Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një surprizë për publikun bullgar – koncerti i parë i përbashkët i violinistit austriak Rainer Honeck dhe pianistes Pllamena Mangova

Pllamena Mangova dhe Rainer Honeck
Foto: Facebook / Plamena Mangova

Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin Britten, kushtuar mësuesit të tij të kompozicionit Frank Bridge, interpretuar nga Ansambli i Dhomës “Solistët e Sofjes” me dirigjent Konstantin Dobrojkov. Në pjesën e dytë do të dëgjojmë një Koncert për violinë, piano dhe orkestër harqesh të kompozuar nga Felix Mendelssohn Bartholdy – gjithashtu një vepër e hershme e kompozitorit dhe dirigjentit atëherë 14-vjeçar. Kështu, skena jonë më prestigjioze e koncerteve do të bashkojë për herë të parë në një shfaqje të përbashkët violinistin Rainer Honeck - koncertmaster i Filarmonisë së Vjenës dhe Pllamena Mangova - një nga pianistet më të shquara bullgare të viteve të fundit. Për Radio Bullgarinë, Pllamena ndan me kënaqësi emocionin e saj të madh për takimin e ardhshëm me publikun dhe partnerët e saj skenik në këtë koncert:
Pllamena Mangova
“E njoh koncertmasterin legjendar të Filarmonisë së Vjenës, violinistin magjik austriak Rainer Honeck prej disa vitesh. Jemi takuar më shumë se një herë si pjesëmarrës në festivale të ndryshme ndërkombëtare, por deri tani nuk kemi mundur të bëjmë një projekt të përbashkët. Prandaj, më vjen jashtëzakonisht mirë që Maestro Dobrojkov dhe "Solistët e Sofjes" e pranuan idenë me entuziazëm. Koncerti i Mendelssohn mund të mos performohet aq shpesh, por është vërtet i jashtëzakonshëm. Publiku do të ketë mundësinë të shijojë edhe “surprizat e vogla austriake” që kemi planifikuar. Vetë Rainer Honeck synon të interpretojë disa vepra të Fritz Kreisler dhe Erich Wolfgang Korngold - domethënë, ne do ta dëgjojmë këtë muzikë "nga burimi", siç thonë ata. I jemi mirënjohës Filarmonisë së Sofjes, Ambasadës së Austrisë në Bullgari dhe Institutit Bashkiak të Kulturës “Krasno Sello” për mbështetjen e madhe për realizimin e këtij koncerti”.

Gjithçka që lidhet me Rainer Honeck është jashtëzakonisht interesante – shton Pllamena Mangova. Dhe kujton se më shumë se 40 vjet më parë, në moshën rreth 20-vjeçare, violinisti austriak u zgjodh koncertmaster i Filarmonisë së Vjenës - një orkestër prestigjioze që ka mbajtur gjithmonë një nivel fenomenal. Në një moshë shumë të butë, tashmë si koncertmaster, zoti Honeck punoi me Herbert von Karajan, Karl Böhm, Leonard Bernstein. I kujton shumë mirë Claudio Abbado, Riccardo Muti, Barenboim, të cilët në atë kohë ishin të rinj... Sigurisht, ai ka luajtur edhe si solist me këta dirigjentë të dalluar, siç është praktikë në të gjitha orkestrat e mëdha.
Rainer Honeck
"Rainer Honeck është krijuesi i një ansambli unik të quajtur "Vjena-Berlini", i cili bashkon muzikantë kryesorë nga Filarmonia e Berlinit dhe Vjenës, dy orkestrat më prestigjioze në botë. Kjo orkestër e mrekullueshme bën turne në botë nën drejtimin e Rainer Honeck, e gjithë kjo flet vetvetiu se do të takojmë një muzikant të nivelit të lartë.”
Vetë Pllamena Mangova ka pasur shumë angazhime prestigjioze në skenat evropiane këtë sezon dhe ndan emocionin e madh me të cilin shfaqet gjithmonë para publikut bullgar:
“Me Rainer Honeck po përgatisim një program special të kompozitorëve austriakë për edicionin e radhës të “Festivalit Muzikor Evropian” në Varna. Kështu që do të kemi akoma takime me publikun bullgar dhe për mua është gjithmonë pafundësisht emocionuese të kthehem në vendlindjen time”.
Lexoni më shumë nga arkivi ynë:
Foto: Facebook / Plamena Mangova, sofiasoloists.com, salzburgerfestspiele.at 
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Të pëlqej”... një dhuratë feste nga Bellosllava

Duke i qëndruar besnike stilit të saj të butë dhe elegant, këngëtarja Bellosllava arrin gjithmonë të na befasojë. “Të pëlqej” titullohet kënga e saj më e re, këtë herë me reperin Bobo. Teksti është i saj, ndërsa muzika dhe aranzhimi janë të pianistit Zhivko..

botuar më 24-12-20 9.00.PD
Desi Dobreva

"Të dy"

Pasi vite më parë këngëtarja Desi Dobreva prezantoi versionin e saj të këngës së njohur të Maria Nejkovës , tani ajo na ofron një interpretim edhe më të ri dhe më modern të këngës “Të dy” - një remix i krijuar nga Fabrizio Parisi. Në të, DJ i famshëm..

botuar më 24-12-18 9.10.PD
Kori i Radios për Fëmijë me dirigjente Venecia Karamanova

"Nata e Shenjtë" - Kori i Fëmijëve i BNR-së na ngroh zemrat para Krishtlindjeve

Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) hap Festivalin Muzikor kushtuar Vitit të Ri në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Në koncertin "Nata e Shenjtë", këngëtarët e rinj do të prezantojnë këngë të dashura nga e gjithë bota për të na ngrohur..

botuar më 24-12-17 6.35.PD