Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vallë, a janë “porosi të sulltanit” hapat e fundit të kryeministrit bullgar?

БНР Новини
Në Stamboll kryeministri Bojko Borisov u pranua edhe nga presidenti Erdogan. Sipas tij, ai “pa dashje u bë ndërmjetës midis Turqisë dhe BE-së”.
Foto: BGNES

Të premten e javës së kaluar në Stamboll kryeministri Bojko Borisov diskutoi me homologun e tij turk Binali Iëldërëm marrëdhëniet problematike midis Turqisë dhe BE-së për shkak të krizës me refugjatët. Nga Stambolli të dy kryeministrat u bënë apel të gjitha vendeve të respektojnë angazhimet e marra përsipër, ndërsa në kapërcimin e vështirësive të shfaqet solidaritet. Vetëm një ditë më vonë zoti Borisov e diskutoi këtë temë me kancelaren gjermane Angella Merkell. Sovajka e kryeministrit bullgar tërhoqi vëmendjen e shoqërisë bullgare. U supozua, se zoti Borisov mori përsipër misionin i ndërmjetësit midis Turqisë dhe BE-së. Vet ai deklaroi, se pa dashje u bë mediator midis Turqisë dhe BE-së.

Lideri i formacionit të së djathtas Demokratë për Bullgarinë e Fortë Radan Kënev komentoi me sarkazëm, se kryeministri as nuk plotësoi “detyrën e caktuar nga sulltani”, as arriti të mbrojë pozitën kombëtare para kancelares Merkell, ndërsa sovajka ishte një provë e shkretë “për gërshetimin e populizimit parazgjedhor dhe të apelit ndaj votës etnike turke me padituri dhe frikë në politikën e jashtme”. Analizuesi politik Ilijan Vasillev mendon, se ndërmjetësia, të cilën kryeministri bënë përpjekje të realizojë midis Turqisë dhe BE-së, është një detyrë e denjë, por e vështirë, sepse kërkon aftësi të jashtëzakonshme diplomatike. Sipas tij në një situatë të tillë ka mundësi, që “ndërmjetësi të mbetet me të gjitha “negativat” nga marrëdhëniet e keqësuar dhe të “digjet” si një fitil”.

Mirë po, qëllimet e kryeministrit Borisov nuk ishin vetëm të ndërmjetësojë. Në Stamboll ai u sigurua nga kryeministri Iëldërëm, se Turqia do të bëjë çmos që të zvogëlojë barrën e presionit të emigrantëve mbi Bullgarinë. Në Berlin kancelarja Merkell prapë premtoi, që Gjermania të ndihmojë Bullgarinë për mbështetjen suplementare në mbrojtjen e kufijve. Kryeministri prapë insistoi për solidaritet të vërtetë në BE-në. Kështu ai edhe një herë tregoi, se megjithë mohimet e Brukselit, i mbetet besnik qëndrimit të tij, se tani çdo shtet “në panik kërkon rrugë” që vet të përballojë krizën.

Në fakt takimi i kryeministrit bullgar Bojko Borisov me kancelaren gjermane Angella Merkell nuk ishte një provë për ndërmjetësim, por pjesë e një vargu të tërë përpjekjesh të kancelares për koordinimin e vendimeve mbi krizën e refugjatëve. Në kuadrin e mundimeve për t’ia dalë në krye këtij problemi kancelaria gjermane bisedoi edhe me udhëheqësit qeveritarë të Austrisë, Kroacisë dhe Sllovenisë.

Prapëseprapë nuk mund të mohohet, se prapa deklaratave të fundit të kryeministrit Bojko Borisov duken edhe qëndrime zgjedhore. Në prag të zgjedhjeve presidenciale kryeministri përpiqet të demonstrojë një sjellje me vete në një situatë jashtëzakonisht të ndërlikuar në Kontinentin e Vjetër. Solidariteti me Turqinë nga njëra anë mori miratimin e elektoratit etnik turk, nga ana tjetër, një sjellje e tillë mirëpritet nga shumica e bullgarëve, të cilët kohët e fundit shfaqin skepticizëm ndaj politikës evropiane të Sofjes dhe gjithnjë e më shumë e pranojnë si servile ndaj Brukselit në dëme të interesave kombëtare. Me po ato arsyetime kohët e fundit zoti Borisov jo një herë u shfaq edhe si përkrahës i politikës më të butë të Perëndimit ndaj Rusisë. Aspirata të tilla shihen më qartë në rrethet e opozitës dhe ndoshta vija e re e kryeministrit ka për qëllim neutralizimin e tyre. Doemos, në se kryeministri Bojko Borisov nuk ka ndërmend në të vërtetë të bëjë një ndryshim ose orientim të tillë politik. Mirëpo, për këtë nuk janë të domosdoshme zgjedhje presidenciale, por parlamentare.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrov



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova shprehu shpresën për të pasur një qeveri me mandatin e tretë

Në Sozopoll, ku sot mori pjesë në ceremoninë solemne para Monumentit të Apostullit të Lirisë Vasill Levski, me rastin e 187-vjetorit të lindjes së tij ,  nënpresidentja Ilijana Jotova shprehu shpresën për formimin e një qeverie me të tretin..

botuar më 24-07-18 5.02.MD
Denica Saçeva nga GERB

Reagimet në Kuvend për propozimin e PP-DB për shtyrjen e mandatit të kabinetit

Forcat politike të përfaqësuara në parlament kanë reaguar me një dozë të fortë skepticizmi ndaj propozimit ekscentrik të "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) që presidenti Rumen Radev të shtyjë për 3 muaj dorëzimin e mandatit..

botuar më 24-07-16 3.18.MD
Aleksandër Nikolloski

Ngjarjet me adresë ballkanike

Shkupi dëshiron të tërheqë mallra nga Evropa drejt Selanikut përmes  një linje të re hekurudhore Ndërtimi i linjës hekurudhore përgjatë Korridorit 10 është prioritet për Maqedoninë e Veriut, tha ministri maqedonas i Transportit Aleksandër..

botuar më 24-07-12 4.40.MD