Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dolni Pasarell – parajsa mjaft afër Sofjes

БНР Новини
Foto: pasarel.eu

Në përditshmen e tensionuar dhe të ndarë sipas orëve ngandonjëherë ndalemi për një çast për të ëndërruar për troje ekzotike ose për romantikën e fëmijërisë sonë. Dhe nuk е kuptojmë sa të realizueshme janë ëndrrat tona. Rruga drejt portave të parajsës është 40 minuta nga Sofja me autobusin jashtë qytetor. Aty në mes të maleve Pllana dhe Llozenska, në bregun e majtë të lumit Iskër, është i strukur fshati Dollni Pasarell me kavakun shekullor që ngrihet në sheshin qendror, me lëndinat e pafundme të mbuluara me qilimin e larmë të luleve dhe me aromën e luleshtrydheve të egra. Sipas statistikës zyrtare këtu banojnë 1300 veta, por në mënyrë reale ata janë përafërsisht 2000, thotë kryetarja e bashkisë së fshatit Dollni Pasarell – Natalija Aleksandrova.

Për historinë e fshatit piktoresk më shumë hollësi sjell mësuesi i letërsisë në pension Nikolla Janev. Që prej kohe ky njeri atdhedashës studion dhe kërkon historinë e këtij vendbanimi edhe ka disa libra të botuara për të. Për emrin e fshatit ai tregon:

“Emri Pasarell lidhet me perandorin Ballduin Fllandërski, i cili u mor peng nga mbreti Kallojan në betejën pranë Edrenesë në vitin 1205. Bashkë me të u morën pengje edhe shumë prej ushtarëve të tij. Pikërisht ata njerëz mbreti bullgar Kallojan e shpërndau në disa rajone të vendit. Ndër to ishte edhe baroni Arell, i cili u vendos në malin Llozenska. Sipas legjendës, emri i fshatit vjen nga rrënja e fjalës “pass” – “kaloj” dhe emri Arell, dhe formon togfjalësh “Gryka e Arellit”.”

СнимкаVendbanimi u ndërtua në një kodrinë në afërsi të fshatit të sotëm Dollni Pasarell:

“Vendbanimi i lashtë ndodhet nja 2 kilometra në perëndim të fshatit të sotëm. Rajoni quhet Cërkvishte. Këtu u gërmuan rrënojat e një kishe të vjetër, sipërfaqja e së cilës ishte 78 metra katrorë. Themelet e saj u ndërtuan nga gurë dhe gëlqere. Para kohe aty u ngrit një paraklis” – tregon Nikolla Janev dhe shpjegon, se kjo kishë e vogël u ndërtua me iniciativë të të dy të rinjve, me dhurata dhe me punën vullnetare të popullsisë vendëse.

Pamje nga maja PolovragNjë shteg, prej këtu deri te fshati, jo aq i afërte, Dollni Llozen, çon deri te maja e tretë për nga lartësia e malit Llozenska – Polovrag (1182 metra mbi nivelin e detit). Që këtu hapet një pamje e mrekullueshme jo vetëm drejt Sofjes, por edhe te kreshtat e malit Stara Pllanina, te malet e afërta Vitosha dhe Pllana, ndërsa në një largësi më të madhe në jug ngrihet me krenari mali Rilla, ndërsa aty afër sikur nën këmbët e njeriut shtrihen fshatrat Dollni Pasarell dhe Llozen. Disa metra poshtë majës ndodhet memoriali i kushtuar një kryengritësi të panjohur nga çeta e revolucionarit Georgi Benkovski.

Mirëpo, le të kthehemi në Dollni Pasarell ku Nikolla Janevi do të na tregojë kur fshati u transferua nga rajoni Cërkvishte në vend shtrirjen e sotme:

“Në fakt në vendin ku sot ndodhet fshati banorët ngritën një kishë të re. Kjo ishte në kohën e sundimit turk. Atëherë bullgarët nuk e kishin të drejtën të ndërtojnë kisha të larta dhe të mëdha, prandaj ajo është e ulët. Ngrihet vetëm nja një metër mbi tokën. U pikturua pas vitit 1878, pra pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi turk, nga mjeshtër i Shkollës së Pikturimit në Samokov. Afresket janë të zbehta, sepse nga lagështia po asgjësohen.”

