Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Lavdërim për Diko Ilievin” – me fjalë dhe incizime unike në Fondin e Radios Kombëtare Bullgare

Maestro Diko Iliev në takim me orkestrën ushtarake.
Foto: arkiv

Muzika e mjeshtrit autodidakt të valles bullgare – Diko Iliev, është karakteristike jo vetëm për traditën veriore, por edhe për kulturën tonë kombëtare. Nuk ka festë të kalendarit vjetor, në të cilën të mos tingëllojnë vallet e tij. Nuk ka zemër bullgare, e cila të mos preket dhe të mos fillojë të rrahë  në ritmin e valleve të tij. Kolegë të muzikantit të famshëm mbajnë mend, se në partiturat e tij shpesh herë ishin shkruar fjalët lavdëruese: ”Vallet e xha Dikos gëzojnë zemrat e të gjithëve.”

Në jetën e talentit autodidakt, i cili ka lindur në fshatin Karllukovo, afër qytetit Llukovit, njohja zyrtare për te erdhi vonë. Por  edhe kur ishte i gjallë, edhe tani ai gëzon dashurinë dhe respektin e popullit tonë, ndërsa muzika e tij është e preferuar dhe i gëzon bullgarët në festa të ndryshme nëpër sheshet të fshatrave dhe të qyteteve. Për shumë kohë vallet e  Diko Ilievit përhapeshin në mënyrë anonime – i kanë quajtur “popullore”. Fare i ri Diko Iliev mori pjesë në Luftën e Parë Ballkanike dhe në Luftën e Parë Botërore, që u bënë rast për 17 marshet e krijuara prej tij. Për një kohë të caktuar ka punuar në orkestrën e Shkollës Ushtarake në Sofje, në Orkestrën Simfonike të Operës së Sofjes, por periudha e tij më e frytshme krijuese ishte në qytetin Orjahovo, ku në vitin 1931 ai tashmë  ishte pjesëtar i Orkestrës Ushtarake të Regjimentit të 36 të Këmbësorisë në Kozlloduj. Më vonë u bë dirigjent i tij, themeloi dhe shkollë muzikore të fëmijëve. Në qytetin e bukur buzë lumit Danub Diko Ilievi jetoi në vazhdim të 50 vjetëve dhe krijoi aty vallet më të bukura: “Valle e Danubit”, “Lulet e majit”, “Aleksandrijka”, “Krenaria jonë”. Ato janë pjesë e aktivit të tij si kompozitor dhe i cili përfshin 42 valle, 17 marshe, 7 përmbledhje me melodi popullore, rapsodinë “Vallja e korrësve”, vals, tango etj. Krahas krijimtarisë muzikore ai  ka zhvilluar  veprimtari aktive si dirigjent, pedagog i shumë  orkestrave frymore amatore në fshatra dhe qytete të Bullgarisë Veriperëndimore, ishte kujdesur për edukimin teorik të muzikantëve dhe për repertorin e tyre.

Снимка
Nga qyteti Orjahovo erdhi një lajm i mirë. Më 30-31 korrik të këtij viti ekip i BNR me producent Vanja Moneva dhe me Orkestrën Frymore të qytetit me dirigjent Kuzman Kuzmanov kanë incizuar vepra të panjohura të Diko Ilievit. Ja se çfarë tha Hrizantema Rasheva, sekretare e vatrës së kulturës “Nadezhda -1871” në qytet:

“U bë e njohur, se në çdo vendbanim, ku Diko Ilievi ka udhëhequr orkestra frymore, ka krijuar vepra posaçërisht për këto kolektiva dhe pjesë prej muzikës së tij ua ka dhuruar. Gjatë 15 vjetëve të fundit kemi bërë kërkime  për  veprat e tij dhe me ndihmën e Radios Kombëtare Bullgare bëmë incizime me Orkestrën tonë Frymore në tre CD. I pari  quhet  “Kujtime”, sipas emrit të valles me të njëjtin emër të Diko Ilievit, i dyti është “Rini gjallëruese” dhe disku i tretë më i ri mban emrin “Krenaria e Bullgarisë”.  Njerëzit që kanë punuar nën udhëheqjen e tij tashmë janë shumë pak, por dirigjenti ynë Kuzman Kuzmanov bëri çmos për gjetjen e veprave të tij. Të gjitha veprat që kemi incizuar gjatë viteve të fundit do të mbeten për gjithmonë në thesarin e Bullgarisë. Shpresoj, se ka të ngjarë të zbulojmë edhe vepra të tjera të kompozitorit. Vazhdojmë t’i kërkojmë sipas listës së lënë prej tij me dëshirën t’i transmetojmë brezit të ri.”

Zonja Hrizantema Rasheva e ka pranuar  veprën dhe krijimtarinë e kompozitorit Diko Iliev si mision të saj. Me iniciativë të saj ishin incizuar valle të tij të panjohura deri tani, shumë melodi, rapsodia “Vallja e korrësve” për fondin e BNR. Ka kontribuar edhe për botimin e përmbledhjes me artikuj, kujtime dhe  letra nën titullin “ Lavdi Diko Ilievit”.

“Unë mendoj, se në krijimtarinë në bazë të folklorit, valsi më i bukur është shkruar nga Diko Ilievi dhe ai quhet “Mbi Bukjovci”. Ai ka jetuar për një fare kohe në fshatin Bukjovci, në afërsi të qytetit Orjahovo. Ky  është valsi i rinisë i të gjithë banorëve të Orjahovos. E mbaj mend Diko Ilievin, sepse jam bashkëkohëse e  tij, krenohem se e kam njohur. Diko Ilievi është emblema e qytetit Orjakovo. Tashmë është bërë traditë çdo vit të organizohen festa të orkestrave frymore në emrin e Diko Ilievit. Sivjet  do të zhvillohen edicioni i radhës i 20 i këtyre festave më datat 19,20 dhe 21 gusht. Në të do të marrin pjesë orkestra frymore nga vendi dhe nga jashtë. Vlerësoj lartë përmbledhjen e botuar “Lavdërim për Diko Ilievin”. Kemi mbledhur material edhe për një  vëllim të dytë. Emri i përmbledhjes është marrë nga vjersha e poetit Harallampi Harallampievit “Për Diko Ilievin – nga zemra dhe për gjithmonë”.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Më trego diçka"

Toma Zdravkovin e njohim si një nga zërat më karakteristikë të rokut bullgar. Pas një periudhe të ngopur me pjesëmarrje në formate televizive, ai sërish është angazhuar aktivisht në krijimin e këngëve të reja. Pasi prezantoi “Përpara” dhe “Mbresat..

botuar më 24-10-01 2.35.MD

"Një herë në një milion"

Kënga e fundit e Vlladi Ampov - Grafa është "Një herë në një milion". Autori i muzikës dhe aranzhimit është vetë Vlladi, ndërsa teksti është i Rushi Vidinliev. Ky takim krijues nuk është i pari për ta - bashkëpunimi i tyre i mëparshëm ishte 20..

botuar më 24-09-30 6.20.PD

“Kutia postare për përralla” vazhdon të udhëtojë mes bullgarëve jashtë vendit

Pas 17 takimesh të suksesshme në Evropë, formati i njohur letrar "Kutia postare për përralla" vazhdon turneun evropian me 11 vende të tjera. Ai paraqet një repertor tekstesh të reja dhe të preferuara nga publiku, të shkruara posaçërisht për..

botuar më 24-09-27 6.10.PD