Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Sofja merr frymë” – për vit të shtatë të radhës

БНР Новини
Foto: sofiadisha.com

“Rritet, por nuk plaket”. A ju flet kjo për diçka? Motoja e Sofjes qartazi e prezanton qytetin, të tillë siç është. Një mjedis i cili ndryshon vazhdimisht, një vend për ide të reja, por gjithmonë në një unitet me historinë e kryeqytetit bullgar. Një vazhdimësi, e cila vërehet në një sërë ngjarjesh dhe festivalesh kulturore, të krijuar gjatë viteve të fundit tek ne. Festivali “Sofja merr frymë” tanimë 7 vjet u jep një jetë të re rrugëve emblematike të Sofjes gjatë periudhës së verës, me të cilën kthehet në një skulptor të mjedisit multikulturor modern të qytetit.

Fillimi është vënë gjatë vitit 2010. Koncepti i përgatitur ka qenë mbi bazën e një përvoje shumë serioze evropiane, por të përkthyer në gjuhën e realitetit tonë. Kështu kanë vendosur të prezantojnë veprimtari të ndryshme dhe autorë, të cilët merren në sferën e artit, të sportit dhe të punimit me dorë. Duke prezantuar mjeshtëritë dhe talentet e tyre në rrugë, publiku bëhet i ndjeshëm me përjetimet e tyre dhe kështu secili mund të ri zbulojë interesa të reja për veten e vet. Rruga e parë, në të cilën fillon “Sofja merr frymë” është “Car Ivan Shishman”, dita është një e diel e muajit gusht, kurse tradita po vazhdon për vit të 7 të radhës.

Gjatë kësaj vere festivali për kulturë të qytetit do të jetë më i madh dhe më marramendës sa kurdoherë tjetër. Qëllimi i festivalit “Sofja merr frymë” është të kthehet në një markë kombëtare, për të cilën është përgatitur strategjia e sivjetshme. Hollësira na tregon Kristina Spasovska, kurator dhe koordinatore e përgjithshme e festivalit.

“Ne mendojmë se festivali “Sofja merr frymë” është një mundësi për tërheqjen dhe zhvillimin e publikut në Bullgari. Për 7 vjetët, gjatë të cilëve po zhvillohet festivali vihet re se çfarë interesi të madh përbën ai për publikun. Në të janë të pranishëm njerëz të moshave të ndryshme, me interesa dhe profesione të ndryshme. Gjithnjë e më shumë të huaj dhe turistë i vizitojnë ngjarjet tona. Sivjet Ministria e Turizmit, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Aeroporti i Sofjes e përkrahin prezantimin e festivalit jashtë vendit. Për këtë qëllim në aeroport kemi organizuar një flashmob me valltarë, të cilët do t’i dëfrejnë udhëtarët të cilët mbërrijnë ose nisen.”

Gjatë organizimit të një ngjarjeje të tillë gjithmonë ka pengesa. Vetëm për një të diel nevojitet bashkëpunim midis mbi 50 organizatave. Kuptohet se, gjithmonë ka ndonjë qytetar të pakënaqur i cili nuk e ka kuptuar njoftimin për ditën e festivalit, por në vet rrugët dominon gjendja e mirë shpirtërore. Prapë së prapi kjo është një mundësi e mirë për prodhuesit e mallrave bullgare dhe krijuesit të takohen sy më sy me publikun e vet dhe të kuptojnë se çfarë kërkohet ose pëlqehet dhe në këtë mënyrë të përmirësojnë biznesin e vet.

“I motivojmë artistët të “punojnë” me mjedisin qytetar dhe në këtë mënyrë të rinovojnë hapësirat publike, dhe kështu të ringjallin lidhjen e njerëzve me qytetin. Çdo javë do të ketë artistë të ndryshëm, të cilët do të marrin pjesë në festival. Aksentët bazë sivjet në artet virtuale do të jenë të lidhura me ekspozimin e krijimeve të piktorëve, të fotografisë rrugore me projektin “People of Sofia”, si dhe fushata “Jepe në Cirilikë” që prezanton dizajn të njohur grafik dhe shikimin e tyre për prioritetet e alfabetit tonë. “ Kemi përfshirë dhe një ekspozitë fotografike të Eli Conovas – “Midis Berlinit dhe Sofjes”. Për herë të parë do të ketë dhe prezantim të kinemasë me një metrazh të shkurtër.”

E ndryshmja në këtë edicion të festivalit “Sofja merr frymë” është aplikimi i zonave dhe të përkrahjes së forcuar të kauzave sociale në lokacione të ndryshme. Cilat janë ato?

“Çdo një zonë përkrah kauzë në drejtim të vet. Zona e fëmijëve përkrah kauzën – “Jo, dhunës mbi fëmijët”, zona krijuese përkrah artin e pavarur, zonën e pazarit – një punim me dorë dhe prodhimi bullgar, kurse zona sportive përkrah mënyrën aktive të jetesës. Kjo ndarje e pjesëmarrësve të ndryshëm në grupe, do të kontribuojë për prezantimin më të mirë përpara publikut, kurse qytetarët do të orientohen më lehtë dhe do të zgjedhin atë e cila u është interesante.”

Organizatorët premtojnë dhe gjatë këtij gushti të mund të ndiejmë frymën e kulturës së huaj.

“Deri në këtë moment gjithmonë prezantuam artist ndërkombëtarë të cilët jetojnë në Sofje prej viteve të gjata. Sivjet, gjatë së dielës së fundit të festivalit, kemi përgatitur një kënd korean dhe një prezantim të artit japonez. E vërteta është se, gjithmonë kërkojmë mënyrë të integrojmë në programin tonë multikulturën dhe larminë e një kryeqyteti evropian, siç është Sofja.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

„Mbi shkronjat“ e Çernorizec Hrabër

Kur u krijua alfabeti gllagolik?

A është alfabeti sllav bullgar? Me interpretimet e ndryshme të fakteve historike të nxjerra jashtë kontekstit konkret, gjithnjë e më shpesh mund të lexojmë se dy vëllezërit e Selanikut Kirill dhe Metodij e krijuan shkrimin më të vjetër sllav..

botuar më 24-05-24 8.35.PD
Petër Bogdan Bakshev, vizatuar nga Vasill Goranov

Prezantuan historinë më të vjetër bullgare nga shekulli i XVII-të

Një riprodhim i dorëshkrimit të peshkopit Petër Bogdan "Për lashtësinë e atdheut dhe për çështjet bullgare" - traktati i parë historik për Bullgarinë, që i paraprin gati një shekull të famshmes "Historia sllave bullgare" nga At Paisij , u prezantua..

botuar më 24-05-21 3.36.MD
Universiteti Comenius i Bratislavës

Po bëhet gati një shekull nga fillimi i studimeve të gjuhës bullgare në Sllovaki

Interesi për studimin akademik të gjuhës bullgare në Sllovaki daton gati një shekull më parë. Në vitin 1919 u themelua Universiteti Comenius në Bratislavë. Dy vite më vonë u krijua Fakulteti Filozofik ku studiohen të gjitha degët humanitare. Aty, gjatë..

botuar më 24-05-18 9.00.PD