Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Koncert këngësh kushtuar Bashkimit të Bullgarisë

БНР Новини
Foto: BGNES

Me rastin e Ditës së Bashkimit ju ofrojmë një koncert me këngë patriotike.


Dobri Çintullov shkroi vjershat e tij të njohura “Ngrihu, ngrihu, o trimi i Ballkanit”. “Ku je, ti dashuria besnike popullore”, “Era buçet, Ballkani rënkon” në mesin e shekullit XIX. Sipas disa burimeve, ky mësues i thjeshtë bullgar është edhe autor i melodive, të krijuara sipas këtyre teksteve patriotike. Ato këngë shumë shpejtë fituan popullaritet, filluan të kopjohen dhe të botohen në libra. Mirëpo, shpesh herë kjo bëhej pa të përmendet emri i autorit. Ato këngë dëgjoheshin në periudhën para Kryengritjes së Popullit Bullgar kundër robëruesve turk muajin prill të vitit 1876.  Pas Çlirimit të Bullgarisë në vitin 1878 luanin rol në formimin e kulturës sonë të re muzikore.

Kënga “Ku është Bullgaria” u krijua vitet e para të shekullit XX. Shumë shpejtë ajo fitoi popullaritet. Autor i tekstit është patriku i letërsisë bullgare, poet dhe shkrimtar, Ivan Vazov. “Ku është Bullgaria” ka shumë aranzhime dhe deri më sot ajo interpretohet me raste të ndryshme solemne.

Një nga marshet më të dashura “Danubi i bardh dhe i qet” gjithashtu është sipas tekstit të klasikut Ivan Vazov. Ai e krijoi vjershën pasi u përhap lajmi, se Çeta e revolucionarit dhe krijues Hristo Botev e kaloi Danubin pranë qytetit Kozloduj.

Një amanet na lënë stërgjyshërit – amanet të madhërishëm, amanet të shenjtë, të bashkëlidhur me gjak dhe shpatë... O fëmijë të mëmëdheut – mbroni trojet amtare, mbroni nga afër dhe nga larg.” Ky është teksti shkruar nga Ivan Jonçevi, të cilin kapelmjeshtri Georgi Shagunov e shndërroi në këngën “Një amanet”. Vjersha u krijua në vitin 1915 në qytetin Samokov dhe ishte titulluar “Amaneti i stërgjyshërve”. Kjo është një nga këngët më të dashura patriotike bullgare.

Këngën “Gjëmon Marica” e kënduan vullnetarët bullgarë, opëllçenas, në Luftën Ruso Turke, e cila ishte Çlirimtare për Bullgarinë. Më vonë ajo luajti rol vendimtar për ngritjen e frymës luftarake të ushtarëve bullgarë. Kjo këngë pa u ndërprerë i shoqëronte sukseset e ushtrisë bullgare në fushat e betejave. Pas Bashkimit të Bullgarisë më 6 shtator të vitit 1885 kënga “Gjëmon Marica” u bë Himni i Bullgarisë. Kjo këngë me tekstin: “Marsh, marsh me gjeneralin tonë të fluturojmë në betejë, armikun të mundim...” interpretohej si himn deri në vitin 1948.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbyllet sezoni i nëntë i Operës Verore "Skena e Shekujve" 2024

Sonte mbyllet sezoni i nëntë i Operës Verore "Skena e Shekujve" 2024, një forum i madh muzikor i Komunës së Veliko Tërnovës. Dy muajt e fundit u ofruan banorëve dhe vizitorëve të kryeqytetit të vjetër bullgar koncerte, shfaqje opere dhe baleti,..

botuar më 24-09-04 2.40.MD

"Asker"

Lyrra është pseudonimi artistik i këngëtares së re Ljubomira Pavllova. Para se të fillonte të performonte si artiste e pavarur, ajo fitoi famë nga pjesëmarrja e saj në formacionet e njohura folklorike, si "Misteri i zërave bullgarë", "Çinari",..

botuar më 24-09-03 6.15.PD

"Mos ik" - një këngë mbi poezinë e Damjan Damjanovit

I riu Cvetelin Nakov është shumë i emocionuar duke na ofruar këngën e tij të parë "Mos ik". Në përputhje me stilin e tij emocial, Rafi Zhamakorcjan krijon një tingull dramatik me muzikë dhe aranzhim bazuar në poezinë e poetit të madh Damjan..

botuar më 24-09-02 7.15.PD