Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nina Borisova për misionin e saj për ta ruajtur gjuhën amtare të bullgarëve të vegjël jashtë shtetit

БНР Новини
Foto: ivanrilskischool.com

Gjithnjë e më shumë bullgarë largohen nga vendi. Kjo është statistika e trishtuar e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Të dhënat e Ministrisë me të vërtetë janë shokuese – vetëm sivjet 9784 fëmijë nga klasa e parë deri në klasën e dymbëdhjetë janë larguar me prindërit e tyre jashtë. Kjo është popullsia e një qyteti të vogël të populluar vetëm me fëmijë dhe të rinj.

Si këta fëmijë bullgarë dhe moshatarët e tyre të lindur jashtë vendit mund ta ruajnë gjuhën e tyre amtare dhe vetëdijen bullgare? Kjo pyetje shqetëson shumë prej bullgarëve përtej kufirit, të cilët ndërmarrin iniciativa në qytete dhe shtete të ndryshme për hapjen e shkollave bullgare.

Nina Borisova është një prej themeluesve të shkollës bullgare “Shën Ivan Rillski” në Kembrixh. Ajo funksionon tashmë dy vjet.

Motivimi i fëmijës për t’u regjistruar në shkollë, ky është problemi më i madh para Ninës dhe ekipit të saj. Pothuaj çdo fëmijë, i cili e viziton këtë shkollë nuk është i sigurt për motivet e veta. Kjo është dëshira e prindërve të tij, por ai vetë nuk është i bindur se duhet ta vizitojë këtë shkollë.

“Madje të mos kenë lindur në Angli, fëmijët shumë shpejt adaptohen në mjedisin e ri – vë në dukje Nina Borisova. – Ata e përvetësojnë shumë lehtë gjuhën dhe kulturën e huaj. Kështu për këta fëmijë gjuha dhe kultura jonë bëhen të huaja. Ata vetë nuk konsiderohen si bullgarë, madje dy prindërit e tyre të jenë të tillë. Në qoftë se i pyesin se cila është gjuha e tyre amtare – ata nuk thonë bullgarishten, sepse sipas tyre gjuha amtare është gjuha e vendit ku kanë lindur.”

Një prej problemeve kryesore të shkollave bullgare jashtë shtetit është domosdoshmëria për programe jo të shkurtra, por të adaptuara të mësimdhënies së gjuhës bullgare dhe të të gjitha lëndëve mësimore. Sipas Nina Borisovës kjo është e nevojshme, sepse nuk dihet se çfarë janë njohuritë themelore të fëmijës dhe me sa ata e dinë bullgarishten. Në këtë kuptim detyra e mësuesit është shumë e vështirë:

“Ai duhet të adaptohet ndaj nevojave të çdo një fëmije, sepse nganjëherë në një klasë ka fëmijë, të cilët flasin pak në bullgarisht, si dhe të tilla, të cilët kuptojnë pak, por përgjigjen në anglisht. Ka edhe fëmijë të tjerë, të cilët mund të flasin mirë, por nuk mund të lexojnë dhe të shkruajnë.”

СнимкаShumë prej elementeve në programet shkollore duhet të adaptohen nga mësuesit dhe prandaj ata kanë nevojë për më shumë liri dhe metodika, të cilat nuk ngjajnë me ato bullgare. Shumë fëmijë nuk e vizitojnë shkollën më të afërt, sepse ajo nuk u përgjigjet nevojave të tyre. Prandaj mësuesit përpiqen ta sinkronizojnë metodikën e mësimdhënies me atë në shkollat angleze.

“Sidoqoftë, duhet të kemi parasysh se metodika e mësimdhënies në Bullgari është më akademike. Në Bullgari lexohet dhe shkruhet më shumë dhe fëmijët kalojnë më shumë kohë në bankën e shkollës. Derisa në Angli mësimet jepen nën formën e lojës. Në një mënyrë më interaktive. Në qoftë se ata mbeten në tryezën e shkrimit në vazhdim të 3-4 orëve – ne i kemi humbur. Materiali duhet të prezantohet në mënyrën në të cilën ata mësojnë në shkollën angleze. Kjo na vështirëson më shumë dhe mbi këtë jemi duke punuar më shumë, sepse ne jemi të motivuar ta provokojmë interesin e tyre ndaj gjuhës, traditave dhe kulturës bullgare.”

Ekipi me të cilin Nina Borisova punon në Kembrixh është shumë i motivuar. Gjatë këtij viti shkollat aplikuan si lëndë e detyrueshme mësimore mësimi i valleve popullore.

Le t’u urojmë sukses atyre dhe qindra shkollave të tilla përtej kufirit, të cilat e fillojnë vitin shkollor gjatë shtatorit dhe luftojnë për t’i ruajtur të gjallë shpirtin bullgar dhe vetëdijen bullgare.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Padurimi kognitiv, vetëvlerësimi i ulët, kultura turbo folk … cili është problemi me fëmijët tanë?

Gati 10 për qind e 11-vjeçarëve në vendin tonë kanë qenë të dehur të paktën dy herë në jetën e tyre, 18% e djemve dhe 13% e vajzave kanë pirë cigare, dhe rreth 19% e 15-vjeçarëve kanë përdorur kanabis, sipas një studimi ndërkombëtar të sjelljes..

botuar më 24-07-23 7.20.PD

U mbyll me sukses java e tretë e Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare në Tiranë

Java që kaloi ishte java e tretë e Shkollës Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgarenë Tiranë. Kjo ishte dhe java e fundit e shkollës në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Tiranë, i cili u ofroi pjesëmarrësve kushte moderne bashkëkohore për..

botuar më 24-07-22 1.30.MD

Prej 30 vitesh Fakulteti Ekonomik i Universitetit “Shën Kliment Ohridski” ofron studime në gjuhën frënge

Donacionet dhe qëndrimi ndaj përparimit të shkencës dhe arsimit vendas janë lidhur me zhvillimin e arsimit të lartë në Bullgari. Falë shpirtit sipërmarrës dhe patriotizmit që arriti ta ruaj në vetvete gjatë dekadave të kaluara jashtë vendit, Evllogi..

botuar më 24-07-22 7.15.PD