Vallë, a na mbetet kohë të lexojmë në përditshmen e tensionuar? Vallë, a kemi dëshirë të lexojmë? Çfarë është libri për ne? Përgjigjet e këtyre pyetjeve janë të llojllojshme, në varësi të njeriut. Libri është një dritare drejt një bote të re, e cila pret të jetë hapur. Ai mund të bëhet urë midis epokave të ndryshme, t’u japë përgjigje shumë pyetjeve, të cilat na preokupojnë. Çdo libër mban në vet veten mesazhet e tij dhe përderisa e lexojmë na ndryshon, edhe të mos dëshirojmë. Jasen Nikollovi mendon, se leximi i jep mundësi secilit të zgjerojë botëkuptimin e tij, të shikojë jashtë asaj me të cilën është mësuar. Ky qëndrim i tij e motivoi të rregullojë një ekspozitë me pllakate në Radion Kombëtare Bullgare. “100 vjet pllakate” është pjesë e fushatës për popullarizimin e bibliotekave dhe të leximit publik. Në të janë të paraqitura pllakate të bibliotekave të vendeve të ndryshme.
Prej tyre mund të shihet si u bëhej apel njerëzve në shekullin XIX të lexojnë. Ka pllakate prej të cilëve duket si në kohën e luftës organizoheshin fushata për lexim, kështu që të ndihmohej vrulli i shoqërisë. Më shumë hollësi sjell zoti Jasen Nikollov:
“Mesazhi kryesor i kësaj ekspozite, është t’u sigurojë njerëzve, që leximi nuk është diçka e vjetruar. Edhe më sot ky është një proces aktual si për ne, ashtu edhe për fëmijët tanë. Atë që vizituesit do të shikojnë në ekspozitë janë mesazhe nga mbarë bota në përkrahje të leximit. Pllakatet tregojnë si në Amerikë, Rusi, Francë, Spanjë, Kinë u bëhet apel njerëzve të lexojnë. Ata vjen të sugjerojnë se librat janë pasuria e shpirtit, janë pasuri për secilin, pavarësisht nga kjo ku jeton.”
“Zbulo bota të mrekullueshme... Zgjohu dhe lexo!” për këtë na bënë apel një pllakat amerikan nga vitet 60-të të shekullit të kaluar. Vet pllakati vjen të përqendrojë vëmendjen e njerëzve mbi leximin dhe mbi dobinë prej leximi.
“Është interesante për ata, që merren me grafikë, dizajn dhe në përgjithësi me ndonjë art, të shikojnë si në industrinë e hershme të shtypjes së pllakateve, ka kufizime të ngjyrave, shkrimeve etj. Për shembull në kohën e luftës pllakatet janë tepër të thjeshta dhe lakonike. Vitet 70-të të shekullit të kaluar shënojnë një ndryshim në pikturimin e pllakateve. Tashmë mbi temat e tyre ndikojnë rrymat e ndryshme, karakteristike për artin, letërsinë dhe jetën në përgjithësi. Pas vitit 2000 shihet një rikthim te rikrijimi i filmave vizatimor, te pikturimi klasik. Dhe ato pllakate sikur janë të orientuar më tepër te auditori i të rinjve dhe të fëmijëve.”
Pllakatet tregojnë si libri përpiqet të edukojë dhe të formojë botëkuptimin e një shoqërie gjatë periudhave të ndryshme të jetës. Ekspozita është pjesë e fushatës “Lexo me guxim, lexo me zë”. Ajo nisi para katër vitesh. Atëherë Jasen Nikollov dhe ekipi i tij vendosën se duhet t’u kushtojnë një vëmendje më të madhe të moshuarve në azilet. Atëherë ata kushtuan një pjesë prej kohës të lexojnë në azilet, për t’u treguar të moshuarve se nuk janë të harruar, se me librin, jeta bëhet më e mirë. Para kohe kjo fushatë u orientua edhe te nxënësit. Ekipet e Fondacionit “Fëmijët e Bullgarisë” organizojnë lexime në shkollat, bibliotekat dhe parqet.
Ekspozita do të mbetet në Radion Kombëtare Bullgare deri më 19 tetor. Pas kësaj do të prezantohet në qytetet Burgas, Varna dhe Ruse. Organizatorët kanë në plan të paraqesin pllakatet në këndet më të largëta të vendit, sepse dëshira e tyre është, që njerëzit të zbulojnë sa me rëndësi është të lexojnë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..
Çdo festë ka aromën, teshat dhe meloditë e saj. Kështu është edhe me Krishtlindjet. Dihet pak për këngët e Koledarëve (Grupet e djemve të Krishtlindjeve)..