Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filarmonia “Pioner” me koncert në forumin prestigjioz Young Euro Classic

БНР Новини
Foto: arkiv personal



Filarmonia “Pioner” është themeluar në vitin 1952 nga dirigjenti ynë i madh prof. Vlladi Simeonov. Sot ai e vazhdon këtë veprimtari, kurse dirigjenti është Ljubomir Danev – biri. Le të rikujtojmë se pasi krijuesi i “Pionerit” u nda nga jeta, ndodhën shumë ndryshime, madje për një periudhë të veçantë formacioni nuk ekzistonte. E rimëkëmbën ish anëtarë të formacionit, bashkë me familjen e prof. Simeonovit. U themelua edhe një fondacion, i cili mban emrin e tij, fondacion ky i cili kujdeset për organizimin e aktiviteteve, për procesin e repeticioneve etj. Para rreth një muaji simfonikët e rinj dhanë një koncert shumë të suksesshëm në kuadrin e Festivalit Muzikor Ndërkombëtar “Vera e Varnës”.

Jemi shumë të lumtur se na kanë ftuar për të marrë pjesë në “Young Euro Classic”, i cili është nga forumet më të mëdha muzikore në botë – thotë Ljubomir Danev – biri. – Ai zhvillohet nga 16 gushti deri në 3 shtator në Koncerthaus – Berlin, një prej sallave më të mëdha të koncertit në qytet. Solisti në programin tonë është violinisti i madh bullgar Svetlin Rusev, koncert-mjeshtër i Orkestrës së Filarmonisë të Radios Kombëtare Franceze dhe i Orkestrës së Filarmonisë të Seulit. Ai do të ekzekutojë “Rapsodinë” “Vardar” (në versionin për violinë dhe orkestër) dhe “Kënga” të Panço Vlladigerovit. Violonçelistja Emilia Boranovska, e cila gjithashtu jep koncerte në mbarë botën, do të ekzekutojë dy vepra franceze – “Kënga” e Vensan D’Endi dhe “Alegro apasionato” të Kamij Sen-Sans-it. Sipas dirigjentit të ri kulmi i programit është Simfonia Nr 9 “Nga Bota e Re” e Dvorzhakut. Ai është i bindur se kjo vepër është e dashur edhe e muzikantëve, edhe e adhuruesve të muzikës klasike, një prej veprave më të bukura jo vetëm e Dvorzhakut, por edhe në thesarin muzikor botëror."

Doc. Aleksandër Peshev, ish muzikant në orkestër, sot drejtor ekzekutiv i fondacionit “Prof. Vlladi Simeonov” tha:

Kjo ishte vepra më e dashur e të gjithë neve, që nga koha e prof. Vlladi Simeonovit. Gëzohem shumë se trashëgimtarët tanë të rinj e ekzekutojnë me emocion të madh. Këtë e ripohon shfaqja jonë në “Verën e Varnës”. Jam i lumtur se përsëri janë përfshirë në repertor veprat, të cilat i interpretonim dikur. Dhe kjo është tepër e natyrshme – prof. Simeonovi i shfletonte para nesh fletët e arta të letërsisë muzikore botërore. Jam i lumtur edhe për faktin se kemi mundësi të prezantohemi në skena prestigjioze ndërkombëtare. Ideja për pjesëmarrje në Young Euro Classic shqyrtohet që nga viti i kaluar. Emilia Baranovska na lidhi me organizatorët, të cilët shfaqën dëshirë të na ftojnë.”

Orkestra është pjesë e formacioneve të Pallatit Kombëtar të Fëmijëve, i cili është nën udhëheqjen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. “I jemi mirënjohës këtij institucioni shtetëror, i cili na përkrahu në realizimin e koncertit në Berlin” – tha gjithashtu doc. Peshev. Ja më shumë hollësi për forumin, i cili u siguron skenë formacioneve më elitare nga mbarë bota, na tregon gjithashtu doc. Ljubomir Denev – biri.

Në afishe janë Orkestra Simfonike Evropiane e Rinisë, orkestra “Gustav Maler”, e themeluar nga Klaudio Abado, Orkestra e Emirateve Arabe, Orkestra Simfonike Rumuno-Moldaviane. Nuk është e mundur t’i numërojmë të gjithë, por janë ftuar formacione shumë të suksesshme nga Gjermania, Franca, Norvegjia, Letonia. Dirigjentët gjithashtu janë emra të njohura nga skenat e mëdha botërore.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Albumi debutues “Nostalgji” i grupit “Tеrpentina”

Muzika magjike e grupit “Tеrpentina” na emocionon gjithnjë e më shumë kohët e fundit, sidomos pas albumit debutues “Nostalgji”.Ai përmban dhjetë këngë me tekst dhe muzikë të solistit të formacionit - aktori i njohur Ivan Jurukov, aranzhimi është i të..

botuar më 24-07-23 8.15.PD

"Mbetu"– një këngë me një video shumëngjyrëshe

Atazar, Kris V dhe këngëtarja Aleksandra Ivanova prezantuan këngën e tyre të përbashkët "Mbetu" me një video shumëngjyrëshe që na transferon në bregdet. Aleksandra i bashkohet për herë të parë ekipit të Atanas Zajkov - Atazar dhe Krëstjo Livrov - Kris..

botuar më 24-07-22 8.10.PD

"Xhaz nën yje" në Kamen Brjag

Shkëmbinjtë mbi fshatin Kamen Brjag, jo shumë larg qytetit tonë bregdetar të Kavarnës, për të dhjetën herë bëhen skena e Festivalit "Xhaz nën Yje". Këtë vit eventi zhvillohet më 19 dhe 20 korrik. Natën e parë adhuruesit e xhazit shijuan..

botuar më 24-07-20 7.15.PD