Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vendbanimi antik dhe bazilika e madhe plotësojnë tablonë e së kaluarës së Starosellit

Foto: bnt.bg

Në një nga rajonet e pasura me monumente dhe dëshmi historike – rajonin e fshatit Starosell, që ndodhet në bashkinë Hisarja (Bullgari Qendrore), edhe gjatë këtij sezoni arkeologjik ka shumë zbulime interesante. Ato ndodhen në rajonin e tempullit të shquar nëntokësor Çetinjova Mogila dhe të kodrës artificiale “Horizont”, të zbuluar dikur nga arkeologu i madh bullgar Georgi Kitov. Sivjet ekipi i docentit Ivan Hristov, zëvendës drejtor të Muzeut Historik Kombëtar lokalizoi vendin e një shenjtëroreje të dikurshme trake. Dhe diçka më shumë – zbuloi një bazilikë të madhe.

“Viteve të fundit është studiuar një kishë e vogël me një anijatë në majën Kozi Gramadi nga periudha e Antikitetit të Vonë – tregon doc. Hristov. – Akoma dy bazilika janë lokalizuar në afërsitë e fshatit Starosell. Dimë për ekzistencën e dy kishave të tjera në fshatrat e afërta Mëtenica dhe Krasovo. Domethënë prania e monumenteve të krishterimit të hershëm në këtë pjesë të shpatit jugor të malit Sredna Gora nuk është diçka e jashtëzakonshme. E çuditshmja në këtë rast ishte shfaqja e kësaj bazilike në afërsi të një kodër-varrimi trak me monument varrimi nga epoka e trakëve. Dhe orientimi i ndërtesës gjithashtu është pak i çuditshëm – nuk është lindje–perëndim, si zakonisht, por është verilindje–jugperëndim.”

Arkeologët filluan studimin e vendbanimit antik me sipërfaqe më se 15 mijë dynymë, i cili ndodhet në afërsi të drejtpërdrejtë të vendit, ku punon ekspedita e tyre. Është logjike që një vendbanim i tillë nga epoka e Antikitetit të Vonë të ketë histori mbrapa në periudhat e mëparshme. Kjo do të thotë se arkeologët presin të gjejnë një apo disa monumente kulti dhe kisha të mëhershme.

СнимкаÇfarë është gjendja e tempullit të gjetur?

“Në fakt kemi një bazilikë me tri anijatë me gjatësi 25 metra e 80 cm dhe gjerësi 13 metra. Sipërfaqja e përbashkët e saj plus një ambient suplementar është 350 metra katrore – shpjegon docenti Hristov. – Muret e ruajtura në disa vende arrijnë 80 centimetra. Gjurmët e kohës mbi të janë të shumta. Duke llogaritur dhe veprimet e thesarkërkuesve gjatë viteve të fundit shkatërrimet në të vërtetë janë serioze. Pavarësisht nga kjo themelet janë ruajtur kudo, në pjesën e altarit i kemi gurët kryesorë, ka elemente bashkuese për shtyllat e kishës. Narteksi gjithashtu është ruajtur mirë. Gjendja e mbeturinave lejon konservimin e tyre dhe bile mund të bëjmë restaurim në disa vende. Kështu do të mund ta hapim objektin për vizituesit e shumtë të Starosellit.”

Është parashikuar ardhja e një komisioni nga Inspektorati i Ministrisë së Kulturës dhe kolegët e docentit Hristov do të njihen me rezultatet e studimeve. Ata do të propozojnë masa për ruajtjen e mëtejshme të tempullit antik. Kuptohet se më parë duhet të konservohet, mendon arkeologu. Në fakt ekspedita është financuar nga një kantinë vendase. Dëshira e sponsorëve është që të ndihmojnë ndërtimin e një çatie mbrojtëse dhe ta rrethojnë me gardh monumentin, për ta ruajtur atë për brezat e ardhshëm.

“Filozofia e veprimeve tona është se kudo në shtet, ku studiohen objekte historike, ato duhet të konservohen menjëherë, të merren masa për mbrojtjen e tyre dhe rezultatet të botohen. Kështu njerëzit do të dinë hollësi për historinë e monumenteve interesante historike” – shtoi arkeologu.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zbulimet e fundit arkeologjike në Kështjellën Urviç ringjallin legjendat për mbretin Jasen

Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..

botuar më 24-11-24 10.35.PD

Familja e krishterë forcon marrëdhënien me Zotin

Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..

botuar më 24-11-21 7.35.PD

Misioni sekret i zepelinit L 59 apo si Jamboll hyri në histori me një rekord botëror

Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..

botuar më 24-11-11 7.05.PD