Filarmonia “Pioner” është themeluar në vitin 1952 nga dirigjenti ynë i madh prof. Vlladi Simeonov. Sot ai e vazhdon këtë veprimtari, kurse dirigjenti është Ljubomir Danev – biri. Le të rikujtojmë se pasi krijuesi i “Pionerit” u nda nga jeta, ndodhën shumë ndryshime, madje për një periudhë të veçantë formacioni nuk ekzistonte. E rimëkëmbën ish anëtarë të formacionit, bashkë me familjen e prof. Simeonovit. U themelua edhe një fondacion, i cili mban emrin e tij, fondacion ky i cili kujdeset për organizimin e aktiviteteve, për procesin e repeticioneve etj. Para rreth një muaji simfonikët e rinj dhanë një koncert shumë të suksesshëm në kuadrin e Festivalit Muzikor Ndërkombëtar “Vera e Varnës”.
“Jemi shumë të lumtur se na kanë ftuar për të marrë pjesë në “Young Euro Classic”, i cili është nga forumet më të mëdha muzikore në botë – thotë Ljubomir Danev – biri. – Ai zhvillohet nga 16 gushti deri në 3 shtator në Koncerthaus – Berlin, një prej sallave më të mëdha të koncertit në qytet. Solisti në programin tonë është violinisti i madh bullgar Svetlin Rusev, koncert-mjeshtër i Orkestrës së Filarmonisë të Radios Kombëtare Franceze dhe i Orkestrës së Filarmonisë të Seulit. Ai do të ekzekutojë “Rapsodinë” “Vardar” (në versionin për violinë dhe orkestër) dhe “Kënga” të Panço Vlladigerovit. Violonçelistja Emilia Boranovska, e cila gjithashtu jep koncerte në mbarë botën, do të ekzekutojë dy vepra franceze – “Kënga” e Vensan D’Endi dhe “Alegro apasionato” të Kamij Sen-Sans-it. Sipas dirigjentit të ri kulmi i programit është Simfonia Nr 9 “Nga Bota e Re” e Dvorzhakut. Ai është i bindur se kjo vepër është e dashur edhe e muzikantëve, edhe e adhuruesve të muzikës klasike, një prej veprave më të bukura jo vetëm e Dvorzhakut, por edhe në thesarin muzikor botëror."
Doc. Aleksandër Peshev, ish muzikant në orkestër, sot drejtor ekzekutiv i fondacionit “Prof. Vlladi Simeonov” tha:
“Kjo ishte vepra më e dashur e të gjithë neve, që nga koha e prof. Vlladi Simeonovit. Gëzohem shumë se trashëgimtarët tanë të rinj e ekzekutojnë me emocion të madh. Këtë e ripohon shfaqja jonë në “Verën e Varnës”. Jam i lumtur se përsëri janë përfshirë në repertor veprat, të cilat i interpretonim dikur. Dhe kjo është tepër e natyrshme – prof. Simeonovi i shfletonte para nesh fletët e arta të letërsisë muzikore botërore. Jam i lumtur edhe për faktin se kemi mundësi të prezantohemi në skena prestigjioze ndërkombëtare. Ideja për pjesëmarrje në Young Euro Classic shqyrtohet që nga viti i kaluar. Emilia Baranovska na lidhi me organizatorët, të cilët shfaqën dëshirë të na ftojnë.”
Orkestra është pjesë e formacioneve të Pallatit Kombëtar të Fëmijëve, i cili është nën udhëheqjen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. “I jemi mirënjohës këtij institucioni shtetëror, i cili na përkrahu në realizimin e koncertit në Berlin” – tha gjithashtu doc. Peshev. Ja më shumë hollësi për forumin, i cili u siguron skenë formacioneve më elitare nga mbarë bota, na tregon gjithashtu doc. Ljubomir Denev – biri.
“Në afishe janë Orkestra Simfonike Evropiane e Rinisë, orkestra “Gustav Maler”, e themeluar nga Klaudio Abado, Orkestra e Emirateve Arabe, Orkestra Simfonike Rumuno-Moldaviane. Nuk është e mundur t’i numërojmë të gjithë, por janë ftuar formacione shumë të suksesshme nga Gjermania, Franca, Norvegjia, Letonia. Dirigjentët gjithashtu janë emra të njohura nga skenat e mëdha botërore.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të organizuar nga programi për muzikë klasike “Allegro vivace” të programit “Horizont”. Drejtori i..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...
Në mars 2023, këngëtari Vasko Vasilev-Bazilio ishte i ftuar në Radio Bullgarinë me rastin e koncertit "Me hirin e këngës", kushtuar 40 viteve të veprimtarisë..
Këngëtarja e re Paola e përfundoi vitin 2024 me një këngë të re. "Fuqia e dashurisë" nuk është vetëm një këngë, por një udhëtim muzikor drejt zemrës...