Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nëna e Zotit në besimet popullore dhe në përfytyrimet tradicionale të bullgarëve

БНР Новини
Foto: BGNES

Në përfytyrimet tradicionale të bullgarëve Nëna e Jesu Krishtit është plot me dashuri, pa mëkate dhe shumë e mëshirshme. Nganjëherë ajo dënon ashpër dhe bile merr hak – ndryshe nga imazhi i saj në tekstet ungjillore, ku ajo është përshkruar si modeste, dashamirëse, e cila pranon barazisht edhe të mirën edhe të keqen.  Hyjlindësja Mari nuk zemërohet me ata, të cilët e fyejnë atë, u tregon rrugën e drejtë besimtarëve në çdo vepër të mirë. Festa më e madhe kushtuar Hyjlindëses është 15 gusht – dita e fjetjes së saj, e largimit nga bota jonë. Tri ditë para kësaj në kohën e lutjes së Marisë tek ajo ka ardhur Kryeengjëlli Gavril. Ai e ka lajmëruar se shpirti i saj do të shkojë në Mbretërinë Qiellore. Para vdekjes Hyjlindësja donte të shikonte akoma një herë të gjithë apostujt. Në mënyrë të mrekullueshme ata u paraqitën para porteve të shtëpisë së saj në Jerusalem. Pas vdekjes së Marisë ajo u varros në Gjethsimani. Siç u bë me Birin e saj ajo u ringjall në ditën e tretë.



СнимкаPërkulja para Hyjëlindëses në folklor është lidhur me besimin se ajo mund të mbrojë nga fuqi të këqija, të largojë sëmundjet e rënda, të shërojë sëmurët në gjendje të pashpresë. Shumë e thellë është lidhja me familjen dhe me lindjen – Nëna e Shenjtë mbron nënat dhe fëmijët, i dhuron nënat pa fëmijë me bebe. Edhe sot shumë njerëz në vigjiljen e Fjetjes së Shën Marisë kalojnë natën në kisha dhe monastire – kështu kërkojnë shërim dhe luten për fëmijën e shumëpritur. Besohet se kjo është festa e të gjitha grave, të cilat akoma nuk kanë lindur fëmijën e tyre të fundit. Në këtë ditë ato nuk punojnë, kurse detyrimisht shkojnë në kishë. Atje hyjnë me dhurata të ndryshme dhe i vendosin para ikonës së Shën Marisë – shami të endura në shtëpi, mbulesa të qëndisura, përparëse, çorape, lule. Në shërbesën e mëngjesit bekohen frutat e para nga kopshtet dhe arat,  buka e gatuar me grurin e ri, djathi. Pastaj gratë japin ushqimet – për shëndetin e të gjallëve dhe për nderimin e të vdekurve. 15 ditë para Fjetjes së Hyjlindëses njerëzit mbajnë kreshmë dhe më 15 gusht shtrojnë një tryezë të bollshme.

Kishat, të cilat mbajnë emrat e Nënës së Krishtit dhe ikonat me imazhin e saj zakonisht nderohen shumë nga besimtarët. Mirëpo tek ne ka shumë rrugë, urë dhe vende, të lidhura me mbrojtjen e shenjtores, me udhëzimet e Hyjlindëses dhe me mjekimet e saj të çudibërëse. Besimi në aftësitë shëruese të saj është pasqyruar në emrat e shumë bimëve mjekësore. Për shembull bima me emër latin Calamintha Acions ndër njerëzit është e njohur me një emër që buron nga fjala Hyjëlindëse (“bogorodiçe”). Kjo bimë mjekësore ka 7 lloje, të cilat përdoren për shërimin e sëmundjeve të ndryshme. Lulet e tyre mblidhen në periudhën midis 15 gusht dhe 8 shtator (kur kremtohet Lindja e Nënës së Krishtit). Dy festat në Bullgari njihen me emrat Hyjëlindësja e Madhe dhe Hyjëlindësja e Vogël. Barnat mjekësore në fjalë mblidhen në mënyrë të posaçme – para se të shkojnë në arrë apo para ndonjë pune tjetër gratë i këputin e pastaj i lënë mënjollat pranë rrënjët e tyre. Pastaj duke kthyer nga puna ato i mbledhin, bëjnë tufa dhe i lënë për të tharë. Tufën e parë e çojnë në kishë tri javë pas Fjetjes së Hyjëlindëses. Populli beson se kur barna mjekësore është bekuar nga prifti vetitë e saj shëruese shtohen shumë herë. Bimët mjekësore në fjalë ndihmojnë për “sëmundje grash”. Një nga llojet u jepet fëmijëve në rast lemerie, të tjera përdoren për sëmundje kardiovaskulare.

