Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të arrish deri te shpirti i dëgjuesit... dhe të mbetesh aty – kujtime për këngëtaren Ljubka Rondova

БНР Новини
Foto: arkiv



Ljubka Rondova shpesh herë jepte intervista për Radio Bullgarinë dhe e pëlqente programin tonë. Thoshte, se pas çdo interviste kishte jo vetëm telefonime të shumta por edhe merrej shumë letra nga admirues të mbarë botës. U nda nga jeta në mars të këtij viti. Më 24 gusht u mbushën 80 vjet nga lindja e saj. Miq dhe admirues të saj rrëfyen para Radio Bullgarisë kujtimet të cilët ruajnë për lidhjet me këngëtaren e madhe.

Nikollaj Ribarovi ishte ndër miqtë e saj më të ngushtë. Ai ishte njeriu, i cili merrej me incizimin e të gjitha albumeve të saj solo. Dëgjojmë kujtimet e tij:

Ljubka Rondova ishte një këngëtare e mrekullueshme me popullaritet të madhe. Dëshiroj të kujtoj mënyrën, në të cilën ajo i zgjidhte këngët në repertorin e saj. Jo vetëm kryeveprat origjinale folklorike. Vitet e fundit ajo e kishte guximin të shkruajë muzikë të vet mbi tekstet popullore ose sipas melodisë autentike të krijojë tekste. E gjithë kjo ajo e realizonte pa të bëjë kompromise. Nuk është e lehtë, që të zbulohet ndonjë këngë, e cila të arrijë deri te shpirtrat e dëgjuesve dhe të fitojë popullaritet. Mendoj, se Ljubka Rondova e posedonte pikërisht këtë cilësi. Ajo ishte një grua e arsimuar dhe me erudicion të pasur. Tërë jeta e saj ishte lidhur me kulturën – jo vetëm si këngëtare popullore, por edhe si nëpunëse dhe bashkëpunëtore e organizatave kulturore shtetërore dhe shoqërore. Ajo dinte dhe fliste disa gjuhë, dëgjonte transmetimet e disa radiostacioneve. Jam i bindur, se tani pas vdekjes së saj, shumë këngëtarë do të përpiqen të përfshijnë në repertorin e tyre këngët e saj. Dëshira ime është, që ata të bëjnë këtë ashtu, që kur ajo i dëgjon, të buzëqeshet.

Nikollaj Panajotov është pjesëmarrës shumëvjeçar në Ansamblin e Këngëve “Goce Dellçev”. Pikërisht aty ai u njoh me këngëtaren Ljubka Rondova. “Ishim miq familjar. Vitet e fundit biseduam pothuajse çdo ditë” – kujton ai dhe vazhdon:

Ljubka Rondova ishte një nga përfaqësueset më të dalluara të krahinës amtare dhe mbrojtëse e Bullgarisë – një mision, të cilën ajo e bënte me dinjitet. Ajo ishte një personalitet me shpirt të pasur dhe të thellë. Ajo gjithnjë punonte për ruajtjen e traditave. Lindi në fshatin Shestevo, rajoni i Kosturit, një territor i populluar me bullgarë. Si “fëmijë-refugjatë” shkoi në Çeki, ku mbaroi filologjinë sllave. Familja u mblodh në Bullgari vite më vonë. Në vend ajo u bë pjesë e Ansamblit “Goce Dellçev” si soliste dhe filologe. Pata lumturinë të qëndroj afër saj gjë për të cilën i jam mirënjohës fatit. Bashkë me Nikollaj Ribarovin dhe miq të tjerë jemi duke përgatitur disa nisma të mira, i kushtuara këngëtares së madhe.

Tani ju ofrojmë mendimet e këngëtarit të ri popullor Vencisllav Penev:

Me këngëtaren Ljubka Rondova u njohëm në vitin 2003. Kishim koncerte të përbashkëta në Bullgari. Ajo më këshillonte të kërkojë kryevepra të pa incizuara dhe të panjohura, dhe të përfshij ato në repertorin tim. Thoshte, se këngëtarët e rinj duhet të interpretojnë këngë të padëgjuara dhe të rikthejnë ato në hite. Kështu ata do të formonin pamjen e vet krijuese. Edhe pak para vdekjes ajo më përsëriti, se duhet të kujdesem që tekstet dhe meloditë e këngëve, që interpretoj të jenë autentike. Ajo më porositi, që kur këngëtarët interpretojnë këngë nga repertori i saj të shpallin se janë nga krahina e Kosturit.

Dëgjojmë edhe fjalët ngazëlluese të gazetares Julija Cankova. Vite me radhë ajo punonte në Radion Kombëtare Bullgare, duke drejtuar një program folklorik.

Ljubka Rondova ishte një njeri, i cili mbante në vet veten dashuri dhe dritë. Këngët e saj inspirojnë mirësi. Në të vërtetë posedonte një zë i pastër dhe i jashtëzakonshëm. Interpretimet e saj ishin prekëse dhe preokupuese. Kur mendoj për të ose dëgjoj këngët e saj, shpesh herë i drejtoj sytë te qielli dhe i përfytyroj vetes se ajo është me ne, lëshon dritën e saj të brendshme dhe na jep forcë dhe dashuri. Kënga e dashur e këngëtares ishte “Smiljana”. Shumë vajza e mbajnë këtë emër, por ato mezi e kanë të qartë sa mesazhe diellore ka në këtë këngë dhe sa dashuri ajo mban në vet veten.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Edicioni i vjeshtës i SoFest i bashkon artet

Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..

botuar më 24-11-12 6.15.PD

Në “Librin e këngëve të BE-së” u përfshin 6 këngë të përjetshme bullgare

U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..

rinovuar më 24-11-11 11.54.PD

Një tjetër njohje e muzikës sonë amtare në këngën "Përgjithmonë"

Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..

botuar më 24-11-11 6.10.PD