Fantazia njerëzore nuk njeh kufijtë. Ajo është e lirë dhe mund të shëtisë nëpër tërë Galaktikën dhe të krijojë bota të reja. Mirëpo, kur fantazia është e motivuar me dituri dhe shfaq një fije arsye, ajo shndërrohet në një zbulues dhe krijues, këtu dhe tani.
Javor Ivanovi tashmë krijoi botën e vet të re, të cilën e përkrahu me një diplomë të arkitekturës dhe me shumë dituri në fushën e astronomisë dhe kozmonautikës, të cilat i grumbullon që nga fëmijëria. Prandaj nuk është aspak e çuditshme, se në krahët e imagjinatës ai kaloi rrugën deri te Marsi. Projekti i tij “Marsianec” – marsian, për ndërtimin e një baze në Planetin e Kuq, bënë përshtypje jo vetëm me guximin të matë forcë në një fushë me prioritet të studiuesve të mëdhenj të NASA-së, por edhe me vërtetësinë e tij.
“Ajo përbëhet nga 88 fragmente, të cilat transportohen nga një në Mars. Të ngjitur me njeri tjetrin ata formojnë një hapësirë të madhe të brendshme. Në të parashikoj të ketë një laborator, një sallë për sport, dhoma për fjetje, kuzhinë, të ndara për prodhimin e karburantit të raketave. Midis zonave të veçanta ka të ashtuquajturat ekluza ajrore, të cilat krijojnë një siguri më të madhe për astronautët. Krahas kësaj janë të siguruara oksigjeni, rryma elektrike dhe uji – resursi më i çmueshëm në Mars, si dhe sistemi akuaponika për rritjen e bimëve. Me të astronautët do të prodhojnë ushqim për veten.”
Ultësia Ismenius Kavus është më e përshtatshme për dislokimin e bazës. Në të dita e astronautëve do të kalojë në veprimtari kërkimor shkencore përjashta, punë në laborator, komunikim me Tokën. “Skajpi” midis dy planetëve do të përfshijë video dhe njoftime me shkrim, të cilët do të mbërrijnë me vonesë nga 12 minuta. Dita në Planetin e Kuq do të zgjatet pothuajse aq, sa zgjatet në Tokë, pak më se 24 orë. Atmosfera aty është tepër e rralluar. Temperatura mesatare është minus 63 gradë dhe shpesh herë era mban pluhurin.
“Udhëtimi vazhdon 210 ditë, qëndrimi – 550 ditë dhe kthimi prapë është 210 ditë – shpjegon Javor Ivanovi. – Gjatësia është e tillë, sepse çdo dy vjet midis Tokës dhe Marsit ka një cikël, kur është më e përshtatshme nga pikëpamja e efektivitetit energjetik të dërgohen ngarkesa. Ndryshe ekipi në Planetin e Kuq do të ndërrohet ashtu, siç kjo bëhet në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar. Përsa i përket rrezatimit – në mbulesën e anijes kozmike do të ketë një shtresë speciale, e cila do të mbrojë nga rrezatimi i dëmshëm kozmik dhe diellor.”
Ndryshe nga ëndrrat futuristike, projekti i Javor Ivanovit është i përshtatur me kërkesat e NASA-së dhe mund të realizohet me materiale moderne në 20 vitet e ardhshme.
“Sipas planeve të NASA-së njeriu do të ngjitet në Mars deri në vitin 2035 – është i bindur arkitekti. – Kompanitë private si SpeceX kanë ambicien, që kjo të bëhet më herët. Mirëpo, sipas meje, kjo mund të ndodh përafërsisht rreth vitit 2040. Kjo do të thotë, se deri në vitin 2055 ka mundësi që në Mars të ketë një bazë. Ajo mund të ndërtohet në kuadrin e 4-5 viteve. Secili prej fragmenteve do të punohet në Tokë dhe do të dërgohet në Mars për një periudhë nga 6 deri në 8 vjet.”
Hëna ose Marsi – cila prej këtyre dy planetëve të sistemit diellor do të popullojmë më parë?
“Dy ata planetë nuk përjashtohen njëra tjetra – është kategorik Javor Ivanovi. – Hëna mund të jetë hapi i parë drejt arritjes së Marsit, sepse është më afër Tokës. Por Marsi ka kushte më të favorshme për jetë, duke përfshirë edhe kohëzgjatja e ditës. Thënë në përgjithësi njeriu do të ndjejë veten më mirë në Mars, se sa në Hënë.”
Javor Ivanovi ëndërron të shkojë në Mars dhe të shikojë me sytë e tij një bazë bullgare aty. Me projektin e tij ai merr pjesë në një konkurs ndërkombëtar të arkitekturës kozmike. Ai do të bëhet i lumtur në se do të përfitojë mundësi, që para shkencëtarëve bullgarë të paraqesë projektin e tij për popullimin e Marsit.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..
Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull,..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga..