Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Universitetin e Lisbonës studiohen bullgarishtja dhe pesë gjuhë të tjera sllave

Universiteti i Lisbonës
Foto: Krasimir Martinov

Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i gjuhës bullgare është pjesë e Qendrës për Gjuhët dhe Kulturat Sllave të Fakultetit të Shkencave Humanitare në Universitetin e Lisbonës, ku studiohen edhe pesë gjuhë të tjera sllave. Udhëheqës i qendrës është bullgari prof. Georgi Hristovski.

“Ka shumë qendra të ngjashme në botë - shpjegon prof. Hristovski. - Por ndërsa në shumicën e vendeve numri i gjuhëve që studiohen është i kufizuar - midis dy dhe katër, në Universitetin e Lisbonës ne mësojmë gjashtë gjuhë sllave. Ato janë gjuha bullgare, ruse, sllovene, polake, çeke dhe kroate. Gjithashtu vini re se arsimi i lartë në Portugali është 3-vjeçar, sipas procesit të Bolonjës për arsim më të përballueshëm në Bashkimin Evropian. Veç kësaj, këtu nuk ka pasur kurrë më parë tradita në studimet bullgare, siç kemi në Poloni, Çeki, Hungari etj. Dhe, në praktikë, ia kam hapur rrugën rreth 30 vjet më parë, duke përfshirë përzgjedhjen e lektorëve të gjuhëve të ndryshme në atë kohë. Si suksesin tonë e konsiderojmë edhe faktin që gjuhët sllave këtu mund të studiohen si një degë e dytë, si lëndë me zgjedhje të lirë në çdo fakultet, si dhe si një kurs për persona që nuk janë studentë. 

Së bashku me rolin e tij kryesor në Qendrën për Gjuhët dhe Kulturat Sllave, për më shumë se 20 vjet Prof. Georgi Hristovski ka qenë pedagog i morfologjisë dhe fonologjisë së gjuhës portugeze në Universitetin e Lisbonës – një punë që nuk i besohet lehtë një të huaji. E folura dhe Komunikimi dhe Sociologjia e Komunikimit plotësojnë angazhimet profesionale të profesorit. Ai është gjithashtu personi që në vitin 1985 hapi lektoratin e gjuhës bullgare.
Prof. Georgi Hristovski
Shumica e studentëve që zgjedhin gjuhën bullgare janë portugeze, por kemi pasur edhe nga vende të tjera sllave, edhe nga Italia, Kina...”

Sipas prof. Georgi Hristovski, perspektiva e gjuhës bullgare në Portugali është që të mbetet pjesë përbërëse e sllavistikës. Kjo është arsyeja pse Qendra për Gjuhët dhe Kulturat Sllave, të cilën ai e drejton, thekson punën shkencore të specialistëve të gjuhëve.
Botime të Qendrës
“Gjithmonë ua them këtë kolegëve të mi: organizohet një ngjarje, për shembull, nga ana çeke - një prezantim, një konferencë apo diçka tjetër. Të gjithë shkojmë. Nëse organizohet nga ana ruse ose bullgare - ne i mbështesim. Ne jemi të gjithë në këtë së bashku. Vetëm kështu mund tia dalim. Dhe njerëzit kuptohen mirë. Ata flasin me njëri-tjetrin si kolegë që shkëmbejnë informacione, shkëmbejnë të dhëna etj.''

Ana Karina Prokopisi është pedagoge e gjuhës ruse në Qendrën për Gjuhët dhe Kulturat Sllave. Ajo është portugeze, e martuar me një ukrainas. Gjatë vizitës sonë në Universitetin e Lisbonës, ajo ishte fjalëpakë, për shkak të sikletit, por gjithsesi arritëm ta bindnim që të na thoshte disa fjalë për profesorin, morëm vesh edhe për një nga projektet që qendra sllave në Lisbon po punon.
Prof. Georgi Hristovski dhe Ana Karina Prokopisi
“Jemi shumë të kënaqur me profesorin dhe me mënyrën se si po zhvillohet qendra. Prof. Hristovski nuk është vetëm udhëheqës. Mbi të gjitha, ai është një mik i mirë. Një nga sukseset tona është edhe projekti me të cilin jam duke punuar, me të cilin kemi fituar mbi njëqind aplikime të tjera. Ai është i orientuar drejt mjediseve akademikëve në vendet portugeze-folëse. Në përgjithësi, për ta ne organizojmë konferenca të quajtura "Faqe nga letërsia ruse", një herë në dy vjet zhvillojmë një konkurs përkthimi, ku ftojmë përkthyes nga rusishtja në portugalisht dhe nga portugalishtja në rusisht. Në këtë mënyrë prezantohet kultura dhe letërsia e dy vendeve, që është e dobishme për pedagogët në fushën e studimeve humanitare.

Foto: Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. Bettany Hughes

Prof. Bettany Hughes: Bullgaria është një vend shumë i veçantë

Në Ambasadën e Bullgarisë në Londër, Prof. Bettany Hughes prezantoi pjesë nga seria e filmave të rinj të BBC – “Thesaret e Bullgarisë”.Hughes është autore e dy episodeve "Thesaret e Bullgarisë" nga seria dokumentare "Thesaret e botës", që..

botuar më 24-12-09 7.05.PD

Galeria e Qytetit të Varnës përcjell vitin me një ekspozitë të studentëve të Universitetit të Veliko Tërnovos

Fakulteti i Arteve të Bukura në Universitetin e Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" feston përvjetorin e gjysmëshekullit me një ekspozitë interesante të bazuar në punët e diplomës të studentëve dhe punimet e profesorëve aktualë të universitetit të..

botuar më 24-12-08 7.05.PD

Sonja Jonçeva: Kultura nuk është vetëm e ardhmja jonë, por është çelës për një shoqëri më të mirë

“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju Jork. Në këtë datë, pikërisht 101 vjet pas lindjes së Callas, një grua bullgare, një yll i vërtetë..

botuar më 24-12-04 7.35.PD