Calamintha acinosTërfili i ujit (Menyanthes trifoliata L.) në Bullgari është i njohur gjithashtu me emrin “luga e Hyjëlindëses”. Bile sot ai përdoret për shërimin jo vetëm të njerëzve, por edhe të kafshëve. Bari i erës (galium verum) dihet gjithashtu si kashta e Hyjëlindëses. Nga lulet e tij dhe nga kërcelli bëhet çaj i mrekullueshëm, i cili ka aromë mjalti. Përdorimi i tij si bimë mjekësore është shumë i gjerë. Mjekët popullorë ofrojnë akoma shumë receta të tjera me bimë që mbajnë në emrat e tyre kultin ndaj Nënës së Krishtit – dora e Hyjëlindëses, qirinjtë e Hyjëlindëses, qimja e Hyjëlindëses etj. Shumica prej tyre kanë edhe emra të tjera. Për shembull trumza (Thymus) , lulebasani (Hypericum Perforatum) dhe tamblagjaku (Chelidonium majus), vetitë e të cilave shëruese pranohen edhe nga mjekësia moderne, janë të njohur nga popoulli me një emër – bari i Hyjëlindëses.

Në përfytyrimet folklorike dhembshuria e Virgjëreshës Mari arrin deri tek njerëzit edhe me anë të burimeve dhe çezmave. Të bekuara nga prekja e saj ato nuk mbeten burime të thjeshta të ujit, por kthehen në çudibërëse. Sipas legjendave diku Hyjëlindësja ka pirë ujë, në ndonjë vend tjetër ka larë beben Jezu Krishti e kështu me radhë ...  Kështu vendet u bënë të shenjta. Dhe kështu Virgjëresha Mari, si një nënë e vërtetë – dashamirëse dhe e gatshme për falje, u dhuron përkrahjen e saj – edhe atyre që kanë mëkate edhe njerëzve të drejtë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Arife - dita kur myslimanët përgatiten për Kurban Bajramin

Sot është sërish Dita e Arifes, e cila i paraprin çdo Bajrami, pavarësisht nëse është Ramazan apo Kurban Bajram. Myslimanët sot respektojnë të dashurit e tyre të vdekur dhe në çdo shtëpi, gratë gatuajnë brumë, prej të cilit bëhet ëmbëlsira të..

botuar më 24-06-15 7.05.PD

Ngjitja e Zotit Jezu Krisht në Qiell është ndër festat e preferuara të bullgarëve

Sivjet më 13 qershor Kisha Ortodokse Bullgare kremton Ngjitjen e Zotit, ditën kur Krishti i Ringjallur ngjitet sërish në qiell te i Ati i Tij. Festa e madhe e krishterë është e lëvizshme dhe gjithmonë bie të enjten, ditën e dyzetë pas Ngjalljes së..

botuar më 24-06-13 6.10.PD

Fytyrat e folklorit ballkanik prezanton një ekspozitë fotografike në qytetin Kërxhali

Më 3 qershor, në Galerinë e Arteve "Krëg" në qytetin Kërxhali hapet ekspozita fotografike "Etno Paleta - Fytyrat e Folklorit Ballkanik" e gazetarit dhe historian Georgi Kullov. Ekspozita u frymëzua nga shumëllojshmëria e kostumeve tradicionale..

botuar më 24-06-03 6.35.PD