Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Krista Radoeva për artin të krijosh shkronja

БНР Новини

A e dini se kudo përreth nesh ka shkronja. A e dini çfarë bëhet që një tekst të jetë i lexueshëm. Nga herë leximi mund të na vështirësojë, me gjithë përmbajtjen interesante. Këtu vjen roli i tipit të shkronjave dhe vetitë e tyre të ndikojnë vizualisht. Krista Radoeva është dizajnere e germave, e cila jeton dhe punon në Londër. Në minutat e ardhshme do t’ju tregojmë si ka zgjedhur ajo tipografinë.

“Qe nga mosha fëmijërore me pëlqejnë vizatimi dhe arti, në të njëjtën kohë kam interes edhe ndaj letërsisë. Kam mësuar në gjimnazin klasik dhe aty sytë e mi u hapën për gjuhë të ndryshme, për alfabetet dhe historinë e tyre. Me gjithë atë më mungonte pjesa vizuale, për këtë arsye vendosa të studiojë dizajn grafik në Londër. Atje projektet e mia gjithnjë e më shumë lidheshin me tipografinë. Gradualisht zgjodha këtë profil dhe kuptova se ky do të jetë profesioni për mua dhe u regjistrova për specializim të dizajnit të germave në Holandë. Dizajni i germave më ofron mundësinë të gërshetojë të gjitha interesat e mia – të vizatoj, të merrem me alfabete dhe shkrime të ndryshme dhe të studioj historinë e tyre.”

Снимка

Para pak kohe Krista përfundoi një tip germash të bazuar mbi punën e tipografit francez nga shekulli i XVI – Simon de Colines. Ai vetë i ka bërë germat, me të cilat ka shtypur librat e veta. “Në fakt puna e tij ishte baza në të cilën u mbështeta. Historia është pjesë e rëndësishme e dizajnit, në qoftë se dëshirojmë një tip shkronjash të jetë i suksesshëm duhet të marrim në konsideratë kontekstin bashkëkohor” – mendon Krista Radoeva dhe shton:

“Secili tip shkronjash ndikon mbi mënyrën e perceptimit të informacionit. Ka shumë studime të cilat tregojnë, se shumica e njerëzve nuk e konsiderojnë këtë ndikim të shkronjave mbi perceptimin. P. sh. në qoftë se përdorim tip shkronjash të papërshtatshme, edhe informacioni më i besueshëm mund të duket i dyshimtë. Dhe anasjelltas, në qoftë se përdorim shkronja me pamje të autoritetshme, teksti i shkruar do të ketë peshë më të madhe.”

Pjesa më e madhe e punës së dizajneres është individuale, por shpesh herë me kolegët e saj të zyrës së germave “Fontsmith” diskutojnë detaje dhe këshillohen njeri me tjetrin.

Gjatë majit në kuadrin e “Tipofest 2016”, i cili u zhvillua në Sofje dhe Plovdiv, Krista udhëhiqte punishten “ Lettering më i mirë”. Aty bashkë me kolegen e saj Maria Doreuli i njohën pjesëmarrësit me themelet e letteringut. Ç’do të thotë kjo fjalë e huaj?

Снимка

“Lettering është një kombinim specifik i germave, diçka si mbishkrim, bërë me destinacion konkret - shpjegon Krista. Shpesh herë ngatërrohet me tipin e shkronjave, por tek letteringu në qoftë se ke fjalë me germa që përsëriten, ato mund të duken në mënyrë të ndryshme, ndërsa tek tipi i shkronjave - germat janë të njëjta, sepse përdoren si sistem. Letteringu është diçka në mes të kaligrafisë dhe dizajnit tipografik. Ne me Marian e përdorim, sepse mendojmë se studentët duhet të dinë më shumë për konstruksionin e germave. Letteringu është kudo përreth nesh – mbi kopertinat e librave, mbi pllakatet...

Para pak kohe me ndihmën e Kristës është përfunduar tipi i shkronjave FS Siena. Krijimi i tij është me ide të themeluesit të zyrës “Fontsmith” Jason Smit, i cili që si student ka bërë skicat e para të këtyre shkronjave. Dëshira e tij ishte të bëjë një tip shkronjash më elegante, të frymëzuara nga germat klasike romake, por njëkohësisht të kenë pamje moderne. Kur Kista i është bashkuar “Frontsmithit” ai i ka dorëzuar të gjitha punimet e veta. Gjatë muajve të parë çdo ditë kanë shqyrtuar detajet dhe pas kësaj ai i ka besuar asaj finalizimin e punës. Mbase merret edhe me projekte të tjera, pas një viti ajo ka arritur të përfundojë tipin e germave FS Siena.

Gjatë shtatorit Krista do të jetë në Sofje, ku do të drejtojë një punishte të kaligrafisë dhe shkronjave. Temat do të jenë – shkrimi i shkronjave sipas metodës tradicionale të kaligrafisë dhe si format kaligrafike kthehen në tip shkronjash. “Është mirë në Bullgari të organizohen aktivitete të tilla, sepse tipat e shkronjave përbëjnë interes për gjithnjë e më shumë njerëz, sepse kanë vend në të përditshmen tonë” – tha në përfundim dizajnierja Krista Radoeva.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Fotografi: arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pranojnë aplikime për rezidencë për përkthyes letrarë në bullgarisht

Data 9 tetor është afati i fundit për aplikime për rezidenca kërkimore për përkthyes letrarë nga bullgarishtja në kuadër të projektit Archipelagos, njoftoi fondacioni "Faqja tjetër". Rezidencat do të zhvillohen në Shtëpinë e Letërsisë dhe..

botuar më 24-07-26 6.31.MD

Sofja, Varna dhe Burgas transmetojnë drejtpërdrejt hapjen e Lojërave Olimpike në Paris

Hapen zyrtarisht Lojërat e Olimpiadës së 33-të Verore në Paris. Me këtë rast, kreu i shtetit Rumen Radev ndodhet në kryeqytetin francez për të marrë pjesë në hapje, me ftesë të presidentit francez Emanjuell Makron dhe presidentit të Komitetit Olimpik..

botuar më 24-07-26 7.45.PD

Një zonë e re e Terminalit 2 ofron një vend për të punuar dhe relaksuar në Aeroportin e Sofjes

Një zonë e re që kombinon një vend modern për t'u çlodhur dhe një hapësirë ​​​​të përbashkët pune është tashmë në dispozicion për udhëtarët në Terminalin 2 të Aeroportit të Sofjes, njoftoi Aeroporti i Sofjes në faqen e tij në Facebook.Në këtë zonë në..

botuar më 24-07-25 4.53.MD