Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali ndërkombëtar për muzikë pop dhe rock – Sofja 2016

БНР Новини
Foto: sofiasong.bg

Festivali për muzikë pop dhe rock – Sofja është pjesë e kalendarit të ngjarjeve kulturore të Bashkisë së Kryeqytetit. Sivjet ngjarja është në përkrahje të fushatës bamirëse kombëtare “Le të jemi më të mirë”. Forumi zhvillohet për herë të gjashtë me radhë dhe është një nga ngjarjet e qytetit me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar. Ai mbledh në një skenë persona të njohur të muzikës pop dhe rock nga vendi dhe nga jashtë dhe talente të reja. Qëllimi i festivalit është popullarizimi i këngëve të reja, të krijuara posaçërisht për konkursin e tij.

Ngjarja ka edhe një theks social – në të mund të marrin pjesë njerëz me aftësi të kufizuara, dhe ajo tërheq një publik të angazhuar me kauza sociale. Kryetar dhe organizator kryesor i festivalit është muzikanti i njohur nga grupi “Sprint” Pejo Peev. Ai në tha paraprakisht se artisti i madh bullgar Mihaill Bellçev, i cili sivjet kremton përvjetorin e tij të 70-të, do të marrë një njohje dhe çmim për veprimtarinë e tij të përbashkët. Na informoi gjithashtu se në kuadrin e festivalit grupi “Sprint” do të ketë një koncert bashkë me këngëtaren Milena me rast të përvjetorit të 35-të të bandës.

“Festivali organizohet për herë të gjashtë dhe ka disa seksione. Njëri prej tyre është për këngë të re bullgare – tregon Pejo Peev. – Ka gjithashtu një konkurs për interpretues të rinj – deri në moshën 24-vjeç. Komisioni i festivalit zgjodhi 12 këngë dhe ato do të prezantohen të shoqëruar prej një orkestre. Interesantja është se me këngët e tyre marrin pjesë interpretues të shquar si Orlin Goranov, Margarita Hranova dhe grupi “Atlas”. Përveç tyre ka shumë bana të reja si “RockSession” dhe këngëtarë të rinj dhe të panjohur. Në festival marrin pjesë dhe producentë të pavarur. Në komisionin e zgjedhjes marrin pjesë dy emra të njohur: shkrimtarët e teksteve për këngë – Mihaill Bellçev dhe Ivan Tenev. Kemi dhe një juri të përbërë kryesisht nga gazetarë dhe ajo do të japë çmimet. Konkursi përkrah Fushatën Kombëtare në Mbështetje të Njerëzve në Komë të Zgjuar. Mbledhim para për këtë kauzë dhe në sajë të kolegëve muzikantë, me të cilët kemi bërë koncerte vetëm, sivjet mblodhëm 30 mijë euro. Përveç kësaj me këtë festival popullarizojmë këtë kauzë, sepse deri tani nuk ekzistonte shteg klinik për pacientët në komë të zgjuar. Tashmë në sajë të kësaj fushate Ministria e Shëndetësisë korrigjoi këtë padrejtësi. Kemi një konkurs me pjesëmarrje ndërkombëtare – Sofja Grand Prix me përfaqësues të 10 shteteve. Ata të gjithë kanë dekorata nga konkurse të tjera në Evropë.”

Prezantojmë disa nga këngët e konkursit:




Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Muzikantët e rrugës performojnë në skena të shumta në natyrë në kryeqytet

Edicioni i dytë i festivalit për muzikën e rrugës dhe kulturën autentike urbane Street Music Fest pret fansat e tij nga 27 deri më 29 shtator në sheshin "Sllavejkov" të kryeqytetit. Forumi gazmor plot ngjyra do të mbledhë muzikantët e rrugës së..

botuar më 24-09-27 5.50.PD

"Diçka më e mirë"

Muzikantët nga DEEP ZONE Project na ofrojnë përsëri një kombinim të tingullit të klubit me atë të folklorit bullgar në këngën e tyre "Diçka më e mirë", këtë herë së bashku me Bisera dhe Lidija. Kur Dian Savov, i njohur si DJ Dian Solo, i kërkoi dy..

botuar më 24-09-24 6.15.PD

Kënga më e re e Projektit “Artistë që këndojnë”

Projekti “Artistë që këndojnë” i producentit Igor Markovski tashmë ka këngën e tij të 41-të me titullin “E di prej kohësh”. Ajo është një duet lirik i këngëtares Maja Jordanova dhe kompozitorit Momçill Kolev, i cili krijoi muzikën. Aranzhimin e bëri..

botuar më 24-09-23 6.55.PD