Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festival me shije të boronicave në shtëpinë turistike “Ambarica”

БНР Новини

Kur njeriu shkel rrëzat e rajonit Trojanski Ballkan të malit Stara Pllanina, ai patjetër zbulon shenjet malore, që çojnë nëpër shtigjet e dhive. Në se ai do të nuhatë aromën e këndshme të boronicave, patjetër duhet të shikojë përreth që të mos jetë në rajonin e shtëpisë malore “Ambarica”. Atje organizohet festivali më të ëmbël të reçelit të shijshëm të boronicave. Gjatë netëve me ngjyrën e kaltër në të vjollcë aty vetëm ndihet pëshpëritja e erës malore. Dhe secili që vjen këtu hap zemrën për të bukur dhe për të mirën.

СнимкаNë fund të javës në rajonin përreth shtëpisë malore “Ambarica” organizohet Festivali i Tretë i Boronicave. Për të këtu vijnë shumë admirues të dhuratave të natyrës. Ditën e premte turistët e parë përgëzohen me një koncert muzikor nën yjet.

Снимка“Ideja është që njerëzit të rikthehen në mal, që të zbulojnë ata çfarë është ky turizmi malor – shpjegon Jorgo Pecas – njeri prej organizatorëve të Festivalit. – Në të njëjtën kohë kemi dëshirë që t’i ndihmojmë vilës së radhës malore, për të cilën shteti nuk ka mundësi të kujdeset. Të gjitha mjetet, që do të grumbullohen gjatë Festivalit do të derdhen në këtë vilë. Aty nuk ka rrymë elektrike dhe prandaj duhet të investohet në një sistem me bateria solare. Puna është vullnetare. Ky rajon arrihet vështirë dhe gjithçka mbahet me dorë. Kemi edhe një kalë – Borko, i cili gjithashtu ndihmon në transportimin e mallrave.”

Para tre vitesh Ema Gateva – pronarja e re e shtëpisë turistike “Ambarica” rrëfeu ëndrrën të organizohet Festival i Boronicave. Grupi i miqve FREERIDERZ vendosi që të realizojë këtë ëndërr. Sot bilanci përqendrohet jo vetëm në qindra qypa plotë reçel të shijshëm dhe aromatik, por edhe në një ndihmë të konsiderueshme për shtëpinë malore. Festivali i radhës do të jetë plotë veprimtari të larmishme – nga mbledhja tradicionale e boronicave përmes shfaqjeve të filmave me tema ekologjike deri te koncertet në stile më të larmishme.

Снимка“E reja është, se programi muzikor do të jetë më i mirë – tregon Jorgo Pecas. – Doemos ky nuk është një festival muzikor. Njerëzit kanë nevojë për një gjë krejt të ndryshme. Prandaj sivjet e vëmë theksin mbi rrethet e interesave të ndryshme. Për shembull rrethi i valleve popullore, i prodhimit të kozmetikës natyrale, i brumosjes së ëmbëlsirave. Në programin muzikor do të përfshihet Teodosij Spasov, fyelltari më i mirë. Bashkë me të në skenën e improvizuar do të jetë edhe muzikanti i ri Ivan Shopov, me të cilin realizojnë projektin Бalkansky. Ndër muzikantët do të përmend edhe formacionin “Avigeja” dhe grupin Two Cities One World – në të cilin janë dy bullgarë me banim jashtë shtetit.”

СнимкаPjesëmarrësit do të ndahen në dy grupe, të cilët duhet të mbledhin boronicat në tërë rajonin përreth shtëpisë turistike. Pas kësaj ata vet do të bëjnë reçelin. Por kryesorja sipas organizatorit Jorgo Pecas është:

“Për ne me rëndësi të dorës së parë, është natyra të mos shkeljet dhe të mbetet e tillë, siç ishte para festivalit. Mendoj, se deri tashti e kemi arritur këtë qëllim. Vjet nuk përdorëm asnjë produkt prej plastmase. Turistët ndihmojnë në pastrimin e rajonit, gjë që është shumë e mirë. Sipas meje, kjo vjen të sugjerojë se bullgari fillon të mendojë për natyrën.”

СнимкаKështu u jepet mundësi të gjithë atyre që dëshirojnë të ndihmojnë për rinovimin e shtëpisë malore “Ambarica”, të dalin për disa ditë nga qyteti i ndotur dhe të zhyten në aventurën e quajtur Festival i Boronicave.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografitë janë ofruar nga organizatorët e festivalit



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Die Welt” e përkufizon Sofjen si një alternativë ndaj Parisit dhe Londrës

Sofja nuk është ndër kryeqytetet më të vizituara evropiane, por ka shumë për të ofruar - qyteti është modern, duke ruajtur hijeshinë e së kaluarës. Kryeqyteti bullgar është një alternativë e mirë për Parisin dhe Londrën, shkruan edicioni bullgar i..

botuar më 24-09-08 7.35.PD

Një nga shtëpitë malore më të njohura - "Maljovica" mbushi 90 vjeç!

E vendosur në Rillën Veriperëndimore, në luginën e lumit Maljovica, shtëpia malore "Maljovica" është ndër më të njohurat në mesin e alpinistëve në Bullgari - për pushime, për të ngrënë apo pije freskuese dhe si pikënisje për një sërë majash -..

botuar më 24-09-02 4.08.MD

Primorsko e mbyll sezonin me një rritje prej 30% të turistëve

Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin..

botuar më 24-09-01 8.05.PD