Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kori “Zërat kozmikë” hap Konkursin Ndërkombëtar Koral në Areco

БНР Новини
Foto: cosmicvoices.com




Më 25 dhe 26 gusht kori “Zërat Kozmikë” me dirigjente Vanja Moneva do të qëndrojë para sfidës së radhës krijuese. Formacioni i njohur bullgar do të ketë koncerte në kuadrin e Konkursit Ndërkombëtar Koral në qytetin Areco të Italisë. Ky forum i autoritetshëm muzikor organizohet herën e 64-të me radhë në qytetin e lidhur me emrin e teorikut të madh muzikor nga Mesjeta Gvido, ose Guido, D’Areco. Ai krijoi notat dhe prototipin e pentagramit, sepse në fillim vijat paralele ishin vetëm katër. Kështu ai e zëvendësoi mënyrën e vjetër të shkrimit të muzikës me nevma. Prapë ai iu dha notave emrat me një rrokje, të cilët shfrytëzohen edhe më sot. Këtë reformë muzikore murgu e bëri përderisa qëndronte në Areco. Kjo ndodhi përafërsisht në vitin 1025. Sot ka një Fondacion “Gvido D’Areco” presidente e të cilit është Sllavka Paoletti – një bullgare, e cila prej vitesh jeton në Itali dhe pa u ndërprerë punon në fushën e artit koral.

Kori “Zërat kozmikë” u formua para 22 vitesh. Që nga themelimi e deri më sot udhëheqësja e tij e pazëvendësueshme është dirigjentja e njohur Vanja Moneva. Ajo mbaroi Akademinë Kombëtare Muzikore në klasën e profesorit Vasill Arnaudov. Gjatë majit kori dha një koncert i kushtuar përvjetorit të lindjes së profesorit Arnaudov. Për lidhjen midis këtij aktiviteti dhe pjesëmarrjes së korit në Konkursin në Itali më shumë hollësi sjell Vanja Moneva:

“Ftesën e morëm pasi profesoresha Sllavka Paoletti ishte e pranishme në koncertin e korit gjatë majit. Ne njihemi që prej vitesh dhe ajo prej kohe shfaq interes të theksuar ndaj punës sonë. Kështu pas këtij koncerti ajo shprehu dëshirë, që të paraqesim artin tonë para pjesëmarrësve, organizatorëve dhe jurisë së konkursit. Për ne kjo është një nder. Është një njohje e madhe për krijuesit të këndojnë para një auditori të tillë. E pranojmë si një vlerësim jo vetëm për korin, por edhe për mjeshtrin korale bullgare në përgjithësi. Konkursi në Areco është pjesë e vargut të konkurseve prestigjioze korale në Evropë. Koncerti ynë i parë do të jetë në hapjen solemne të konkursit më 25 gusht në katedralen më të madhe të qytetit. Me dëshirë të profesoreshës Paoletti do të interpretojmë disa këngë kishtare. Pjesa dërmuese e programit janë me vepra të kompozitorëve bullgarë të krijuara mbi bazë folklorike. Zgjodha këngë më të ngadalta, kështu që të prezantojmë mjeshtërinë dhe bukurinë e zërit të njeriut. Organizatorët dëshirojnë që të prezantojmë mundësitë e një kori bullgar para një auditori më të madh. Prandaj koncerti i dytë do të jetë në të hapur para një katedrale tjetër të madhe në qytet. Ai do të mbahet më 26 gusht. Në këtë program do të përfshijmë këngë më të shpejta dhe më të njohura. Mendoj, se ato dy koncerte do të prezantojnë mundësitë e mëdha të këngëtareve tona, pasurinë e stileve, diapazonin e gjerë të zërave dhe timbreve, bukurinë e interpretimit.”

Pas koncerteve në Itali kori “Zërat kozmikë” dhe dirigjentja e tij Vanja Moneva fillojnë përgatitjen e programit të përbashkët me Ansamblin e Muzikës së Dhomës “Sofijski Solisti. Koncerti i tyre do të jetë në fund të shtatorit. Në fillim të tetorit kori do të prezantohet në kuadrin e Festivalit Ndërkombëtar “Ditë të Muzikës në Shtëpinë Ballabanova” në qytetin Pllovdiv.

Kori “Zërat kozmikë” befasoi admiruesit e tij. Më 22 gusht në mbylljen e Lojërave Olimpike në Rio tërë bota pati fatin të dëgjojë interpretimin e tij. Gjatë ceremonisë së dorëzimit të mikpritjes u dëgjua himni i Lojërave të ardhshme Olimpike, të cilat do të mbahen në Japoni. Përveç himnit, zërat kozmikë bullgarë interpretuan edhe dy këngë të tjera.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Mrekullia e Krishtlindjes" - një këngë tjetër kushtuar Krishtlindjeve

Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev, i njohur me pseudonimin STOYCHOS. Përderisa Stefani ka dy këngë origjinale, për STOYCHOS dueti i..

botuar më 24-12-23 8.10.PD

“Të pëlqej”... një dhuratë feste nga Bellosllava

Duke i qëndruar besnike stilit të saj të butë dhe elegant, këngëtarja Bellosllava arrin gjithmonë të na befasojë. “Të pëlqej” titullohet kënga e saj më e re, këtë herë me reperin Bobo. Teksti është i saj, ndërsa muzika dhe aranzhimi janë të pianistit Zhivko..

botuar më 24-12-20 9.00.PD
Desi Dobreva

"Të dy"

Pasi vite më parë këngëtarja Desi Dobreva prezantoi versionin e saj të këngës së njohur të Maria Nejkovës , tani ajo na ofron një interpretim edhe më të ri dhe më modern të këngës “Të dy” - një remix i krijuar nga Fabrizio Parisi. Në të, DJ i famshëm..

botuar më 24-12-18 9.10.PD