Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zllatna Kostova për zbulimin e njerëzve dhe për mësimet e jetës

Foto: arkiv personal

Gazetare, radio-drejtuese, njëra prej përkthyesve më të njohura nga gjuha angleze, Zllatna Kostova përktheu qindra filma artistikë dhe dokumentarë. Ajo përkthen edhe prozë, poezi dhe dramaturgji nga dhe në gjuhën ruse dhe angleze. Krahas kësaj shkruan poezi në gjuhën bullgare dhe angleze. Është autore e përmbledhjes së vjershave “Harabel në lëvozhgë”. Vjersha të saj janë të përkthyera dhe të botuara në revista të ndryshme në mbarë botën. Nga nja dhjetë vitesh është drejtoreshë e Departamentit të Veprimtarisë Ndërkombëtare të Agjencisë Telegrafike Bullgare. Kohët e fundit në tregun e librave tek ne doli përmbledhja e saj e radhës me vjersha “Poezia hakmarrëse”. Ky titull sikur vjen që të tremb lexuesin. Për këtë a duhet të shtien frikë vjershat Zllatna Kostova shpjegon:

“Në radhë të parë e pëlqeu këtë titull. Personalisht unë do të shfaqa interes ndaj një libër të tillë. E lidh “Poezinë hakmarrëse” edhe me romanin e parafundit të bashkëshortit Ljudmill Todorov “Vera e zbërthyer”. Ai është regjisor kinematografik dhe skenarist, nuk bën kompromise me asgjë. Shumë prej historive, të cilat i rikrijoj në tekstet, tingëllojnë si një gjë e përjetuar prej meje, por nuk është ashtu. Më pëlqen ideja, që të shikoj një situatë nga këndvështrime të ndryshme. Një interes të veçantë te unë ngjallin njerëzit dhe më pëlqen të vështrojë se si ata u reagojnë situatave të ndryshme. E bëj këtë në mënyrë kreative dhe të mirëfilltë.”

Vlera e vërtetë e çdo veprimtarie krijuese është që ajo të arrijë deri te auditori. Arti dhe krijimtaria papritmas mund të na tregojnë nga ku të vazhdojmë rrugën, të na provokojnë të dalim nga ndonjë tronditje ose shqetësimi. Ngandonjëherë përvoja personale e autorit mund të na zbulojë virtyte të pasupozuara të personalitetit tonë.

“Kur njeriu e zbulon veten në art, mund të themi, se arti e ka plotësuar misionin e tij – të arrijë deri te shpirti i njeriut, kështu që ai të zbulojë veten, lumturinë e tij – rrëfen Zllatna Kostova. – Më pëlqen kur ndonjë lexues më thotë, se ndonjë vepër e kam shkruar për të. Edhe unë gëzohem, kur e zbuloj veten në ndonjë vepër. Takimi me artin është një gjë speciale për çdo njeri.”

Që me prezantimin e librit “Poezia hakmarrëse” në Facebook filluan të shfaqen edhe video, në të cilët shihet si gra lexojnë vjersha prej tij. Lidhur me këtë autorja shpjegon:

“E pëlqeu këtë ide. Botuesit tim janë plotë ide interesante dhe të papritura. Ata mbajnë në sekret të gjitha nismat për 8 shtatorin, kur libri do të prezantohet në kuadrin e Festivalit Ndërkombëtar të Arteve “Apollonija”. Më pëlqen ideja e botuesve nga Black Flamingo Publishing, Jordan Jordanov dhe Viktor Llillov, që t’u japin librin tim shoqeve të mia të cilët të lexojnë vjershat para kamerave. Kështu kam mundësi të shikoj si të tjerët përjetojnë historitë e rikrijuara prej meje dhe si kjo histori bëhet histori i ndonjërit tjetër.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një film për jetën e mësuesit shpirtëror Vaklush Tolev u shpërblye në Kanë

Filmi dokumentar "Vaklusk" i regjisorit Nikollaj Vasilev u shpërblye nga festivali botëror i filmit në Kanë “Remember the Future” /“Mbani mend të ardhmen"/ me statujën "Xixëllonja e Artë" në kategorinë "Filmi artistik më i mirë i drejtësisë..

botuar më 24-06-21 4.22.MD
Galeria

Në Romë nderojnë njëqindvjetorin e studiuesit italian, Prof. Riccardo Picchio, specialist në fushën e studimeve të bullgarishtes

Prof. Riccardo Picchio (1923 – 2011) është pak i njohur për publikun e gjerë, por ai është një nga studiuesit më të mëdhenj italianë që përktheu autorë klasikë bullgarë në Itali, thotë Veneta Nenkova, themeluese e shkollës bullgare në Romë “Asen dhe..

botuar më 24-06-20 7.30.PD
Marius Donkin

Aktori dhe regjisori bullgar Marius Donkin u nderua në një festival teatror në Prishtinë

Monospektakli "Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit" i Marius Donkin bazuar në veprën me të njëjtin emër të Eric-Emmanuel Schmitt fitoi çmimin e madh në edicionin e sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar "MonoAkt" në Kosovë, njoftoi "Koha Ditore". Monodrama e..

botuar më 24-06-17 12.34.MD