СнимкаMësuesi shpjegon, se pranë fshatit kalonte një rrugë të vjetër, e cila shfrytëzohej nga trakë, romakë dhe turq. Nuk mungojnë edhe zbulime interesante arkeologjike. Njeriu mund të bëjë një shëtitje deri te rrënojat e Kalasë së Hebrenjve dhe Kalasë me emrin Revullsko.

“Në Kështjellën Revulja kishte një hyrje, e cila i ngjante portës “Kamilite” të murit të fortifikatës romake në qytetin Hisarja. Mirëpo, e gjithë kjo u shemb” – saktëson Nikolla Janevi. Ai shpjegon, se për Kalanë e Hebrenjve supozohet, se ajo ishte dhuratë e mbretit Ivan Aleksandër për bashkëshorten e tij Sara, e cila ishte hebre.

“Gjatë kohës së mbretit Boris III Kalaja e Hebrenjve ishte një vend i preferuar për pushim dhe shëtitje të banorëve të Sofjes, si dhe kështjella tjetër në rajon – Urviç. Aty ka pasur shëtitore dhe stola për pushim. Liqeni artificial Iskër, i cili sot kënaq nevojat për ujë të kryeqytetasve, nuk ekzistonte. Në vend të tij kishte burime me ujë të ngrohtë, plotë peshq” – shpjegon Nikolla Janevi.Ndërtimii këtij liqeni artificial u shndërrua në një tragjedi për banorët vendor. Dikur krahas fshatit Dollni Pasarell ekzistonte edhe një fshat tjetër me emrin Gorni Pasarell. Mirëpo, për fat të keq ky vendbanim mbeti nën ujin e liqenit Iskër, ndërsa popullsia e tij u shpërnda kudo në vend.

СнимкаDuke shëtitur nëpër rrugët e fshatit Dollni Pasarell arrijmë Pllakën Përkujtimore të pilotit kapiten Dimitër Spisarevsaki. Ajo kujton bombardimet amerikane mbi Sofjen gjatë Luftës së Dytë Botërore.Në betejën e ashpër ajrore me gjuajtësit amerikanë municionet e tij përfunduan. Pasi Dimitër Spisrevski kuptoi, se nuk do të mbetet gjallë, atëherë pa dyshuar për asnjë çast me gjuajtësin e tij qëlloi me goditje shkatërruese bombarduesin amerikan, i cili ishte në krye të eskadrilës. Kështu kapiteni Dimitër Spisarevski sakrifikoi jetën, që të shpëtojë kryeqytetin nga bombardimet. Aeroplani i kapitenit Dimitër Spisarevski ra në rajonin përreth fshatit nja 2 kilometra larg tij. Në fshat ka edhe një rrugë me emrin e këtij heroi kombëtar bullgar. Pikërisht kjo rrugë çon deri te vendi i rrëzimit të aeroplanit të tij. Në vendin e vdekjes së kapitenit Dimitër Spisarevski u ngrit një monument për nder të tij.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Miglena Ivanova dhe pasarel.eu



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shtëpia malore

Fillon fushata për përzgjedhjen e "Shtëpisë më të Mirë Malore të Vitit"

Nga 15 maj nis zyrtarisht fushata “Shtëpia më e Mirë Malore e Vitit”. Në këtë aktivitet do të shpallen shtëpizat dhe strehimoret e nominuara në programin e konkurrimit dhe ato të propozuara për mbështetje financiare dhe përmirësime të infrastrukturës...

botuar më 24-05-15 8.10.PD

Udhëto emocionalisht - turizmi si një përvojë autentike dhe vetmi me natyrën

Turizmi i tepërt i shkaktuar nga bumi i paprecedentë i udhëtimeve pas përfundimit të epidemisë bëri që njerëzit të kërkojnë një alternativë të nocioneve të pranuara gjerësisht të pushimeve. Sidomos ndër brezat e rinj, ka një ngopje të ekskursioneve..

botuar më 24-05-08 7.10.PD

Një mrekulli e ujit shërues mbledh mijëra njerëz në zonën malore të Dambalësë mbi Momçillgrad

Mijëra njerëz do të mblidhen sot në burim në zonën malore të Dambalësë mbi Momçillgrad . Të gjithë besojnë se gjatë kësaj nate uji që buron nga shkëmbinjtë bëhet shërues dhe shëron sëmundje të ndryshme. Mrekullia ndodh pikërisht me fillimin e 6..

botuar më 24-05-05 2.56.MD