Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekstradimi i Bjujukut u politizua

БНР Новини
Foto: aa.com.tr

Papritmas gjatë pushimeve verore ekstradimi i një shtetasi turk nga Bullgaria shkaktoi tension midis institucioneve. Abdulah Bjujuku i ekstraduar konsiderohet nga autoritetet turke ndihmës i Fethullah Gjulenit, i cili banon në SHBA , të cilin Ankaraja e konsideron organizator të provës për grusht shteti më 15 korrik. Pala turke kërkoi ekstradimin e Bjujukut që para provës për grusht shteti me motivin se ka hetim kundër tij për terrorizëm dhe larje të parave të pista, por pala bullgare nuk e respektoi kërkesën dhe Gjykata e Apelit të Sofjes e refuzoi përfundimisht gjatë muajit mars. Ndërkaq, në fund të shkurtit Bjujuk parashtroi kërkesë në Presidencë për strehim politik. Mirëpo, kërkesa e tij u refuzua më 27 korrik – 12 ditë pas provës për grusht shteti. Derisa Bjujuk e priste përgjigjen e kërkesës për strehim, afati tremujor i qëndrimit të tij të ligjshëm në Bullgari skadoi dhe ai u arrestua për shkak të dokumenteve të parregullta gjatë një kontrolli të rregullt të Ministrisë Bullgare të Punëve të Brendshme. Ai iu dorëzua menjëherë autoriteteve turke në pikën e kalimit kufitar “Kapëkule”, pa pasur mundësi për ta apeluar masën e sigurisë. Për këtë shkak Bullgaria tashmë është dënuar një herë nga Gjykata Evropiane për të drejtat e Njeriut në Strasburg.

Në fakt një kërkesë e Turqisë, e cila u refuzua me vendimin e gjyqit, u plotësua me një masë administrative të pushtetit ekzekutiv. Juristët janë të mendimit se po të hyjë në fuqi akti gjyqësor, me të cilin refuzimi i ekstradimit është argumentuar me rrezikun në Turqi, veprimet kundër Bjujukut, të cilat janë në kundërshtim të të drejtave kryesore dhe dorëzimi i tij nga pala bullgare janë në kundërshtim të ligjit. Madje avokati Mihaill Ekimxhiev e krahasoi procedurën e dorëzimit me rrëmbim mafioz. Avokatja e Popullit Maja Manollova komentoi nga ana e vet se duke e ekstraduar shtetasin turk nga vendi, pa pasur ai mundësi për ta apeluar masën e sigurisë në gjykatë, MPB-ja e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, Kushtetutën bullgare dhe Ligjin për refugjatët. Ajo nguli këmbë që Ministria të fillojë të zbatojë detyrën e saj ligjore dhe të informojë Avokatin e Popullit dhe organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut për ndërmarrjen e masave të tilla administrative.

Rrethanat, në të cilat u zbatua ekstradimi, shkaktuan dyshime se shtetasi turk është ekstraduar kundrejt premtimeve të Ankarasë për të mos dërguar refugjatë në Bullgari, ose kundrejt rikthimit të një shtetasi turk, të akuzuar për vdekjen e dy motoristëve bullgarë. MPB-ja refuzoi këto dyshime, duke siguruar se ekstradimi është koordinuar me Interpolin dhe është në përputhje me sigurinë kombëtare. Duke provuar për ta nënvlerësuar rastin, një përfaqësues zyrtar i dikasterit theksoi se që nga fillimi i vitit me procedurën e njëjtë janë dërguar në Turqi 31 shtetas të saj të tjerë, kurse nga Bullgaria janë larguar gjithsej 500 të huaj. Mirëpo, ai harroi të saktësojë nëse edhe ata, si Gjuleni, kanë qenë objekt akuzimesh politike në atdhe.

Sidoqoftë, kazusi u politizua. Një prej shkaqeve për këtë është lidhur me faktin se mu para ekstradimit, Ministri turk i Punëve të Jashtme Mevljut Çavushoglu deklaroi se megjithë refuzimin zyrtar të gjyqit, do të ketë ekstradim. Ka të interesuar për ndryshimin e marrëdhënieve me Turqinë, ende nuk kemi harruar provën për shqyrtimin e kësaj teme në Parlament. Përveç kësaj jemi në pritje të fushatës paraelektorale.

Ndërkaq, fama e rastit “Bjujuk” u përhap edhe në plan ndërkombëtar. Në një miting të madh Presidenti Rexhep Erdogan e përmendi Bullgarinë si një shtet, i cili i ka plotësuar kërkesat e Turqisë dhe e ka dorëzuar një person të kërkuar për shkak të provës për grusht shteti. Këtë shembull bullgar nuk e ndjek Greqia, e cila tani për tani nuk ekstradon ushtarakë turq, të cilët kanë kërkuar strehim pas provës për grusht shteti. SHBA-ja gjithashtu nuk ekstradon Fethullah Gjulen. Pa bërë aluzion për kazusin “Bjujuk”, Komisari suprem i të drejtave të njeriut Zejd Raad al Hjusein e akuzoi Sofjen për shkelje sistematike të të drejtave të njeriut nëpërmjet kriminalizimit të veprimeve të migrantëve dhe shënoi se “politika e Bullgarisë shkakton shqetësime të mëdha sa i përket respektimit të së drejtës ndërkombëtare në vend”. Nga ana e vet Kryeministri Bojko Borisov theksoi se qëllimi i tij i madh është që të bëjë kështu qe Turqia ta trajtojë Bullgarinë në një mënyrë më të ndryshme nga të gjitha shtetet e tjera në Evropë, sepse në qoftë se Turqia nuk konsiderohet si një shtet i sigurt për migrantët, atëherë shteti më i afërt i sigurt do të bëhet Bullgaria. Në rast të tillë, sipas marrëveshjeve të arritura ndërkombëtare, nga Evropa Perëndimore do të dërgohen 400-500 mijë migrantë, kurse vendi ynë nuk e ka resursin për t’i pranuar.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Калин Джорджеску

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kalin Xhorxhesku mbetet favoriti për vendin e presidentit në Rumani Kalin Xhorxhesku, i cili fitoi raundin e parë të anuluar të zgjedhjeve presidenciale në nëntor 2024 si një kandidat i pavarur, mbetet favorit për postin me 45% mbështetje..

botuar më 25-02-22 9.30.PD
Rumen Radev

Agjencia “Mjara”: Besimin më të madh tek votuesit e ka presidenti Rumen Radev

Në mesin e personaliteteve nga spektri politik në vendin tonë, besimin më të madh nga votuesit e gëzon presidenti Rumen Radev - 46,7%, i ndjekur nga kryeministri Rosen Zheljazkov (18,9%), lideri i partisë më të përfaqësuar në parlament, GERB,..

botuar më 25-02-21 5.34.MD

GERB: Politika e SHBA përbën një rrezik për ekonominë bullgare

Udhëheqësi i GERB-it, Bojko Borisov, u tha gazetarëve se ai mbështet qëndrimin e presidentit amerikan Donald Trump për paqen në Ukrainë, por këmbëngul që Bullgaria të mbetet besnike ndaj partnerëve të saj evropianë. Sipas tij, politika e..

botuar më 25-02-21 3.56.MD