Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lëvrimi i tokës dhe përshkimi përmes rrobave – rite pagane për mbrojtje nga sëmundjet dhe fatkeqësitë

БНР Новини
Foto: arkiv

Lëvrimi dhe përshkimi përmes rrobave janë zakone të vjetra të lidhura për nga kuptimi dhe përmbajtja. Ato nuk shoqërohen me këngë ose namatisje speciale dhe të sakta. Karakteristike është se ato plotësohen në heshtje të plotë, në mes të natës, në orët pas perëndimit të diellit deri te këndesa e parë e gjelit. Në këto rite i ashtuquajturi “kult ndaj binjakëve” ka një rëndësi të madhe.


Lëvrimin në të kaluarën e kryheshin për mbrojtjen nga epidemi, breshër, përmbysje, zjarre, si dhe nga demonët, të cilët mund t’u dëmtoheshin njerëzve. Kishte raste kur ndonjë fatkeqësie bënte e pamundshme jeta e banorëve të ndonjë vendbanimi. Atëherë pleqtë zgjidheshin ndonjë rajon i ri i përshtatshëm, për vend të banimit të njerëzve. Për mbrojtjen e vendbanimit të ri kryheshin rite të ndryshme, ndër të cilët është edhe ai lidhur me lërimin. Për realizimin e këtij zakoni më parë duhet të plotësoheshin një sërë kërkesash dhe prandaj ai kryhej rrallë. Në fillim të shekullit XX etnografi Dimitër Marinov shkruan, se në shumë fshatra bullgare gjeti dëshmi për këtë rit, por në fakt zbuloi vetëm një vendbanim, në të cilin kishte dëshmitarë të lëvrimit.

Zakoni i lëvrimit kërkon një parapërgatitje. Më parë duhet të zbulohet ndonjë pemë binjak, prej rrënjët e së cilës të rritin dy trungje. Ato priren që të shfrytëzohen për punimin e pjesëve prej druri të parmendës. Hekuri për plorin mblidhet nga nëntë krahina të ndryshme. Vet plori farkëtohet për një natë nga kovaçë binjakë në heshtje të plotë. Kur dëgjohet këndesa e gjeleve të para puna duhet të ndërpritet. Natën tjetër dy vëllezër binjakë mbërthejnë dy qe, gjithashtu binjakë, dhe lëvrojnë një ose tri brazda përreth vendbanimit. Me brazdat bëhen tre rrethe koncentrike në largësi nga 2 – 3 metra midis njeri tjetrit. Për këtë rit lajmërohen të gjithë në fshat, që të mos dalin gjatë natës nga shtëpitë. Nuk i lejohej asnjërit që të hyjë në fshat. Për këtë arsye mbylleshin të gjitha rrugët dhe udhëkryqet drejt vendbanimit. Besimi popullor ishte se në se ndonjëri do të shikonte lëvrimin ritual, atëherë ai do të humbte forcën magjike dhe nuk mund të ndalej fatkeqësitë.

Shumë shpesh ky rit shoqërohet me akte të tjera magjike. Pas lërimit të tokës shuhet zjarri në të gjitha oxhaqet. Vëllezërit binjakë fërkojnë dy dru, që të nxjerrin zjarr. Prej tij marrin të gjithë dhe e mbajnë në shtëpitë. Sipas besimit zjarri i ri posedon forcën magjike që të dëbojë të gjitha të këqijat.

Në disa rajone në vend të lëvrimit, kryheshin rite të tjera për mbrojtje nga fatkeqësi dhe sëmundje. Njeri prej tyre është përshkimi përmes rrobave. Për këtë rit ishin të domosdoshme lesh i zi dhe vajza të pamartuara.Leshi i zi qethej nga ndonjë dash. Pas kësaj leshin e lanin, tirrnin dhe prej tij endnin një stof, dhe qepnin një veshje. Në disa rajone në vend të leshit shfrytëzuan konop. Të gjitha ato punime duhet të kryheshin brenda një nate, që nga çasti kur drita e ditës fillonte të zbehet deri në dritën e parë të mëngjesit. Gratë mblidheshin në ndonjë prej shtëpive, që ngriheshin në periferitë e vendbanimit dhe aty endeshin stofin e quajtur “çumino” nga fjala bullgare “çuma” në përkthim murtajë. Veshja e punuar në këtë mënyrë posedonte forca shëruese dhe magjike. Ishte zakon, që përmes saj të përshkonin të gjithë nga familja. Ky rit kryhej zakonisht në rajonin përreth vendbanimit. Besohet, se njerëzit, që zbatonin këtë rit do t’i gëzohen shëndetit të plotë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Arife - dita kur myslimanët përgatiten për Kurban Bajramin

Sot është sërish Dita e Arifes, e cila i paraprin çdo Bajrami, pavarësisht nëse është Ramazan apo Kurban Bajram. Myslimanët sot respektojnë të dashurit e tyre të vdekur dhe në çdo shtëpi, gratë gatuajnë brumë, prej të cilit bëhet ëmbëlsira të..

botuar më 24-06-15 7.05.PD

Ngjitja e Zotit Jezu Krisht në Qiell është ndër festat e preferuara të bullgarëve

Sivjet më 13 qershor Kisha Ortodokse Bullgare kremton Ngjitjen e Zotit, ditën kur Krishti i Ringjallur ngjitet sërish në qiell te i Ati i Tij. Festa e madhe e krishterë është e lëvizshme dhe gjithmonë bie të enjten, ditën e dyzetë pas Ngjalljes së..

botuar më 24-06-13 6.10.PD

Fytyrat e folklorit ballkanik prezanton një ekspozitë fotografike në qytetin Kërxhali

Më 3 qershor, në Galerinë e Arteve "Krëg" në qytetin Kërxhali hapet ekspozita fotografike "Etno Paleta - Fytyrat e Folklorit Ballkanik" e gazetarit dhe historian Georgi Kullov. Ekspozita u frymëzua nga shumëllojshmëria e kostumeve tradicionale..

botuar më 24-06-03 6.35.PD