Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Via Pontika – rruga romake dhe rruga e shpendëve nuk i njohin kufijtë

БНР Новини
Foto: green-foot.net

Ta kalosh kohën e lirë në vende të bukura, mes natyrës së virgjër, të takohesh me njerëz pozitivë e dashamirës të moshave të ndryshme, të cilët e duan sportin dhe natyrën dhe kujdesen për vetveten ashtu si edhe për mjedisin në të cilin jetojnë. Ky është një argëtim i arritshëm për miqtë dhe anëtarët e klubit “Zelena stëpka” (Hapi i gjelbër), selia e të cilit ndodhet në qytetin e Razgradit (Bullgari Verilindore).

Снимка“Ideja e klubit është që ta popullarizojë mënyrën aventureske të jetesës, njerëzit të argëtohen së bashku dhe njëkohësisht t’i kënaqen natyrës së bukur, pa e dëmtuar – shpjegon Ivan Radev nga “Hapi i gjelbër”. – Për shembull, aktivitetet, të cilat organizojmë në bregun e Detit të Zi synojnë të tregojnë sesi një plazh i egër dhe i pa ndërtuar mund të ofrojë një kalim mjaft atraktiv të kohës së lirë.”

Tashmë vitin e tretë klubi organizon aktivitete sportive. Më i përhapuri është maratona “Rërat e Kamçijës” (ky është plazhi më i gjatë në Bullgari nga lumi Kamçija deri te Shkorpilovci), Maratona e Ludogories për vrapues dhe çiklistë në pyjet në afërsi të Razgradit dhe Krosi i Pashkëve në qytet. Çdo të diel anëtarët e “Hapit të Gjelbër” mblidhen për të vrapuar në park. Sipas tyre, notimi dhe çiklizmi janë mënyrat më të arritshme dhe më të mrekullueshme për kalimin e kohës së lirë. Kurse pastrimi dhe mirëmbajtja e natyrës, shtigjeve dhe traseve e gërshetojnë të dobishmen me të këndshmen.

СнимкаAktiviteti i vijueshëm nga kalendari i klubit është maratona Via Pontika.

“Më 4 shtator për herë të parë në Bullgari dhe deri sa e di edhe në Rumani organizohet një maratonë transkufitare – vazhdon Ivan Radevi. – Garuesit do të startojnë nga Krapeci (Komuna e Shablës), do të kalojnë përbuzë Liqenit të Durankullakut dhe përmes vendpushimit rumun Vama Veke. Ky është i njohur posaçërisht mes fansave të rokut dhe njerëzve të cilët i duan kampingjet. Pika më veriore e vrapimit është vendbanimi Vtori maj, në afërsitë e qytetit Mangalia. Tashmë kemi më shumë se 120 pjesëmarrës të regjistruar, të cilët do të vrapojnë në 3 distanca – 42, 21 dhe 13 km. Fëmijët e pjesëmarrësve do të mund të garohen në një trase dykilometrashe.”

Emri i maratonës nuk është zgjedhur rastësisht. Via Pontika është emri i rrugës romake dhe rrugës së migracionit të shpendëve, të cilat nuk i njohin kufijtë. Rruga e vjetër romake fillon nga Kostandinopoja dhe kalon përgjatë bregdetit, ku në veri arrin te qyteti antik Histria (ose Istros), deri në liqenin Sinoe në territorin e Rumanisë së sotme. Sot Via Pontika është emërimi i itinerarit kyç për migracionin e shpendëve nga Evropa tek Afrika.

Снимка“Tradicionalisht gjatë natës para garave të “Hapit të gjelbër” pjesëmarrësit mblidhen në kampingje me çadra. Kjo herë maratona përputhet me ditën e dytë prej katër ditëve të lira – d.m.th. kjo është një mundësi e mirë për përmbylljen e stinës. Pjesa dërmuese e pjesëmarrësve i njohin njeri-tjetrit, kurse zakonisht gjatë këtyre aktiviteteve njerëzit janë shumë të hapur dhe me sjellje miqësore.”

Bisedoj me Ivanin pikërisht para se të niset për në bregdet. Entuziazmi dhe pritjet e tij pozitive më karrikojnë edhe mua. Nuk besoj se do të mund t’i kalojë distancat e gjata, por traseja për fëmijë do ishte një fillim i përshtatshëm. Kurse pamjet e mahnitshme të cilat njerëzit mund t’i gëzojnë duke vrapuar përgjatë bregdetit, me siguri i meritojnë përpjekjet.

Fotografi: green-foot.net dhe @viaponticarun



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjimnazistë bullgarë në një betejë me dezinformimin

Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..

botuar më 24-12-01 8.25.PD

Magji festive me këngë, valle dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve në Qytezën e Festave të Fundvitit në Pleven

Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..

botuar më 24-12-01 6.55.PD

Bullgaria bëhet vendi i katërt evropian që zbaton inovacione për trajtimin e plagëve kronike

Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..

botuar më 24-11-30 5.15.MD