Në qoftë se kërkoni informacion për “Art kvartal” (”Art lagje”) në internet, do të gjeni qindra shembuj të tillë nga mbarë bota. Lagje të tilla ka në Los Anxhelos, Oklahomë, Portland, Londër, Krakov, Barcelonë... Atje artistët kanë një hapësirë të tyre, ku krijojnë dhe prezantojnë artin e tyre, kurse qytetarët dhe turistët mund të shëtitin në një atmosferë të paharrueshme artistike dhe të takohen me njerëz më të ndryshëm të talentuar.
Shembujt për ndikimin e lagjeve të tilla mbi zhvillimin e qyteteve janë shumë. Gjatë disa viteve të fundit po rritet gjithnjë e më shumë numri i ideve për formimin e një zone të ngjashme kulturore funksionuese në Sofje. Një prej tyre është edicioni pilot i KvArtal Festivalit nga 16 deri në 18 shtator në rajonin e lagjes së vjetër të hebrenjve në Sofje. Ajo është dislokuar në perimetrin midis bulevardeve “Dondukov”, “Vasil Levski”, “Slivnica” dhe “Maria Lluiza”. Çfarë është ajo gjë, që e dallon festivalin nga ato të tjera qytetare, për këtë biseduam me një prej organizatorëve të tij Martina Stefanova:
“Ideja është që nëpërmjet tij të paraqesim projektin më të madh, mbi të cilin jemi duke punuar dhe pikërisht – iniciativën “KvARTal”, që ka qëllim formimin e një lagjeje të tillë në Sofje. Vetë festivali do t’u prezantojë njerëzve të lagjes dhe vizituesve të saj potencialin e lagjes, hapësirat e vogla, rrugicat, shtëpitë, monumentet arkitekturore dhe historike, do të zbulojë ato anë të lagjes, të cilat janë harruar, ose humbur. Do ta vëmë theksin mbi vendet e veçanta në rajon – lokalet, kinematë, atelietë, duke i lidhur ne një ansambël të përbashkët. Kështu do t’i ndihmojmë njerëzit, për ta ndier vendin, ku jetojnë.”
Ja edhe shkaku për ta zgjedhur këtë lagje për skenë të festivalit.
“Pas studimit të mjedisit urban konstatuam se nuk ka vend më të përshtatshëm për një lagje të tillë artistike dhe kulturore në Sofje. Gjithçka është grumbulluar në një vend dhe disponojmë një mjedis pothuaj të gatshëm. Qëllimi ynë tjetër është t’i kushtojmë vëmendje publike këtij rezervati arkitekturor dhe shtëpive të vjetra, të cilat ende janë këtu, sepse ato po zhduken njëra pas tjetrës. Këto janë godina, të cilat kanë nevojë për mbrojtje, sepse krijojnë atmosferën e kësaj qendre të vjetër.”
Në kuadrin e tri ditëve KvARTal fest do të ofrojë një program të pasur muzikor, shfaqje, ligjërata, art-punishte dhe qendra sportive.
Një xhiro e posaçme do të tregojë godinat me arkitekturë interesante, si dhe disa pasuri të patundshme, të cilat mund të merren me qira për realizimin e projekteve të ndryshme të biznesit dhe të atyre artistike. Janë parashikuar gjithashtu edhe xhiro speciale gurme dhe bar me shumë befasime. Çfarë tjetër duhet të shihet?
“Do të ketë disa ekspozita dhe xhiro, të cilat do të rrëfejnë për të kaluarën. Kemi në plan të organizojmë një shëtitje historike dhe arkeologjike. Në fakt kjo është lagja e vjetër e hebrenjve, e cila para disa vitesh mirëmbahej shumë mirë. Pas kësaj shumë prej njerëzve u nisën për në Izrael. Kështu lagja dhe shumë prej shtëpive në fakt u braktisën. Pikërisht për këtë shkak në kuadrin e festivalit do të hapet sinagoga dhe muzeu pranë saj. Atje çdonjëri do të mund të vijë dhe të dëgjojë më shumë detaje për historinë.”
Sipas Martinës, domosdoshmëria për një lagje artistike është më se e dukshme, sepse ka shumë energji dhe dëshirë për krijimin e saj. Ka nevojë për një lagje të tillë edhe në kontekstin e zhvillimit kulturor dhe ekonomiko-social të qytetit.
Nëse KvARTal Fest do të jetë një stimul serioz për zhvillimin e hapësirës së pavarur artistike në Sofje – këtë do ta kuptojmë së shpejti. Shpresojmë, sepse këto praktika artistike, të cilat i transformojnë hapësirat e harruara të qytetit, janë shansi për ruajtjen dhe rimëkëmbjen e kulturës në kryeqytetin bullgar.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: Rajna Teneva
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..
Çdo festë ka aromën, teshat dhe meloditë e saj. Kështu është edhe me Krishtlindjet. Dihet pak për këngët e Koledarëve (Grupet e djemve të Krishtlindjeve)..