Zhivka Shopova është poete, autore e teksteve për muzikë pop dhe xhaz, të cilat i krijon në bazë të melodive të gatshme dhe është një nga më të mirët në këtë fushë. Punon me kompozitorë të ndryshëm dhe më shpesh – me bashkëshortin e saj – Konstantin Cekov nga grupi i njohur FSB.
A ka ajo ndonjë tekst më të parapëlqyer?
“Zakonisht më pëlqen më shumë teksti i fundit që kam shkruar, mirëpo ai shpejt mbetet pas shpinës sime. Gjithmonë shikoj nga gjëja që është para meje, kështu është më interesante. Më pëlqejnë aventurat, nuk qëndroj në një vend gjatë. Vazhdimisht ka ide të reja, të cilat i plotësoj me ndihmën e shumë njerëzve rreth meje. Me kalimin e kohës kuptova diçka – më e rëndësishmja është që njeriu të punojë me një ekip të besueshëm, me të cilin ka pikëpamje të afërta artistike. Nuk më pëlqen negativizmi që e ka pushtuar botën. Parapëlqej optimizmin. Jam falënderuese për këtë se që nga fëmijëria ndodhem në një ambient artistik. Njeriu duhet të krenohet me familjen e vet. S’ka gjë më të rëndësishme, pavarësisht se cila janë profesionet e prindërve. Unë në të vërtetë krenohem me babin tim. Kjo është gjëja që ka një ndikim më të fortë mbi formimin e personalitetit tim. Nuk dua të them se në se nuk ke rritur në një ambient të tillë, në se nuk ke familje artistike nuk ke mundësi për suksese në sferën shpirtërore. Unë flas vetëm për mua, për bazën time të fortë që e kamë akoma nga fëmijëria, e cila më dha shumë mundësi. Më pëlqen shumë çasti kur një kompozitor vjen tek unë me një melodi të gatshme dhe unë duhet ta shkruaj tekstin për të. Unë punoj me shumë krijues, mirëpo në shumicën e rasteve kjo ndodh midis meje dhe bashkëshortit tim – Konstantin. Ka shumë hollësira profesionale, të cilat i kam parasysh kur shkruaj tekst për ndonjë këngë. Nuk është e lehtë, mirëpo procesi i krijimit më pëlqen shumë.
Gjithmonë kur vij në Radion Kmbëtare Bullgare jam e lumtur – vazhdoi Zhivka Shopova. Tërë fëmijëria ime është lidhur me të. Në fillimin e të 60-ave shpallën një konkurs për pjesëmarrës në radio teatrin për fëmijë. Më pranuan. Ndoshta akoma ruhen ato xhevahire të vërteta të dramaturgjisë për fëmijë, të cilat i incizuam çdo ditë në vazhdim të viteve të shumta. Me grupin “Këndoni me ne” gjithashtu incizuam në Radio. Ishim 5 vajza, të cilat kënduam në pesë zëra, kam shumë kujtime ë mrekullueshme. Ky ishte grupi i parë në Bullgari për këngë zbavitëse për fëmijët. Krijuam këngë të cilët dëgjohen edhe sot. Gjithçka, të cilën e kam bërë gjatë fëmijërisë më ndihmon në punë. Kryesisht për krijimin e teksteve. Zakonisht përdor gjendjen time shpirtërore të çastit apo ndonjë joshje kalimtare. Deri tani nuk më ka ndodhur që ndonjë kompozitor të më japë udhëzime për përmbajtjen e vjershave. Zakonisht më thuajnë: “I bëj vjershat kështu, siç i ndien”. Më kujtohet se kur shkrova tekstin e këngës “Tjerti” (një nga hitet e këngëtarit të muzikës xhaz Vasill Petrov) bashkëshorti im ishte për një turne dhe ndoshta më ka munguar shumë. Kështu lindi historia për “tjetrin” – “unë jam tjetri, nuk ndihem i vetëm, me ty plotësoj të gjitha ditët e mia...”
Zhivka Shopova ka shkruar dhjetëra tekste për këngë fëmijësh. Ato janë të njohur në interpretim të këngëtarëve të vegjël të formacionit “Bon Bon”. Një nga këngët, të cilat i pëlqejnë më shumë është “Delja” me muzikën e kompozitorit Boris Çakërov. “Më quajnë dele, qenkam e paedukuar... E shquara jam me fillin e leshit...” – thuhet në të.
Dhjetëra janë tekstet e saj të paharrueshme, shumë të preferuara nga publiku bullgar. I urojmë sukses në krijimin e vargjeve të reja të mrekullueshme!
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Duke i qëndruar besnike stilit të saj të butë dhe elegant, këngëtarja Bellosllava arrin gjithmonë të na befasojë. “Të pëlqej” titullohet kënga e saj më e re, këtë herë me reperin Bobo. Teksti është i saj, ndërsa muzika dhe aranzhimi janë të pianistit Zhivko..
Pasi vite më parë këngëtarja Desi Dobreva prezantoi versionin e saj të këngës së njohur të Maria Nejkovës , tani ajo na ofron një interpretim edhe më të ri dhe më modern të këngës “Të dy” - një remix i krijuar nga Fabrizio Parisi. Në të, DJ i famshëm..
Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) hap Festivalin Muzikor kushtuar Vitit të Ri në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Në koncertin "Nata e Shenjtë", këngëtarët e rinj do të prezantojnë këngë të dashura nga e gjithë bota për të na ngrohur..