

botuar më 24-11-13 6.25.PD

Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” fillon me një theks në Ukrainë

Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..

botuar më 24-11-08 6.20.PD
Foto: Ambasada e Republikës së Bulgarisë në Shqipëri

Ditët e Kulturës Bullgare u zhvilluan në Tiranë

Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..

botuar më 24-11-06 8.25.PD