Një zë i butë dhe i pasur dhe shumë emocion në interpretimet – kjo është këngëtarja Tanja Kostova, soliste shumëvjeçare e Ansamblit Folklorik “Pirin” të qytetit Bllagoevgrad. Ajo është edhe njëra prej nismëtarëve të krijimit të këngëve prej autori mbi bazë folklorike, dhe më saktë në stilin e krahinës folklorike të malit Pirin. Lindi në familjen e fyelltarit Nikolla Kostov – koncert mjeshtri i Orkestrës së Ansamblit “Pirin”. Që nga fëmijëria u pasionua pas muzikës popullore. Asaj i bënin përshtypje të madhe bisedimet midis të atit dhe kompozitorëve të mëdhenj si Stefan Kënev dhe Krasimir Kjurkçijski, të cilët shpesh ishin mysafirë në shtëpinë amtare. Që kur ishte në klasën e parë filloi të këndojë në Korin e Pionierëve të qytetit Bllagoevgrad. Pas klasës së 7-të vazhdoi arsimin në Shkollën e Mesme Muzikore në fshatin Shiroka Llëka, specialitetin “tambura”. Për artin vokal e zbuloi dirigjenti i Korit të Ansamblit “Pirin” Stojan Stojanov. Atëherë Tanja Kostova ishte 18 vjeçare. Kështu pas mbarimit të shkollës së mesme nisi punë në Korin e këtij ansambli. I është mirënjohëse të atit, se para saj e zbuloi magjinë e folklorit dhe skenës së madhe, dhe diçka tjetër interesante:
Tanja Kostova është njëra prej themeluesve të Festivalit “Pirin Fest” për këngë prej autori mbi bazë folklorike. Lidhur me këtë ajo kujton:
“Në vitin 1992, kur themelohej Festivali “Pirin Fest” ideja ishte, që çdo vit të prezantohen incizimet e Orkestrës pranë Qendrës Radio-Televizive në qytetin Bllagoevgrad. Solistë ishim bashkë me këngëtarët Georgi Gocev, Ivan Gocev dhe Jordanka Varxhijska. Fillimi ishte i mirë, sepse edhe kompozitorët, që krijuan këngë ishin ndër më të njohurit. Ata e dinin shumë mirë veçoritë e folklorit të krahinës së Pirinit.”
Në historinë e Festivalit Tanja Kostova u regjistrua si një interpretuese e dashur dhe e respektuar. Kënga e saj “Alltana” edhe më sot radhitet ndër më të mirat në këtë gjini dhe është emblema e krijimtarisë së saj.
Vitet e fundit Tanja Kostova jeton me familjen në Qipro, por jeta e saj prapë është lidhur me muzikën.
“Në Qipro kam shumë miq muzikantë profesional, me të cilët çdo festë paraqesim folklorin bullgar. Përsa i përket këngës prej autori, ajo duhet të prekë shpirtin e njeriut, që të mbahet mend dhe të këndohet.”
Kënga e krahinës së Pirinit është pjesë e çdo feste bullgare. Mirëpo, është interesante të dëgjojmë çfarë është ajo për vet interpretuesin. Lihdur m këtë këngëtarja Tanja Kostova shpjegon:
“Kënga e krahinës së Pirinit është me ornamentikë jashtëzakonisht të pastër. Ajo është specifike. Ajo kërkon që në vet interpretim, në vet zërin e këngëtarit të ndjehet, se e interpreton nga tërë shpirti dhe nga gjithë zemra. Prandaj e këshilloi të rinjtë, që më parë të kërkojnë melodinë, këngën në shpirt, dhe pas kësaj të rikrijojnë me ndihmën e zërit. Vetëm atëherë muzika do të arrijë te dëgjuesit.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..
Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev,..