Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fotografi Asen Velikov: Të zgjojmë atdhedashësin e fjetur tek ne

БНР Новини

СнимкаMagjia e folklorit bullgar, traditat dhe ritet, një mori ngjyrash-e kuqe, e verdh, bojë portokalli, jeshile, në një kontrast me të zezën dhe të bardhën, magjepsjen e dashurisë së ndarë dhe një gjendje shpirtërore shumë diellore. Këto janë fotot e Asen Velikovit, të cilat na e prezantojnë Bullgarinë në një dritë më të ndryshme. Ne na detyrojnë të ri zbulojmë pasuritë e tokës tonë, tek të huajt provokojnë dëshirën ta njohin. Në fillim të kësaj stine verore me një interes të madh kaluan ekspozitat fotografike të Asen Velikovit, të cilat prezantojnë bukurinë e bullgares dhe të veshjes popullore bullgare përpara miqve të vendit tonë në aeroportet “Varna” dhe “Burgas” në kuadrin e projektit “Bullgaria e Ndryshme”, e realizuar me përkrahjen e shtëpisë botuese “City indo guide”. Me një sukses fotografitë e tij mund të shërbejnë si një kartëvizita tonë dhe nëpër forumet e mëdha turistike jashtë shtetit. “Si tërësi mundohem të prezantoj anët e bukura të Bullgarisë. Mjaft gjëra jo të këndshme shikojmë në televizion si lajme drejtuese. Dua që ajo, të cilën e tregoj, të jetë e bukur”, sqaron magjinë e krijimtarisë së vet Asen Velikov.

Ai nuk është një fotograf profesional. Që nga dita e hënë deri në ditën e premte “shpëton”, duke ju përkushtuar profesionit të vet bazë, gjatë ditëve të pushimit çlodhet fizikisht dhe nga ana psikike duke vizituar skaje shumë pak të njohura të vendit dhe e regjistron atë që e ka parë në fotografi. Akoma si student pasionohet pas fotografisë së peizazheve, por përpara 2-3 vjetëve ridrejtohet drejt tematikës së folklorit, kur:

Снимка

СнимкаFare rastësisht u ndodha në një ditë të Shën Llazarit në qytetin Bistrica. Më pëlqeu ndriçimi i fytyrave të njerëzve. Pas kësaj shkova në një tubim edhe më të madh. Aty njerëzit shkojnë të lirë, të lumtur, me buzëqeshje, larg nga zhurma e qytetit, nervat dhe mossukseset” - tregon Asen. Kjo liri e shpirtit, hapja e njeriut drejt botës që na rrethon dhe gëzimi nga jeta e tillë siç është, të cilët i transmetojnë fotot e tij, i bëjnë provokuese dhe të cilat mbahen mend. Por si shkurtohet distanca midis fotoobjektivit dhe objektit?

Çuditëse për mua, shkurtohet shumë lehtë-tregon Asen Velikov. Hera e parë kur shkova në një ngjarje qesh në një mjedis të huaj të panjohur. Prisja prej njerëzve njëfarë vrazhdësie, fshehje, kur të shikojnë fotografin. Por ata qenë shumë të hapur dhe të lirë nga stresi. Shumë shpejt u bëra një pjesë prej tyre.

Si lind pamja e Bullgarisë së ndryshme në një botë e cila unifikohet?

Si tërësi, një dobësi e madhe për mua është portreti. Dhe për më tepër ai jo i aranzhuar, i papritur, kuadri i fshehtë. Por, më pëlqen shumë të fotografoj traditat-vjeljen e rrushit për shembull, ditën e Shën Jordanit, traditat e rivendosura. Kjo është shumë tërheqëse për mua dhe bëj çdo gjë të mundur, që të mund ta fotografoj”, - tregon fotografi.

Снимка

СнимкаKohët e fundit në Bullgari jemi dëshmitarë të një vale ngritëse patriotike, organizohen çdo lloj iniciativash dhe grupesh në mediet sociale, qëllimi i të cilëve është të drejtohemi drejt rrënjëve tona. Motorët spontan lëvizës të kësaj vale shpesh janë njerëzit e rinj. Cili është motivi i tyre, sipas bashkëbiseduesit tanë?

Nuk dua të anoj në një tematikë politike, por kjo është përgjigja e apatisë të shtetit ndaj popullit. Ky është një farë spastrim i shpirtit sipas meje”.

Por patriotizmi nuk është vetëm një kthim mbrapa drejt rrënjëve, por dhe një krijesë. Çfarë na duhet, që të mund të nisemi përpara?

Të mos të jetë shumë revolucionare, por duhet të jetë prijës në radhë të parë. Në interes të së vërtetës, zgjimi nuk është gjë kaq e lehtë. Mjerisht brezi tonë njëherë është i gënjyer më 10 nëntor. Tani për herë të dytë ka shpresa për ndryshim. Por ata, të cilët janë të mjeruar, e braktisën vendin. Shikoni-ne u shkrimë me 2 milionë. Ata të cilët kemi mbetur këtu dhe shpresojmë për një ndryshim, bëjmë çdo gjë të mundur që ta bëjmë. Në këtë drejtim është dhe pjesëmarrja ime ndaj një vatre kulture udhëtuese “Vatra e babait” - një autobus, i cili shkon nëpër qytete të ndryshme dhe fshatra dhe pranohet mirë nga njerëzit. Qëllimi i kësaj iniciative është të mund të zgjojë atë atdhedashësi të fjetur tek ne. Por nuk është vetëm kjo . Njerëzit e angazhuar me folklorin, mundohen përmes shfaqjeve dhe aktiviteteve të tjera të zgjojnë këtë shkëndije dhe mendoj se kanë sukses. Gjithnjë e më shumë njerëz mblidhen në tubimet folklorike. Për 2 vjet do të thosha , se dyfishohen”- tha në një intervistë për “Radio Bullgarinë” fotografi Asen Velikov.

Снимка

Përgatitur në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radosllava Nedjallkova me çmimin e madh Bullgarja e Vitit - Shën Zllata Mëglenska për vitin 2023

Radosllava Nedjalkova nga "Nashenci": Ansamblet folklorike janë zemrat e komuniteteve bullgare në mbarë botën

“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..

botuar më 24-10-23 7.35.PD

Bullgaria dhe Kosova do të bashkëpunojnë në kinematografi

Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..

botuar më 24-10-22 9.21.PD

Ekspozita “Artizanët e Sofjes” zbulon vende të papara në kryeqytet

Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...

botuar më 24-10-21 9.25.PD