Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali “Pliskaart” prezantoi One Woman Show të violinistes Margarita Spasova

Foto: arkiv personal

Në kuadrin e Festivalit Veror në qytetit Pliska organizuar nga Fondacioni “Pliskaart” një koncert me vete kishte violistja Margarita Spasova. Ajo ekzekuton pjesa prej autori në violë. Gjatë kohës së koncertit incizon fragmente të veçanta dhe pas kësaj i rikrijon duke i pasuruar me tingëllime të reja të veglave të ndryshme muzikore dhe të zërit. Kështu veprat mbajnë në vet veten emocionet e momentit, në të cilin janë të krijuara.

Në fakt me koncertin e violinistes Margarita Spasova përfundoi Festivali Veror në qytetit Pliska. Në kuadrin e tij koncerte kishin solistët e Operës së qytetit Varna – Antoaneta Marinova, Vjara Zheljazkova dhe Illko Zahariev. Në shoqërim të pianistes Zhanet Benun ata interpretuan arie nga opera të njohura. Në afishen e veprimtarisë një koncert kishin tre pianistët – Miriam Ljuti nga Zvicra, Conjo dhe Ivan Kerekovski – at dhe bir. Ata prezantuan vepra nga epoka e romantizmit, si dhe vepra xhaz dhe pop. “Të gjitha programet ishin të përgatitura nga muzikantët posaçërisht për forumin tonë” – shpjegoi Veneciella Najdenova, themeluese e Fondacionit “Pliskaart” dhe drejtoreshë artistike e festivalit. Gjatë vjeshtës së vitit 2015 në Pliska – kryeqytetin e Shtetit të Parë Bullgar të quajtur nga historianët Dunavska Bëllgarija (Bullgaria Danubiane), u mbajt Festivali i Parë Muzikor. Pikërisht aty Veneciella Najdenova ndërtoi një sallë të mrekullueshme të koncerteve, për të cilën tregon:

“Bëhet fjalë për një sallë të vogël të koncerteve, e cila është pronë e fondacionit “Pliskaart”. Festivali Veror është një nga veprimtaritë e Fondacionit. Koncerti i muzikantes Margarita Spasova provokoi interesin e dëgjuesve. Ajo është një interpretuese dhe artiste tepër interesante. I bie violinës nga koha e Barokut, violës elektrike, shfrytëzon loopstation&beatbox. Krahas kësaj këndon në gjuhën gjermane, angleze dhe bullgare. Më duket, se ky ishte koncerti i saj i parë në Bullgari. Fondacioni ka për qëllim të zhvillojë jetën kulturore në qytetin Pliska. Kjo nuk është vetëm një vend lidhur me historinë e Bullgarisë. Të gjithë ne nga Fondacioni “Pliskaart” gëzohemi, se me koncertet banorët e këtij qyteti, jo aq të madh, do të dëfrehen me muzikë klasike. Shpresojmë, se verën e ardhshme do të arrijmë të organizojmë kurse verore për muzikantë të rinj. Kështu që t’u sigurojmë atyre mundësi të krijojnë, të këndojnë, të ekzekutojnë vepra në veglat e tyre muzikore. Kështu që ideja jonë, është që kjo sallë të kthehet në një rezidencë artistike, në një vatër muzikore dhe kulturore.”

Margarita Spasova lindi në Sofje në një familje të muzikantëve. I ati i tij është kompozitor dhe pedagog i teorisë muzikore. Nëna e saj është bashkëpunëtore shkencore. Filloi t’i bie violinës që kur ishte 4 vjeçare. Mbaroi Shkollën Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov” në Sofje. Që nga viti 1990 familja jeton në Gjermani. Margarita Spasova mbaroi degën instrumentale të Universitetit Folkwang në qytetin Esen. Studionte në klasat e violinës të profesorit Peter Daniell dhe profesorit Jacek Klimkeviç. Pas diplomimit specializoi dy vjet violinë të Barokut në Shkollën e Lartë të Muzikës në Këln te profesori Riçard Gvillt dhe mori titullin “Master”. Specializoi edhe oboe i Barokut dhe violinë xhaz në po këtë shkollë. Zhvillon një veprimtari aktive të koncerteve në Gjermani dhe në Evropë. Është pjesë e orkestrave të ndryshme të Barokut. Nga viti 2013 filloi të kompozojë dhe të eksperimentojë me vegla të ndryshme muzikore – violinë, violë, kitarë, oboe, në gjini të llojllojshme duke i gërshetuar muzikën klasike, xhaz, pop, world. Talenti i saj i shumanshëm, si dhe kombinimi i stileve të ndryshme e bën muzikën e saj në të vërtetë të papërsëritshme.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Orlin Goranov shënon 50 vjetorin në skenë me një turne

I preferuari i disa gjeneratave, magjepsësi i përjetshëm me zë prej kadifeje, Orlin Goranov, shënon 50 vjetorin në skenë me një turne. I pari nga koncertet është në Plovdiv më 26 qershor, pasuar nga pesë të tjera në qytetet më të mëdha të vendit...

botuar më 24-06-26 8.10.PD

“Pikëpyetje të mahnitshme”… Stefan Vëlldobrev dhe "Të dyshuarit e zakonshëm" po shkojnë në turne

Stefan Vëlldobrev dhe "Të dyshuarit e zakonshëm" i pret një verë e nxehtë - më 27 qershor, ata do të fillojnë një turne në mbarë vendin, duke filluar nga qyteti Ruse, në të cilin do të prezantojnë albumin e ri "Pikëpyetjetë mahnitshme". Ai..

botuar më 24-06-25 8.20.PD

“Fenomen” – një këngë me një mesazh të fortë

Shumë energji rinore rrjedh nga kënga "Fenomen" e Niki R:ce. Ky është emri artistik i këngëtares Nikoll Rizova, e cila ishte pjesë e grupit të fëmijëve “Bon-Bon” . Pranë saj si në muzikë ashtu edhe në jetë është Cvetan Marinov, të cilin e njohim..

botuar më 24-06-21 8.10.PD