Ditë të numëruara para Festës së Kryeqytetit – 17 shtatorit, Muzeu për Historinë e Sofjes paraqiti veprat e pjesëmarrësve në konkursin “Stema e Sofjes”. Në të morën pjesë fëmijë në moshë nga 7 deri në 14 vjeç. Detyra e tyre ishte të rikrijojnë, ashtu siç ata e shikojnë, shenjen dalluese të kryeqytetit të Bullgarisë.
Stema e Sofjes u krijua në vitin 1900 nga piktori Harallampi Taçev. Ajo ishte e domosdoshme për prezantimin e vendit në Ekspozitën Botërore në Paris po këtë vit. Fillimisht stema përfshinte një kurorë në formën e kështjellës, të vendosur mbi një mburojë të ndarë në katër fusha. Në gjysmën e sipërme në të majtë është e rikrijuar Ulpija Serdika, në të djathtë – kisha Shën Sofija. Në gjysmën e poshtme shihen mali Vitosha dhe statuja e Apolonit, e cila simbolizon burimet me ujë kurues mineral në qytet. Katër fushat i bashkon një luan, i huazuar nga një varëse zbuluar në qytetin Tërnovo. Ai simbolizon vazhdimësinë midis dy qyteteve si kryeqytete të Bullgarisë. Në vitin 1911 me propozim të ndihmësit të kryetarit të bashkisë Radi Radev, pranë stemës u shtua edhe mbishkrimi “Rritet, por nuk plaket”.
116 vet më vonë Muzeu për Historinë e Sofjes vendosi që të zbulojë, si të vegjlit e shikojnë dhe e lexojnë stemën e kryeqytetit. Më shumë hollësi për konkursin, që u organizua, sjell Erina Krësteva, përfaqësuese e muzeut:
“Me ide të drejtoreshës Nadezhda Kirova-Jovçeva organizuam konkursin për fëmijë “Stema e Sofjes”. U paraqitën shumë vepra – piktura, instalime, makete, mozaikë të punuara me materiale jo tradicionale. Është i gëzueshëm fakti, se fëmijët me imagjinatë rikrijuan stemën e Sofjes përmes shikimit të tyre. Në fillim të javës festive u rregulluam një ekspozitë me të gjitha veprat. Zoti Stojan Deçev mbajti një leksion i kushtuar stemës së kryeqytetit dhe simbolikën e saj. Fituesit do të shpallen ditën festive, 17 shtatorin.”
Pasi nuk kishte kufizime në materialet e shfrytëzuara prej fëmijëve, deshëm të mësojmë nga zonja Krësteva, cila prej veprave ishte më origjinale dhe më interesante?
“Siç ju thash, ka një instalim. Ai është punuar prej farërave. Doemos më të shumta janë akuarelet. Është interesante të theksohet, se fëmijët paraqesin simbole alternative. Në vitin 1900 qyteti kishte emblemat, të cilat ne i shikojmë sot në stemë. Sot fëmijët na prezantojnë shenje të tjera dalluese të qytetit. Kështu veprat e tyre na ndihmojnë të shikojmë kryeqytetin tonë përmes prizmit të shikimit të tyre.”
Përsa i përket çmimeve, zonja Erina Krësteva thekson: “Çmimet janë interesante, dhe mendoj, se janë të përshtatshme për fëmijë të orientuar te krijimtaria. Për vendin e parë parashikojmë një plaket dhe një komplet me pajisjet e domosdoshme për pikturim. Për vendin e dytë dhe të tretë do të ketë fleta të nderit dhe furça dhe akuarele. Krahas kësaj me vendim të jurisë do të ketë edhe çmime speciale.”
Siç theksuam edhe më lartë fituesi do të shpallet më 17 shtator. Deri atëherë secili mund të shikojë veprat e fëmijëve të rregulluara në një nga sallat e Muzeut për Histori të Sofjes. Nëpunësit e muzeut kanë përgatitur një program special për Ditën e Kryeqytetit. Në të parashikohet të rikrijohen ngjarje historike, shëtitje mistike nëpër “Fshehtësitë e Sofjes” dhe shumë veprimtari të tjera tërheqëse dhe interesante si për fëmijët, ashtu edhe për të moshuarit.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Bozhidar Janev
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...
Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..