Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryesia bullgare e BE para sprovave të mëdha dhe të panjohura

БНР Новини
Foto: neweurope.eu

Vendimi i Britanisë së Madhe të dalë nga BE ndryshoi seriozisht planet e komunitetit. Njëra prej risive është ndryshimi në rotacionin e kryesive të bashkimit, në bazë të të cilit Bullgaria duhet të ndërmarrë kryesinë e vetë gjashtë muaj më përpara – më 1 janar dhe jo më 1 korrik 2018, siç parashikohej. Ky fakt e vë vendin para sprovave suplementare dhe krijon disa të panjohura.

Shtetet me përvojë më të madhe në BE zakonisht e fillojnë përgatitjen për kryesimin një vit ose një vit e gjysmë përpara kësaj. Duke pasur parasysh faktin, se do të zbatojë për herë të parë këtë përgjegjësi, Bullgaria filloi përgatitjen e saj para tre vjetësh, por që para Brexitit flitej, se mbetet mbrapa. Gjatë majit të këtij viti burimet qeveritare e lidhnin mbetjen me mosmarrëveshjet, lidhur me udhëheqësin e Shtabin kombëtar për përgatitjen dhe zhvillimin e kryesisë. Tani, pas ndryshimit të afatit, Zëv/kryeministrja mbi Çështjet Evropiane Meglena Kuneva komentoi, se respektimi i afateve të përgatitjes “nuk është gjë e pamundur”.

Situata vërtetë është e komplikuar, lind pyetja organizative a do të arrijë deri më 1 janar 2018 Sofja të pranojë të gjithë 20 mijë vetat, të cilët pritet të marrin pjesë në mbledhjet në kryeqytet gjatë gjashtë muajve të kryesisë bullgare. Parashikohen riparime të rezidencave zyrtare në “Bojana” dhe “Llozenec”, si dhe të godinave të ish shtëpisë së partisë dhe të Pallatit Kombëtar të Kulturës, por afatet bëhen të tensionuara, ndërsa çmimi – më i lartë. Kohën e fundit po qarkullon pyetja – a nuk mund të bëhet kryesia bullgare – kryesi në Bruksel. Ideja supozon që Bullgaria të shtojë përbërjen e përfaqësisë së përhershme në Bruksel dhe pjesa më e madhe e aktiviteteve të kryesisë së saj të zhvillohen aty. Kjo do të shkurtonte shpenzimet, por ndoshta do të kufizojë edhe aktivitetet, mbi të cilat politikanët bullgarë dëshirojnë të vënë theks. Njeri prej tyre është për shembull, Dita e Shkrimit Sllav dhe Kulturës Bullgare me 24 maj, rëndësinë e madhe të të cilit shteti bullgar dëshiron të prezantojë para tërë Evropës. Nga fakti a do të jetë kryesia bullgare në Sofje ose në Bruksel do të varet dhe zgjedhja e udhëheqësit të shtabit të saj operativ.

Çështjet e mëdha, prej të cilave varet suksesi i kryesisë janë lidhur me rendin kryesor të ditës të BE – rritja ekonomike, pakësimi i papunësisë, përfshirja sociale dhe barazia, siguria e shtetasve evropianë, migracioni, terrorizmi etj. Nuk përjashtohet mundësia që në kohën e kryesisë bullgare të imponohen çështje të vështira lidhur me Brexit dhe zgjerimin e mëtejshëm të BE.

Tani për tani kabineti pohon, se me mobilizim të plotë do të arrijë t’i përballojë sfidat. Pritjet për optimizëm kabineti i lidh me rrethanën, se në lidhje me përgatitjen për periudhën e re programore të BE ai në fakt ka krijuar ekipe ekspertësh në po thuaj të gjitha ministritë, të cilat janë gati të veprojnë edhe mbi çështjet e rendit të ditës së kryesisë.

Ndryshimi i periudhës së kryesisë jep një përparësi me karakter të brendshëm-politik. Zhvillimi i saj në gjysmën e parë të vitit 2018 në praktikë përjashton hipotezën për zgjedhjet parlamentare të parakohshme, në 2017, sepse kabineti i porsazgjedhur nuk do të mund të përballojë këtë përgjegjësi dhe njëkohësisht i jep një final të fortë kabinetit “Borisov”. Kjo rrethanë u jep stimul të fortë qeveritarëve për përballimin e sfidave të reja. A do të përfitojnë prej saj – do të kuptojmë nga veprimet e tyre praktike.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev

Klasa politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka frikë të njohë ekzistencën e fjalës "bullgar" atje

Kreu i shtetit Rumen Radev bëri thirrje për veprime konkrete të menjëhershme nga qeveria bullgare dhe institucionet evropiane për respektimin e parimeve evropiane për zgjerimin e Bashkimit Evropian. “Qeveria e re në shtetin tonë fqinj ka treguar..

botuar më 24-06-26 8.09.MD
Doc. Dr. Spas Tashev

Integrimi evropian nuk do të jetë ndër prioritetet kryesore të qeverisë së sapozgjedhur të Maqedonisë së Veriut

Festa e Frymës së Shenjtë në Bullgari shënohet edhe si Dita e Maqedonisë. Tradita filloi pas Kryengritjes së Ilindenit të vitit 1903, pasi fillimisht ishte Dita e Luftës për Maqedoninë dhe Edrenenë, dhe pas Luftës së Parë Botërore u bë "Dita e..

botuar më 24-06-24 4.03.MD
Ekrem Imamoglu

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryebashkiaku i Stambollit kritikoi marrëveshjen për emigrantët mes Turqisë dhe BE-së Kryetari i bashkisë së Stambollit dhe një kundërshtar i presidentit Erdogan, Ekrem Imamoglu, kritikoi ashpër marrëveshjen e vitit 2016 midis..

botuar më 24-06-21 1.47.MD