Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ethe për kandidatë në prag të fushatës së zgjedhjeve presidenciale

БНР Новини
Foto: BGNES

Para fillimit të pushimeve verore Parlamenti mori vendim që zgjedhjet presidenciale në Bullgari të zhvillohen më 6 nëntor. Deri në ditën  e votimit mbeten dy muaj e gjysmë, ndërsa forcat politike ende nuk kanë ngritur kandidatët e tyre. Tek disa – kandidaturat janë shumë, tek të tjerat – mungojnë fare. Sipas mendimit të politikanëve vonesa bën përshtypje dhe është  në dëm të shoqërisë.

Siç duket, forcat politike janë të vështirësuar të nominojnë kandidatë nga radhët e tyre. Për këtë flet fakti, se ndër të propozuarit ka tre gjeneralë.  PSB dhe ABV u bashkuan rreth kandidaturës së Komandantit të deritanishëm të Forcave  Ushtarako-Ajrore Bullgare gjeneral Rumen Radev, Bashkimi i Forcave Demokratike ngriti ish shefin e zbulimit gjeneral Dimo Gjaurov, ndërsa në rrethin e qeveritarëve flitet  që kandidat të jetë ish gjenerali dhe kryeministër aktual Bojko Borisov.  Sipas disa sociologëve, në kohë të trazuar shoqëria pret stabilitet dhe nacionalizëm dhe në përfytyrimet e saj gjeneralët  janë lidhur pikërisht me këtë. A është në të vërtetë kështu?

Në vend të parandjenjave  për stabilitet, kandidatura e gjeneralit Radev  shkaktoi tension në radhët e së majtës. Opozita e brendshme në PSB kërkoi  mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Kombëtar që të shqyrtojë mënyrën sipas së cilës udhëheqja imponon kandidaturën për president të gjeneralit  Rumen Radev. Dy anëtarë të Byrosë Ekzekutive të partisë dhanë dorëheqje, por ato nuk u pranuan. Kandidatura e gjeneralit Radev nuk është afirmuar dhe PSB duhej të bënte përzgjedhjen e vet përfundimtare midis 6 kandidaturave ditën e diel, por ajo u shty. Ndërkohë “Lëvizja 21” e ish socialistes Tatjana Donçeva u tërhoq nga bisedimet për kandidat të përbashkët për president të së majtës. Sipas lëvizjes, udhëheqja e PSB i ka  përdorur bisedimet për bashkërendim të kandidatit të përbashkët në vend  që të kërkojë ndryshim të statukous, të pushtuar nga mafia.  Donçeva pohon, se kandidatura e gjeneralit Radev për president është ngritur  nga një rreth i biznesit, i lidhur me lobin e armeve dhe në tërësi PSB nuk ka shanse në zgjedhjet e ardhshme.

Edhe në radhët e forcave në pushtet situata është  kontradiktore. Partneri i vogël i koalicionit – Blloku i Reformatorëve, i përbërë nga 5 parti, ka marrë vendimin e përbashkët që të dalë me kandidat  të vet.  Pritet  që kandidaturat e propozuara nga Reformatorët të bëhen të qarta tek data 20-25 gusht.  Ditët e fundit në rrethet e Reformatorëve po përhapen fjalë për një kandidaturë të përbashkët me partinë GERB. Pohohet, se GERB do të propozojë kandidatin për president, ndërsa Blloku i Reformatorëve – kandidatin për nënpresident. Të gjitha këto nuk japin asfare qartësi, sepse GERB nuk ka shpallur kandidaturat  e saj dhe pohon, se do ta bëjë këtë në muajin shtator. Para një jave lideri i partisë Bojko Borisov deklaroi, se zgjedhjet presidenciale janë  zgjedhje e liderëve  dhe i vetmi që ka arsye të paraqitet – është vetë ai, por është  në hezitim, sepse  posti i kryeministrit ka më shumë pushtet. Kështu  që mundësia që Borisovi të heqë dorë nga posti i kryeministrit dhe i liderit të partisë në pushtet, për të bërë president, i cili në bazë të Kushtetutës ka vetëm funksione përfaqësive, është tepër e vogël. Por nuk përjashtohet.

Profesori për antropologjinë kulturore në Universitetin  e Sofjes Ivajllo Diçev deklaroi para Radios Kombëtare Bullgare, se fakti që partitë më të mëdha ende nuk ka ngritur kandidatët e tyre, tregon, se kombi nuk është në gjendje të propozojë një figurë normale politike dhe kjo  situatë është tepër tragjike.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria në zgjedhjet evropiane

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian më 9 qershor 2024 kaluan pa lëkundje të veçanta për formacionet drejtuese politike. Partia Popullore Evropiane dhe socialistët mbeten në krye dhe ndoshta do të vazhdojnë të ndjekin politikat e tyre të përshkruara...

botuar më 24-06-10 2.11.MD

Prof. i asociuar Hristo Hristev: Parlamenti Evropian nuk është çështje numrash, por përgatitjeje dhe kuptimi se si funksionon BE-ja

Parlamenti Evropian është organi i vetëm në BE i zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët. 6 138 050 votues bullgarë kanë të drejtë të emërojnë 17 përfaqësues politikë për ta përfaqësuar Bullgarinë në Parlamentin e ri Evropian për pesë vitet e..

botuar më 24-06-09 9.10.PD
Hristijan Mickovski

Ngjarjet me adresë ballkanike

Mickovski ka marrë mandatin për formimin e qeverisë në Maqedoninë e Veriut Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski ka marrë mandatin deri më 24 qershor për të paraqitur në Kuvend përbërjen dhe programin e qeverisë së re të Maqedonisë së..

botuar më 24-06-07 7.30.MD