Nga data 22 deri më 24 korrik në qytetin Karnobat (të Bullgarisë Juglindore) u mbajt edicioni i tretë i Festivalit Ballkanik të Arteve i cili kishte si qëllim të bashkojë breza dhe arte nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme. Morën pjesë afro 30 kolektiva nga Bullgaria, Maqedonia, Serbia dhe Shqipëria dhe mbi 600 valltarë, këngëtarë dhe artistë nga Ballkani.
Në festival u prezantuan gjellë verore vendase, të përgatitur në praninë e publikut. Interes të madh shkaktoi gara kulinare “Qepshja e madhe” për taratorin më të mirë ballkanik, të udhëhequr nga kuzhinieri i njohur Uti Bëçvarov. Pesë ekipe nga qyteti Karnobat dhe nga shtetet fqinje e surpirzuan publikun me recetat e tyre origjinale për tarator.
Për vizituesit e vegjël të festivalit ishin organizuar klasa mjeshtërore, atelie teatrale dhe për mësimin e numrave të zhonglerit. Në parkun e qytetit ishin hapur punishte të poçarisë, të thurjes, për tjerrjen e leshit dhe tatuazhe me këna.
Karnobati priti artistë brejk nga Bullgaria dhe nga jashtë për garat tashmë tradicionale “Karnobattle 2016”. U zhvilluan dhe atelie për përgatitjen e të rinjve nga qytetit. Garat u organizuan nga artisti brejk Petër Kostovski, i cili është krijuesi i platformës për start dhe rritjen në fushën e kërcimeve brejk në Bullgari. Ja se çfarë janë përshtypjet e tij për festivalin:
“Ai e bën jetën kulturore në qytetin tonë më interesante dhe është një qendër për takimin e njerëzve, të cilat ruajnë traditat dhe format tradicionale të arteve në vendet e Ballkanit, me gjithë se brejk nuk bën pjesë në të. Ne morëm pjesë në ditën e dytë të festivalit, duke organizuar “gara brejk” dhe duke tërhequr njerëz nga tërë vendi, të cilët të marrin pjesë dhe të dëfrehen. Sivjet kishte më shumë energji se sa gjatë dy vjetëve të mëparshme. Në jurinë e festivalit u përfshinë miq tanë dhe kërcimtarë bullgarë me përvojë dhe me suksese jashtë shtetit. Njeri prej tyre ishte i vetmi bullgar, i cili ka marrë pjesë në finalet botërore të RedBull BC 1 në Brazil – B-boySlav. Një koleg im tjetër, i cili gjithashtu ka eksperiencë të madhe në Mbretërinë e Bashkuar – JujuRock, gjithashtu bënte pjesë në juri. Këta janë njerëz, të cilët me gjithë shfaqjet e tyre ndërkombëtare vazhdojnë të prezantohen në aktivitete të tilla me flamurin bullgar dhe me shiritin e Bullgarisë, që është krenari për ne. Publiku na përkrahte, dëfrehej shume me shfaqjet tona në skenë.”
Pas garave u mbajtën koncertet, pjesë prej tyre në kuadrin e “Karnobat Rok”, ku u takuan rrymat e ndryshme moderne të rokut, të prezantuar nga grupi i ri nga qyteti Jamboll “Seconday”. Grupi legjendar “Monolit” gjithashtu u prezantua në këto koncerte.
Vend të vet kishte dhe arti kinematografik. U shfaq para premierës filmi i ri i regjisorit Anri Kullev “Puk”, sipas tekstit të shkrimtarit tonë të madh Valleri Petrovit. Mori pjesë dhe Kinemaja mobile verore e Televizionit Kombëtar Bullgar dhe në kuadrin e iniciativës u shfaqen tre filma të rinj.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Fotografitë janë ofruar nga organizatorët
Interesi për studimin akademik të gjuhës bullgare në Sllovaki daton gati një shekull më parë. Në vitin 1919 u themelua Universiteti Comenius në Bratislavë. Dy vite më vonë u krijua Fakulteti Filozofik ku studiohen të gjitha degët humanitare. Aty, gjatë..
Violinisti bullgar me famë botërore Vasko Vasilev dhe solistët nga Orkestra e Operës Mbretërore “Kovent Garden” do të mbajnë një koncert klasik akustik më 26 maj në sallën “Gustav Eiffel” të Kullës Eifel. Muzikantë nga 5 kombësi do të jenë së bashku në..
"La Sapienza" në Romë është një nga universitetet më të vjetra dhe më prestigjioze italiane, i themeluar në vitin 1303. Në ditët e sotme është universiteti më i madh në Evropë për nga numri i studentëve që studiojnë me kohë të plotë. Ashtu si në..
Mbi 30 studiues të gjuhës bullgare nga njëmbëdhjetë vende u mblodhën në një forum dyditor në Sofje dhe Plovdiv, kushtuar alfabetit cirilik, për të..
Forumi shkencor ndërkombëtar "Urat kulturore: histori të bullgarëve të rëndësishëm në Serbi" u mbajt në fund të qershorit në gjimnazin "Shën Kirill dhe..