Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tanja Kostova – “Kënga duhet të prekë shpirtin e njeriut”

Foto: arkiv personal

Një zë i butë dhe i pasur dhe shumë emocion në interpretimet – kjo është këngëtarja Tanja Kostova, soliste shumëvjeçare e Ansamblit Folklorik “Pirin” të qytetit Bllagoevgrad. Ajo është edhe njëra prej nismëtarëve të krijimit të këngëve prej autori mbi bazë folklorike, dhe më saktë në stilin e krahinës folklorike të malit Pirin. Lindi në familjen e fyelltarit Nikolla Kostov – koncert mjeshtri i Orkestrës së Ansamblit “Pirin”. Që nga fëmijëria u pasionua pas muzikës popullore. Asaj i bënin përshtypje të madhe bisedimet midis të atit dhe kompozitorëve të mëdhenj si Stefan Kënev dhe Krasimir Kjurkçijski, të cilët shpesh ishin mysafirë në shtëpinë amtare. Që kur ishte në klasën e parë filloi të këndojë në Korin e Pionierëve të qytetit Bllagoevgrad. Pas klasës së 7-të vazhdoi arsimin në Shkollën e Mesme Muzikore në fshatin Shiroka Llëka, specialitetin “tambura”. Për artin vokal e zbuloi dirigjenti i Korit të Ansamblit “Pirin” Stojan Stojanov. Atëherë Tanja Kostova ishte 18 vjeçare. Kështu pas mbarimit të shkollës së mesme nisi punë në Korin e këtij ansambli. I është mirënjohëse të atit, se para saj e zbuloi magjinë e folklorit dhe skenës së madhe, dhe diçka tjetër interesante:

“Vite me radhë dilnim bashkë në skena të ndryshe. Është shumë e vështirë që të punosh me ndonjëri prej prindërve, për më tepër, kur ai është një muzikant prestigjioz. Ai më mësoi që të jam e përpiktë dhe precize, të punoj mbi të metat dhe t’i përballoj. Kjo më ndihmoi shumë në formimin e stilit tim personal. Për mua Ansambli “Pirin” është si një familje dhe në punën time unë dha më të mirën prej meje. Mendoj, se vitet më të mira ishin, kur udhëheqës ishte profesori Kirill Stefanov. Atëherë Ansambli ishte në lulëzimin e tij. Me ndihmën e tij dhe të kolegun Petjo Krëstev realizova albumin “Në trapezë”.”

Tanja Kostova është njëra prej themeluesve të Festivalit “Pirin Fest” për këngë prej autori mbi bazë folklorike. Lidhur me këtë ajo kujton:

“Në vitin 1992, kur themelohej Festivali “Pirin Fest” ideja ishte, që çdo vit të prezantohen incizimet e Orkestrës pranë Qendrës Radio-Televizive në qytetin Bllagoevgrad. Solistë ishim bashkë me këngëtarët Georgi Gocev, Ivan Gocev dhe Jordanka Varxhijska. Fillimi ishte i mirë, sepse edhe kompozitorët, që krijuan këngë ishin ndër më të njohurit. Ata e dinin shumë mirë veçoritë e folklorit të krahinës së Pirinit.”

Në historinë e Festivalit Tanja Kostova u regjistrua si një interpretuese e dashur dhe e respektuar. Kënga e saj “Alltana” edhe më sot radhitet ndër më të mirat në këtë gjini dhe është emblema e krijimtarisë së saj.

Vitet e fundit Tanja Kostova jeton me familjen në Qipro, por jeta e saj prapë është lidhur me muzikën.

“Në Qipro kam shumë miq muzikantë profesional, me të cilët çdo festë paraqesim folklorin bullgar. Përsa i përket këngës prej autori, ajo duhet të prekë shpirtin e njeriut, që të mbahet mend dhe të këndohet.”

Kënga e krahinës së Pirinit është pjesë e çdo feste bullgare. Mirëpo, është interesante të dëgjojmë çfarë është ajo për vet interpretuesin. Lihdur m këtë këngëtarja Tanja Kostova shpjegon:

“Kënga e krahinës së Pirinit është me ornamentikë jashtëzakonisht të pastër. Ajo është specifike. Ajo kërkon që në vet interpretim, në vet zërin e këngëtarit të ndjehet, se e interpreton nga tërë shpirti dhe nga gjithë zemra. Prandaj e këshilloi të rinjtë, që më parë të kërkojnë melodinë, këngën në shpirt, dhe pas kësaj të rikrijojnë me ndihmën e zërit. Vetëm atëherë muzika do të arrijë te dëgjuesit.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kori i Radios për Fëmijë me dirigjente Venecia Karamanova

"Nata e Shenjtë" - Kori i Fëmijëve i BNR-së na ngroh zemrat para Krishtlindjeve

Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) hap Festivalin Muzikor kushtuar Vitit të Ri në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Në koncertin "Nata e Shenjtë", këngëtarët e rinj do të prezantojnë këngë të dashura nga e gjithë bota për të na ngrohur..

botuar më 24-12-17 6.35.PD

Formacioni "Svetogllas" feston 15 vjet në skenë

Me interpretimin e këngëve të përzgjedhura nga repertori i tyre, formacioni i dhomës për meshkuj "Svetogllas" do të festojë 15 vjetorin në skenë. Katër këngëtarët: Daniell Spasov, Stanimir Ivanov, Nikollaj Bojanov dhe Milen Ivanov këndojnë acapella (pa..

botuar më 24-12-16 6.05.PD

"Lala e Krishtlindjeve"

Në periudhën më magjike të vitit, ne u drejtohemi personazheve dhe subjekteve të përrallave me muzikalin e parë bullgar të Krishtlindjeve "Lala e Krishtlindjeve". Muzikali është i përshtatshëm për të gjithë familjen, duke ofruar një udhëtim të..

botuar më 24-12-13 8.30.PD