Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Trioja Zhivko Petrov dhe Georgi Kornazov për herë të parë së bashku në skenën bullgare

Foto: arkiv personal

Një prej aktiviteteve të muzikës xhaz këtë javë është takimi i disa emrave të shquar në muzikën bullgare. Këta janë pianisti Zhivko Petrov dhe trioja e tij JP3, ku bëjnë pjesë Veselin Veselinov Eko – kontrabas dhe Dimitër Semov – bateri, bashkë me kompozitorin dhe trombonistin Georgi Kornazov. Ata kanë dy shfaqje – në Plovdiv më 15 shtator dhe në Sofje më 17 shtator në Studio 5 të Pallatit Kombëtar të Kulturës.

Vitin e kaluar doli në treg albumi solo me muzikë klasike i Zhivko Petrovit “After 4”, pothuaj njëkohësisht me atë të trios “Between the World”. Atje jep kontributin e vet si autor edhe Veselin Veselinov – Eko.

Georgi Kornazov është një muzikant kozmopolit. Ai banon në Paris, por gjithnjë e më shpesh kthehet në Bullgari, që të interpretojë muzikë me disa prej xhazmenëve më të mëdhenj bullgarë si Antoni Donçev, Rosen Zahariev, Atanas Popov dhe Georgi Donçev, kurse tani edhe me JP3. Georgi Kornazov është trombonist me karrierë të madhe në skenën botërore, ai është lider i formacioneve të ndryshme. E krijon muzikën e tij me shumë dashuri dhe devotshmëri, kurse Parisi i hap horizontet, diçka për të cilën ëndërron çdo një krijues. Ka disa albume autori si “Fuqia” dhe “Vetëdija” 2015 etj. Ai ekzekuton muzikë me disa prej muzikantëve më të shquar bullgarë të xhazit: Millço Leviev, Antoni Donçev, Stojan Jankullov, Teodosi Spasov, Hristo Jocov. Ja se çfarë shënon për muzikantin bullgar shtypi i huaj: “Georgi Kornazov është një univers midis Bullgarisë dhe xhazit perëndimor, është një gërshetim unikal i melodive të bukura të paraqitura nga pikëpamja e kohës moderne (Yves Dorisson, CULTUREJAZZ).

Ja se çfarë thotë Petrov për projektin e ri të përbashkët të trios me Georgi Kornazov: “Ideja për këtë projekt është i Georgi Konrazovit. Ai më propozoi të krijojmë diçka të re me trion. Që prej kohe flasim në këtë drejtim. Ai kompozoi pesë pjesë, të cilat do t’i paraqitim në disa koncertet në “Studio 5” në Sofje dhe në “BEBOP Café” në Plovdiv. Do të paraqitim vetëm muzikë autori me kompozime të trios dhe kompozime të Georgi Kornazovit, të kompozuara posaçërisht dhe të adaptuara për trio dhe trombon. Muzika është shumë e bukur. Zhoro ka kompozuar melodi shumë të bukura. Kjo është më tepër muzikë dhome. Sigurisht që ka edhe drejtim francez, si dhe pop, fënk dhe xhaz, por ka dhe shumë suing. Muzika e kompozuar nga Kornazovi është më tepër në drejtim JP3. Do të jetë interesante edhe për ne. Kërkoj frymëzim në gjithçka, që më rrethon, ulem para pianos, që të kompozoj. Punë dhe përsëri punë. Në koncerte do të paraqitim një pjesë, që quhet “Berlini 1944”. Kështu thuhet edhe albumi i ri i trios, i katërti me radhë. Aktualisht jemi duke e incizuar. Jemi frymëzuar nga ngjarjet, të cilat ndodhën kohët e fundit. Ju presim në premierën e muzikës sonë të re.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"A do të puth" – kënga më e re e interpretueses Dani Ilieva

Një vajzë e re e njohur nga sezoni i fundit i "Zërit të Bullgarisë" - Dani Ilieva - prezantoi këngën e saj të re me titull "A do të puth". Në vitin 2022, vetëm 16 vjeçe, Dani u bë interpretuesja më e re që fitoi "Burgas dhe Deti". Ky nuk ishte çmimi..

botuar më 24-06-17 8.10.PD

“Liruar” – humor veror me Innerglow

Me këngën e tyre “Liruar” Trioja Innerglow ishte ndër finalistët në edicionin e 55-të të sivjetshëm të Konkursit “Pranvera” të BNR-së. Ideja për të lindi më herët dhe duke kuptuar se tingëllon e këndshme, Todor Kovaçev, Petër Zhelev dhe Matej..

botuar më 24-06-14 8.15.PD

"Përmes 100 tokave" - Vjara Panteleeva na çon në një udhëtim drejt vetvetes

Vjara Pantaleeva mirëpriti pranverën dhe po hyn në verë me një këngë të re. "Përmes 100 tokave" është një rrëfim përrallor për rrugëtimin personal që secili prej nesh nis herët a vonë. Misticizmi në aspektin muzikor nënkuptohet me një motiv të lehtë..

botuar më 24-06-13 11.35.PD