Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shqetësimet e Sofjes për situatën në Turqi po mbeten

БНР Новини
Foto: BGNES

Në deklaratën e parë publike për mediat dy javë pas provës për grusht shteti në Turqi, Ambasadorja e Sofjes në Ankara Nadezhda Nejnski deklaroi se tani gjëja më e rëndësishme për Bullgarinë është që Turqia të mbetet e qëndrueshme, sepse në qoftë se ajo destabilizohet marrëveshja e saj me BE-në për refugjatët nuk mund të funksionojë. Zonja Nejnski paralajmëroi se në qoftë se Turqia hyn në spiralin e dhunës dhe të represioneve ajo nuk do të trajtohet si një shtet i sigurt për refugjatët, kurse e drejta evropiane përjashton kthimin e refugjatëve në shtetet, ku nuk ka garanci sigurimi.

Që të mos ketë dallime në vlerësime, gjatë vetë provës për grusht shteti dhe gjatë ditëve rreth saj me urdhër nga Sofja Ambasadorja nuk bënte deklarata dhe me këtë u ngarkuan vetëm disa persona të veçantë zyrtarë të nivelit të lartë. Siç duket deklaratat e Nejnskit u janë nënshtruar urdhrave të Sofjes.

Dy javë më vonë Ambasadorja në fakt shprehu shqetësime, të deklaruara qartë nga Kryeministri Bojko Borisov vetëm një ditë pas provës për grusht shteti, kur ai tha se në qoftë se Turqia ishte gjendur në situatë destabilizimi, atëherë Bullgaria do të duhej t’i pranonte refugjatët si vendi i parë i sigurt për të gjithë që ikin nga konfliktet. Përsëritja e tezës së njëjtë dy javë më vonë, edhe pse nga Ambasadorja Nejnski, është shenjë se ky shqetësim po mbetet.

Gjatë disa ditëve të fundit nga pala turke ishte deklaruar disa herë se marrëveshja me BE-në për kthimin e refugjatëve do të shpallet jovalide në qoftë se nuk respektohet angazhimi për regjim pa viza për shtetasit turq në BE. Mirëpo, Komisionari evropian Dimitris Avramopulos bëri të ditur se Turqia do të vazhdojë të respektojë angazhimet e saj dhe qeveria bullgare nuk ka në plan ta ndryshojë politikën e vet sa i përket kësaj çështjeje. Mirëpo, deklaratat e paqarta e bëjnë Sofjen që të jetë e vëmendshme dhe të planifikojë masa për parandalimin e situatave të pakëndshme për Bullgarinë.

Tani shqetësimi i madh është se në qoftë se në Turqi shkelen të drejtat e njeriut dhe në qoftë se të gjithë pjesëmarrësve në grushtin e shtetit nuk u sigurohet një proces i drejtë, BE-ja me të vërtetë nuk do t’i sigurojë Ankarasë regjim pa viza. Tani për tani ka shenja për shkeljen e të drejtave të njeriut, siç ka edhe reaksione radikale të disa vendeve evropiane, si për shembull ai i djeshëm i Austrisë, kur Ministri i Punëve të Jashtme Sebastian Kurc i bëri thirrje BE-së për të menduar për një marrëveshje alternative me Turqinë për refugjatët. Sipas Vjenës, BE-ja si fillim ka nevojë për “një mbrojtje efektive në kufi dhe në breg” dhe për drejtimin e migrantëve të kapur ilegalë në qendrat, nga ku ata mund të dërgohen në vendet e tyre, ose në shtetet e sigurta të transitit.

Shqetësimet e Sofjes po forcohen suplementarisht për shkak të aktivizimit të kanaleve të trafikimit të migrantëve përmes Bullgarisë, sidomos kohët e fundit. Në këtë lidhje Ministrja bullgare e Punëve të Brendshme Rumjana Bëçvarova bëri të ditur se për ndërprerjen e këtyre kanaleve do të krijohet një strukturë e posaçme pranë MPB-së Pritet që së shpejti në vend të mbërrijnë 60 oficerë polakë dhe teknikë e specializuar, të kërkuara nga agjencia evropiane FRONTEKS për kontroll më efektiv kufitar.

Proceset e migracionit janë kaq dinamike se madje lajmet e mira në këtë drejtim janë një qetësim i vogël. Si na qetëson për shembull lajmi se në Serbi ka pakësim të fluksit të migrantëve nga Bullgaria dhe riorientim të rrymave të deritanishme të refugjatëve përmes shteteve të tjera, në qoftë se ky pakësim është gërshetuar me rritjen e fluksit të migrantëve në Greqi, gjysma prej të cilave janë përqendruar në kufijtë me Bullgarinë dhe Maqedoninë? Përveç kësaj çdo një lajm është i parafundit.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

7 parti në parlamentin e ri, 7 pikëpamje për qeverisjen e ardhshme

​ Shtetësia vuan nga përçarja. Votuesi bullgar dëshiron ndryshime dhe detyra e politikanëve është t'i zbatojnë ato - të planifikuara, të ndërgjegjshme dhe të arsyetuara. Jetojmë në një kohë jashtëzakonisht dinamike, jetojmë në një kohë të ndarë. Me..

rinovuar më 24-06-19 4.41.MD
Prof.Ognjan Gerxhikov

Prof. Ognjan Gerxhikov: Ka ardhur koha për një ndryshim në sistemin zgjedhor dhe për shfaqjen e një projekti të ri politik kuptimplotë

Data 19 qershor 2024 është një datë themelore për Legjislaturën e 50-të të Kuvendit Popullor të Bullgarisë. Presidenti Rumen Radev thirri 240 përfaqësuesit e sapozgjedhur të popullit në seancën e parë. Me votimin e parakohshëm parlamentar, bullgarët..

botuar më 24-06-19 6.55.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Me zgjedhjet për PE në Slloveni, votuan edhe për votim preferencial, eutanazi dhe kanabis për qëllime mjekësore. Në zgjedhjet për Parlamentin Evropian në Slloveni më 9 qershor, pjesëmarrja tejkaloi 41%  dhe ishte më e larta që nga viti..

botuar më 24-06-14 5.35.MD