Zëri i këngëtares Janka Rupkina është ndër shenjet më të dalluara të lavdisë folklorike të Bullgarisë. Tashmë 55 vite me radhë koncertet e saj në mbarë botën dhe tek ne përbëjnë një përjetim të paharrueshëm emocional për publikun. Nuk është e rastit, që muzikanti i njohur Xhorxh Harisën i dhuroi këngëtares së famshme një pllakë të tij të gramafonit me mbishkrimin: “Këngëtares më të madhe të Planetit”. Ndërsa Kejt Bush për albumin “Këpuca e kuqe” incizoi improvizimet vokale të trios me famë botërore “Bëllgarka” në përbërje: Janka Rupkina, Eva Georgieva, Stojanka Boneva.
Në vitin 1961, pas një konkursi të suksesshëm Janka Rupkina u bë pjesë e Korit të Ansamblit të Këngëve Popullore të Radios Kombëtare Bullgare, i cili më vonë u quajt “Misteri i Zërave Bullgarë”. Nën këtë emër është i njohur edhe vargu i albumeve të producentit zviceran Marsell Selie, suksesi i të cilit më i madh ishte çmimi prestigjioz amerikan “Grami” në vitin 1990. Një meritë të jashtëzakonshme për të kanë këngët korale me soliste Janka Rupkina. Për njërën prej tyre – këngën e famshme “Kalimanku, Denku, moj” autori i partiturës korale Krasimir Kjurkçijski për solon u shpreh ashtu: “Një zë i jashtëzakonshëm. I pastër si përrua. Një këngëtare e tillë nuk lindet çdo ditë.” Ndërsa akademiku Nikollaj Kaufman shtoi: “Edhe vetëm “Kalimanku, Denku, moj” të ishte kënduar, kjo mjaftonte...”
Në fund të viteve 70-të të shekullit të kaluar Janka Rupkina, bashkë me këngëtaret Eva Georgieva dhe Stojanka Boneva formuan Trion “Bëllgarka”. Fati i dha këngëtares së njohur mundësi më të mëdha për shfaqje dhe turne të përbashkëta të korit “Misteri i Zërave Bullgarë” dhe Trios “Bëllgarka” në gjithë rruzullin.
Dihen takimet e këngëtares Janka Rupkina me muzikantët e njohur Xhorxh Harisën, Kejt Bush dhe shumë të tjerë, për të cilët vet këngëtarja rrëfen:
“Kam edhe takime me kolegë të tjerë të mëdhenj, kompozitorë dhe këngëtarë si Linda Ronshtad nga Shën Francisko të SHBA-së. Për mua ishte një nder, se Dejvid Baui, kur martohej, në vend të Mendelsonit, lëshoi këngën time “Kalimanku, Denku, moj”. Kështu që nuk mund të mos jam e lumtur. Edhe me rastin e përvjetorit të 25-të të martesës, prapë e lëshoi këtë këngë. I dërgova një falënderim për këtë se e vlerësoi zërin tim. Kjo është një këngë e madhe, e cila më solli lavdi jo vetëm mua, por edhe kompozitorit Krasimir Kjurkçijski dhe Bullgarisë. Kam edhe kolegë të tjerë, si për shembull orkestra e muzikantit Simon Loenbah nga Danimarka. Me të bëmë incizime për një disk. Kam incizime edhe me francezin Denis Prikent, kur ishte 15 vjeçar. Ishim në një festival bashkë, në të cilin ishte edhe muzikanti i shquar Zhan-Mishell Zhar, me të cilin u njoha. Punova me një kor australian. Me korin e muzikantes Marta Forsajt nga Bostoni dhe me fyelltarin Stojan Veliçkov dhamë koncerte të mëdha. Mirëpo, për mua i paharrueshëm mbetet takimi me këngëtaren Kejt Bush dhe me muzikantin Xhorxh Harisën, i cili na pranoi në shtëpinë e tij që të mbajmë një koncert. Kishim ide të bëjmë edhe incizime, por për fat të keq ai u nda nga jeta tepër i ri. Rruga ime krijuese është e gjatë dhe jo e lehtë. Sukseset i detyrohen punës sime të lodhshme dhe këmbënguljes sime. Jam e kënaqur se edhe në këtë moshë kam forcë dhe vazhdoj të punoj. Tani formuam një grup me Motrat Axhovi, Kuartetin “Sllavej”, këngëtarët Daniell Spasov dhe Milen Ivanov. Organizator është këngëtari Vlladisllav Sllavov. Japim koncerte në Bullgari. Vet unë kam recitale me orkestra xhaz, ndërsa me grupin “Ëndërgraund trans globëll” kishim koncerte si në vendin tonë, ashtu edhe në Irlandë. Kemi në plan të realizojmë një turne në Kanada dhe në SHBA-në.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Në ditët e sotme, si në të kaluarën, që nga mëngjesi i hershëm i Natës së Buzmit, familjet po merren me përgatitjet për darkën më të rëndësishme të vitit. Darka në pritje të Krishtlindjeve është pa mish, por gjithashtu duhet të jetë e pasur dhe e..
Nata e Buzmit, e quajtur ndonjëherë edhe Vigjilja e Krishtlindjes, Krishtlindjet e Vogla, perceptohej si pjesë e një periudhe të errët, të tmerrshme, e ngarkuar me një potencial të fuqishëm për të ndikuar në të gjithë vitin e ardhshëm. Prandaj, nata..
Me 20 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Ignat Hyjmbajtësit. Sipas besimeve, dhimbjet e lindjes së Nënës së Zotit fillojnë nga kjo ditë. Edhe në këngët popullore thuhet:“Filluan dhimbjet e lindjes së nënës së Zotit”. Në kalendarin..
Nata e Buzmit, e quajtur ndonjëherë edhe Vigjilja e Krishtlindjes, Krishtlindjet e Vogla, perceptohej si pjesë e një periudhe të errët, të tmerrshme, e..
Në ditët e sotme, si në të kaluarën, që nga mëngjesi i hershëm i Natës së Buzmit, familjet po merren me përgatitjet për darkën më të rëndësishme të..