Godina të braktisura, tunele të harruara, bunker ose fshatra dhe qytete të braktisura të cilat janë duke u shkatërruar. Duhet të mbeteni të qetë, nuk flasim për një film të tmerreve, por për një lloj turizmi jo shumë të njohur tek ne, të quajtur urbeks. Nocioni vjen nga gjuha angleze dhe do të thotë studim të mjedisit qytetar. Shëtitje ekstreme nëpër vendbanime të vështira për prani, kështjella të vjetra ose fabrika të braktisura kanë adhuruesit e vet në Evropë dhe nëpër botë. Kohët e fundit entuziastë shkojnë dhe shëtisin nëpër vendin tonë në kërkim të këtij lloji adrenaline.
Do tu takojmë me fotografin Radosllav Përvanov, i cili i përkushton një kohë të madhe nga koha e tij hulumtimit dhe fotografimit të vendeve të ngjashme:
Interesantja nëpër këto vende është se , aty ka njëfarë historie, se ka rastisur diçka ose ka jetuar ndokush. E di se ky vend , mbase nuk ka të ardhme, nuk do të jetë godinë, në të cilën të jetohet dhe sikurse disi historia të tërheq andej. Derisa fotografon, në qoftë se përfytyron se çfarë ka qenë përpara 10-20 ose dhe 30 vjetëve, kjo të ndihmon të mund të përfshish më shumë në fotot tënde dhe të mund të krijohen foto shumë interesante. Pavarësisht se janë të braktisura dhe të lëna në një shkatërrim, këto godina kanë bukurinë dhe joshjen e vet. Sa u përket vendeve të mia të dashura dhe të preferuara, ato fare nuk janë pak. Pa dyshim që vendi më i dashur dhe i preferuar prej meje është Shtëpia-monument në majën Buzlluxha, një tjetër është vila e Penço Semovit në qytetin Gabrovo, e cila është me një arkitekturë unikale, fabrika, bunkerë....
Pikërisht me foto të vet nga maja e monumentit, Radosllav bëhet shkak që prania deri tek monumentet socialiste të ndalohet, me qenë se ai është i rrezikshëm. Këtë fotografi ai do ta mbaj mend përgjithmonë-e bën gjatë periudhës së dimrit, kur për shkak të kohës së keqe, rreziku për jetën e tij ka qenë edhe më i madh. Të ngjitesh deri më 70 metra, që të mund të bësh vetëm një fotografi është një nga ato momente, në të cilat me të vërtetë të pushon frymëmarrja. Duke biseduar për Buzlluxhën, në vetëdijen time lind pyetja-Çfarë mund të mendojë një njeri i ri, i cili nuk ka qenë i lindur gjatë periudhës së komunizmit, për atë periudhë nga historia tonë? Ja dhe përgjigjen e të riut 23 vjeç:
Unë jam njeri, i cili gjithmonë mundohet të mos të ndikohet nga mendimi i huaj. Historia shpjegohet në mënyrë të ndryshme nga secili. Mendoj se, kjo është një periudhë, në të cilën jeta ka qenë më e lehtë, ka pasur një arsim të sigurt, një punë të siguruar, një industri të zhvilluar. Ka pasur gjëra shumë pozitive-është krijuar arti, arkitektura, janë rritur shumë person krijues. Por mua nuk më pëlqen sistemi i atëhershëm i drejtimit, mungesa e disa lirive të caktuara.
Për shembull: një pjesë nga fotot, të cilat i bëj tani, nuk ka qenë e mundur që të rastisin. E gjithë ajo, e cila ka ndodhur është dashur të zgjidhet në mënyrë të përpiktë.
Radosllav përfundon një kurs për fotografi në Gjermani. Mësimet e mësuara aty i përdor dhe sot dhe gjithmonë i shikon gjërat prej një këndvështrimi të ndryshëm. Ja se ku, sipas tij fshihet sekreti i fotografit të vërtetë:
Ndryshimi është tek syri. Aftësitë nuk blihen, por fitohen në një rrugë mjaft të vështirë. Sipas meje, një dozë e madhe prej kësaj mjeshtërie është e lindur. Ndërtimi i stilit personal, përgatitja e domosdoshme teorike dhe praktike si dhe përvoja, ndihmohen të dallohesh , mes njerëzve të shumtë, të cilët e quajnë veten-fotograf. Rrjetet sociale janë krejtësisht të pranishme dhe çdo një, i cili e ndien veten si fotograf, krijon faqen e vet. Në këtë mënyrë imponohet mendimi se me pronësinë e kamerës, ti tanimë je fotograf, por faktikisht je thjesht një pronarë.
Aktualisht Radosllav zgjedh foto për ekspozitën e tij vetjake . Ajo do të përfshijë 30 fotos të skajeve të ndryshme nga qyteti i tij i lindjes Gabrovo. Hapja do të jetë më 13 shtator në galerinë Artistike në qytetin Ruse. Qëllimi i tij është të tërheq vëmendjen, por përse jo dhe të provokoje një diskusion për monumentet kulturore të cilat janë duke u shkatërruar dhe vendet e braktisura, të cilat i ka fotografuar. Paralelisht me këtë, ai zhvillon dhe një ide të vet-të tregojë veshjen popullore bullgare dhe bukurinë e vajzave moderne , të veshura në të. Mundohet të mund të fiksojë çastin, i cili të mund të tregojë për bukurinë, sepse nganjëherë një foto është shumë më e fortë se mijëra fjalë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: Radosllav Përvanov
Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..
Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..
Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë..