Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ndihma e jashtëzakonshme e BE-së për mbrojtjen e kufijve i përvijon përgjegjësitë e Bullgarisë

БНР Новини
Foto: BTA

Në Këshillin Evropian në Bratislavë u shpall se Bullgaria do të marrë 160 mln euro ndihmë të jashtëzakonshme për administrimin e kufijve dhe për përballimin e krizës së migracionit. Në fakt vendimi për ndihmën nuk është i Këshillit Evropian, sepse takimi në Bratislavë ishte joformal, por i Komisionit Evropian dhe nuk është e rastit se vendimi ishte shpallur pikërisht nga Junkeri. Financimi i jashtëzakonshëm për Bullgarinë i përgjigjet logjikës së një vendimi tjetër, i cili u mor disa ditë më herët. Sipas këtij vendimi buxheti i BE-së për rajonet më të varfra do të shkurtohet me rreth një të katërtën gjatë vitit tjetër, por në të njëjtën kohë pagimet për migrantët dhe sigurinë do të rriten me 25 për qind.

Nuk ka dyshim se ndihma e jashtëzakonshme e livruar për Bullgarinë ka një vlerë të lartë si gjest përkrahjeje në sfidat me të cilat ndeshet vendi ynë lidhur me presionin e migracionit. Ndërkaq, ndihma është një shenjë e qartë edhe për vlerësimin e lartë të përpjekjeve bullgare për përballimin e problemit. Mirëpo, ndihma e jashtëzakonshme e livruar në një moment kaq të vështirë, madje kritik për BE-në është para se gjithash ripohim i vendosmërisë që po rritet gjithnjë e më shumë për forcimin e kufijve të jashtëm të Bashkimit, siç janë kufijtë tokësorë të Bullgarisë me Turqinë, Maqedoninë dhe Serbinë dhe kufiri në Detin e Zi. Në përputhje me këtë vendosmëri së shpejti Bullgaria do të marrë përkrahje nga 200 oficerë të Fronteksit dhe automobila të rinj për mbrojtjen e saj kufitare.

Mirëpo, përveç se është në favor të Bullgarisë, ndihma e jashtëzakonshme e ngarkon vendin tonë edhe me pritje dhe përgjegjësi më të larta. Gjatë muajit mars të vitit tjetër BE-ja do të miratojë një hartë të re rrugore për zhvillimin e Bashkimit pas Brexit-it. Kjo hartë do të përfshijë edhe masa për migracionin, përmirësimin e sigurisë dhe luftimin e terrorizmit, bashkëpunimin në mbrojtje. Si shenjë mirënjohjeje e BE-së për solidaritetin aktiv pritet që Bullgaria jo vetëm të përmirësojë udhëheqjen e rrymave të refugjatëve, por edhe të rritë kapacitetin e shërbimeve, të cilat punojnë me refugjatët, si dhe të forcojë edhe më shumë vëzhgimin dhe kontrollin e kufijve. Pritet që Sofja të japë edhe ide të reja për pakësimin e migracionit ilegal, përfshi këtu dhe lidhjen e marrëveshjeve me shtete të tjera përveç Turqisë. Në Bratislavë për shembull Kryeministri Borisov tashmë bëri një deklaratë në këtë drejtim. Ai shënoi shprehimisht se mbetja e misionit ushtarak bullgar në Afganistan varet nga vendimi i Kabulit për të nënshkruar një marrëveshje për riadmision të migrantëve ilegalë afganë. Pas takimit Borisov nguli këmbë gjithashtu për t’u aplikuar ideja e vjetër, por ende e parealizuar për krijimin e zonave të reja të sigurisë afër konflikteve. Nga këto vende të dëbuarit nga veprimet ushtarake në rast ndryshimi të gjendjes politike mund të kthehen shpejt në vendlindjet e tyre.

Del se Bullgaria është në qendrën e ngjarjeve të rëndësishme rreth krizës së migracionit, megjithëse ende nuk është anëtare e Hapësirës Shengen për lëvizjen e lirë të njerëzve. Megjithëse tani për tani ajo mbetet jashtë kësaj hapësire për shkak të vlerësimeve se ajo nuk u përgjigjet kritereve për anëtarësim, është paradoks se pikërisht në Bullgari dhe jo në ndonjë vend tjetër të BE-së, më 6 tetor do t’i jepet starti i Policisë Kufitare Evropiane.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti bëri thirrje për përfundimin e shpejtë të terminalit të Aleksandropulis

Presidenti Rumen Radev zhvilloi një takim pune me kryeministrin grek Kiriakos Micotakis. Në Athinë ata diskutuan aktivizimin urgjent të punës për projektet strategjike dypalëshe. Në një konferencë për mediat Radev shpjegoi se një projekt i tillë..

botuar më 24-07-03 11.35.PD
Dimitër Gllavçev

Qeveria e përkohshme po përgatitet të dorëzojë pushtetin dhe raportoi aktivitetet e saj

Qeveria e përkohshme e përmbushi me sukses detyrën e saj kryesore – organizimin e zgjedhjeve të drejta dhe transparente për Asamblenë Kombëtare dhe Parlamentin Evropian. Të gjitha aktivitetet janë kryer në mënyrë transparente dhe me kohë, njoftoi..

botuar më 24-07-02 11.19.PD
Ali Ahmeti

Maqedonia e Veriut mund të bëhet shtet me dy popuj me shtetësi bullgare dhe shqiptare

Maqedonia e Veriut nuk ka politika të qëndrueshme ndaj fqinjëve të saj, tha Ali Ahmeti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim, transmeton BTA. Kryetari i partisë më të madhe shqiptare, Ali Ahmeti, theksoi, se..

botuar më 24-07-01 5.04.MD