Bashkëbiseduesi Jasen Xhabirov është një i ri i njohur për auditorin e Radio Bullgarisë me projektet e tij “Sofja nga shikimi i zogut” dhe “16 kisha të Sofjes nga lart”. Projekti i tij më i ri “Arti mbi çatitë e Sofjes” gjithashtu përbën interes. Kompilimi i fotografive të bëra me dron, vjen të na sugjerojë, se në përditshmen e tensionuar dinamike dhe në kaosin urban, shpesh herë nuk shikojmë kënde të bukura të qytetit, në të cilin jetojmë. Në fotografitë zbulojmë shumë skulptura, ora dhe figura, të cilët ndodhen mbi çatitë e godinave të kryeqytetit. Disa prej tyre ngazëllojnë shikimin tonë çdo ditë, ndërsa të tjerë kurrë nuk i kemi parë dhe vështirë i dallojmë. Shumica prej godinave janë të ndërtuara sipas projekteve të arkitektëve evropianë, ose bullgarë, të cilët e kanë mbaruar arsimin jashtë shtetit.
Për idenë dhe për realizimin e projektit më shumë hollësi sjell vet Jasen Xhabirov: “Një nga pasionet e mia më të dashura është të fotografoj rrugët. Përderisa bëj shëtitje më pëlqej të bëjë edhe fotografi. Kështu zbulova ato godina. E përbashkëta midis tyre është dekorimi i bollshëm. Godinat janë në stilin barok dhe secesion. Kur fillova të mësoj historinë e tyre, zbulova, se shumica prej tyre u ndërtuan në vitin 1920. Godina e cila bënë përshtypje më të madhe ndodhet në udhëkryqin e rrugëve Ivan Vazov dhe Rakovski. Kjo është një godinë bankare, sipër së cilës ka një kompozim nga një grup njerëzish, të cilët mbajnë në duart një globe.”
Me siguri nuk është lehtë, që njeriu të kapë momentin e saktë për fotografinë perfekte.
“Më vështirë është që të zbulohet drita e mirë, moti i përshtatshëm. Ndryshe godinat gjithnjë ngrihen atje ku janë të ndërtuara – shpjegon Jasen Xhabirovi. – Kur bëj fotografitë preferoj, që qielli të jetë i kthjellët ose me pak re. Është mirë, që ornamenti, të cilin dëshiroj të fotografoj të jetë i ndriçuar. Ka raste, kur e vizitoj vendet nga disa herë, që të ripërtërij fotografitë në kushte dhe në kohë të përshtatshme.”
Në të ardhmen entuziasti i ri ka ndërmend të realizojë një projekt specifik. Ai lidhet me fotografimin e vendeve jo aq tërheqëse në kryeqytet – zonat industriale, lagjet, shtëpi të braktisura. Qëllimi i këtij projekti do të jetë të paraqesë pamjen e vërtetë të Sofjes. Ky do të jetë një film. Si do të reagojë auditori, duke parë këndet jo aq të bukura të qytetit do të zbulojmë më vonë. Tani për tani “Arti mbi çatitë e Sofjes” mahnit dhe u sjell gëzim vizituesve.
“Shumë interesante janë reagimet e publikut në Facebook. Hasen komente të llojllojshme. Edhe trashëgimtarët e godinave më shkruajnë dhe më tregojnë historitë e ndërtimit. I përbashkët është qëndrimi, se kjo bukuri, që është sipër vështirë zbulohet.”
Një gjë tjetër interesante, me të cilën merret Jasen Xhabirovi dhe kolegët e tij është longboard-i elektrik, me të cilin ai erdhi në takimin tonë. Ky mjet për lëvizje arrin një shpejtësi deri në 45 kilometra në orë dhe mund të vihet në lëvizje edhe nga distanca. Longboard-i është i lehtë dhe mund të transferohet pa probleme. Krahas kësaj mund të shfrytëzohet edhe në shtigjet për biçikleta.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Jasen Xhabirov dhe Lluiza Llazarova
Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..
“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju..